sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e policisë lidhur me protestën e nesërme, ku thuhej se do të përballet me ligjin kushdo që bllokon rrugët. Berisha gjatë fjalës së tij, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, ministrin Ervin Hoxha dhe kreun e policisë së Shtetit, Ilir Prodën për marrjen e masave ligjore ndaj protestuesve.
Kryedemokrati tha se beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim, ndërsa u shpreh se bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë në agjendën e mosbindjes civile.
"Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën. Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.
Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim. Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po. Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti.", tha Berisha.
Në njoftimin e masave thuhej se Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Ndërkohë në njoftim theksohej se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe sipas tyre kushdo që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell kryerja e kësaj vepre penale.
sali berisha
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
28 Tetor19:17
Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporën/ Bardhi letër Presidentit: Të ndërhyhet për të mos u cënuar barazia e palëve në zgjedhje!
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije se ditën e sotme i është drej...
r.ll
POLITIKE
28 Tetor19:14
Çështjet shëndetësore, Meta: Ish-bashkëshortja më dha garanci të pavërteta për pagesat! Lidhur me lobimet, kurrë s'kam autorizuar veprime të paligjshme
meta, kryemadhi
TIRANË- Ish-presidenti, Ilir Meta ka komentuar në reagimin e tij, edhe akuzat e SPAK për mosdeklarimet e shpenzimeve sh&eum...
E.D
POLITIKE
28 Tetor19:14
"E ka treguar që s’do të dijë për asgjë"/ Paloka: Rama po e përdor drejtësinë, si armën e fundit për të goditur opozitën
TIRAN- Krytetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka folur për protestën që do të mbahet ditën e nesërme dh...
r.ll
POLITIKE
28 Tetor18:32
Arrestimi me urdhër të SPAK, Ilir Meta: Sot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal që ishte planifikuar prej kohësh
foto e postuar nga meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar nga qelia e paraburgimit të "313" për herë...
n,f
POLITIKE
28 Tetor18:15
FOTO/ Meta reagoi për herë të parë nga burgu, Kryemadhi "kapet mat" teksa lexon postimin e tij në sallën e Kuvendit
Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është "kapur mat" teksa lexon një postim të presidentit të Pa...
n.f
POLITIKE
28 Tetor18:11
"Kushdo që bllokon rrugët do përballet me pasoja ligjore", Bardhi: Kush do na ndjekë penalisht, zëdhënësi i bandës së Elbasanit, Ilir Proda?
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pasditen e sotme ka mbajtur një deklaratë për mediat p...
n.f
POLITIKE
28 Tetor18:06
Ministri Hoxha takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunimi mes dy vendeve për reduktimin e emigracionit të paligjshëm, një model i suksesshëm
Takimi
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Ti...
E.D
POLITIKE
28 Tetor17:50
Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet në Kuvend kur Rama licenson krimin e organizuar në Portin e Durrësit
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se s’mund të ketë normalitete në Kuvend, ndërkohë q&...
e. d
POLITIKE
28 Tetor17:26
Kryemadhi jashtë Kuvendit: Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama
TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është shprehur se peshku më i madh në telefonin e saj është Edi Rama. Krye...
r.ll
POLITIKE
28 Tetor17:01
Bardhi: Do të vijohet me aksionin opozitar brenda seancës plenare, në Kuvend do të jenë vetëm deputetët e papërjashtuar
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes me deputetët e PD-s&e...