POLITIKE

Berisha: Të gjitha dosjet korruptive të qeverisë Rama që po dalin, janë denoncuar nga PD

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 12:11

Berisha: Të gjitha dosjet korruptive të qeverisë Rama që po

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në foltoren në Manzë se të gjitha aferat dhe dosjet korruptive të qeverisë Rama që po dalin në dritë janë denoncuar prej vitesh nga Partia Demokratike, duke theksuar se ato përfaqësojnë vetëm “majen e ajsbergut” të një korrupsioni të thellë dhe të strukturuar.

Berisha tha se opozita është e angazhuar në një betejë politike dhe morale për të shpëtuar Shqipërinë nga ajo që e cilëson si një regjim pa legjitimitet, duke akuzuar kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij për grabitje të pasurive publike, përdorim të pushtetit për përfitime personale dhe varfërim të qytetarëve.

BERISHA: Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo  e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga ky regjim. Ccfarë kemi bërë ne për të përgatitur këtë betejë që kemi para? Po, kemi bërë. Nuk na ka gjetur duarkryq. Përkundrazi, kemi punuar në mënyrën më të fuqishme. 

Së pari, Edi Rama me zgjedhjet e vjedhura nuk ka legjitimitet. Jo. Pushteti që nuk qëndron mbi votë të lirë nuk është legjitim. Dhe ne në vitin 2025, faktuam një lloj si në vitin 2001, se zgjedhjet u ishin farsë. Ishin farsë. 

Kështu që sot, çdo ditë, çdo natë, kemi të drejtën e ligjit, të drejtën e kushtetutës, të drejtën e Zotit të përballemi me ta, t'i përzëmë nga pushteti. Po. 
Së dyti, çfarë kemi bërë ne? Thamë në zgjedhjet në para këtyre zgjedhjeve, ne bëmë betejë për të patur opozitën, për të për të mbrojtur opozitën. 
Ne i denoncuam këta dhe çdo aferë dhe shumë e shumë të tjera që s'kanë dalë, janë dosje të dërguara nga Partia Demokratike, të denoncuara me dhjetëra e dhjetëra herë, aktet korruptive të Edi Ramës, ministrave, bashkëpunëtoreve të tij. 

Tani, ato po dalin. Çfarë janë këto që kanë dalë? Ju garantoj që këto janë maja e ajsbergut. Se kur, kur dëgjoni ju që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di si i merrte ajo apartamentet? Ia jep këtë rrugën këtij, do ndërtosh këtë segment, ke dhe këto leje ndërtimi, katet e sipërme, dy katet e sipërme të të gjithë këtyre ndërtesave janë të miat. 

Paratë i ke tek rruga. Paratë tuaja. Fëmijët tuaj rrinë në rrugë të dheut. Pensionistët, s'marrin dot ilaçet, numërojnë kafshatat. Rrogëulëtit, mjerim. Kurse ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, dy jahte. Dy jahte ajo. Imagjinoni ju. 

Por Rama sa ka, thoni ju? Ju jap fjalën e nderit, jo 10, po dhe 20-fishin e tyre. Vetë secili prej jush, mos shkojë kurrkund, të ndalet pak tek Porti i Durrësit, vetëm aty. Mos merremi me të tjera. Porti i Durrësit është tokë publike. Është pa diskutim ndërmarrja kombëtare numër një e vendit. Numër një e vendit. 

Me një ndikim shumë të fuqishëm, jo vetëm në Durrës, por dhe në kafshatën e çdo qytetari, sepse është në vendin më të duhur për transportin. 

Dhe nga, nga Fieri, gjer në Shkodër, bashkë me Shëngjinin, e bëjnë transportin e mallrave më pak të kushtueshëm. Çfarë ndodh? Porti ka mbi 1.300.000 m². Që është të paktën 1.000 euro metri katror e më shumë. Edi Rama vendos të ndërtojë parajsën e tij. Gjen një arab që quhet Al Alabbar. 

Arabi thotë, unë gjithsej do investoj 70 milionë euro. 70 milionë euro. Ky aty do ndërtojë 12.000 apartamente. Aty do ndërtojë gjashtë hotele. Aty do ndërtojë pishina ndërkombëtare dhe marinën më të madhe. E tëra pronë e tij dhe e Franc Çopjes. E tëra pronë e tij dhe e trafikantëve që sjellin miliardat e euro se i ndajnë me të. Prit, jo s'është vetëm kaq. Ah, jo. Do ndërtohet porti tjetër në Porto Romano. Ju do e paguani. Të gjithë. 

Me taksat tona do ndërtohet porti të paktën 1 miliard e 300 mijë euro minimumi. Dhe porti Porto Romanos, që ta dini ju, nuk ka as 1/5 e sipërfaqes së portit të Durrësit. Nuk ka as 1/5. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që mallrat për në Shqipëri do të shkojnë në Mal të Zi, do shkarkohen atje, do transportohen nga Mali i Zi, do vijnë në Shqipëri me një çmim shumë më të lartë. 

Pra, ndaj dhe ai e mbron Lubi Ballukun, sepse ajo i ka të gjitha, çfarë akti ka bërë, e ka bërë me Edi Ramën. 

Zv/kryeministri Ilir Meta jepte dorëheqjen pa e kërkuar prokurori. Pa kërkuar prokurori. 

Zv /kryeministrja Lubi Balluku as jep dorëheqjen, as nuk dorëzon imunitetin dhe as nuk shkarkohet nga kryeministri. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, o shqiptarë, ju kemi vjedhur, do t'ju vjedhim gjer në fund. 

Kjo do të thotë, të betohemi që kurrë s'do ju lëmë më të vidhni, po do u qërojmë. Do t'u, do t'u shkojë, do të shkoni atje ku e meritoni. Ndaj dhe vijmë këtu. Pse na besuan shqiptarët? Shqiptarët na besuan ne për këtë ditë. Shqiptarëve u duhen për këtë mision, për këtë ditë, për t'i çliruar nga kjo bandë që s'ka moral.

Si do i çlirojmë? Çështje guximit tonë dhe vendosmërisë tonë. Por një parti, një opozitë prej 600.000 vota në dhunë dhe në shtypje, është shumicë e padiskutueshme në vend dhe ka të gjitha potencialet dhe mundësitë për të bërë ligjin dhe kushtetutën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan