Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin për shkeljen e standardeve zgjedhore nga Partia Socialiste në Shqipëri duke mbështetur kritikat e një dite më parë nga zyra e OSBE-së për Zgjedhjet Demokratike, ODIHR. Zyrtarët bënë thirrje për dialog me bazë të gjerë dhe paralajmëruan se po e monitorojnë situatën nga afër.
“Votimet u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilën pjesëmarrësit nuk patën kushte të barabarta loje,” thuhet në deklaratë duke iu referuar gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Vrojtimit të Zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR.
“Për shkak të përdorimit të gjithëpërhapur të burimeve administrative dhe levës institucionale, mund të thuhet se shumica pati avantazhin e të qenit në fuqi. Aludime të shumta janë bërë mbi presionin mbi votuesit, në veçanti, për punonjësit e sektorit publik,” vijon më tej deklarata, në të cilën bëhet thirrje për hetime si zgjidhja e vetme e problemit.
“Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin e rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurohen për funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit,” vijon më tej deklarata.
Zëvendëspresidentja Kallas dhe komisionerja Kos bëjnë gjithashtu thirrje për dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës mes partive politike dhe të gjitha sektorëve të shoqërisë, përfshirë organizatat dhe bashkësitë vendore.
Qeveria shqiptare apo Partia Socialiste nuk kanë komentuar publikisht mbi shqetësimet e ngritura nga opozita, vëzhguesit vendës dhe vëzhguesit ndërkombëtarë mbi shkeljen e standardeve zgjedhore.
Të hënën, vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan se praktikat e socialistëve, të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore, frikësimi i votuesve përmes sistemit të patronazhistëve apo kontrolli mbi median “nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
Kritikat nga ndërkombëtarët për zgjedhjet e 11 majit janë më seriozet të shënuara në këtë drejtim që nga viti 2001, kur abuzimet masive të socialistëve në atë kohë i shtynë vëzhguesit të mos i njohin zgjedhjet si të rregullta. Një proces dialogu u imponua mbi qeverinë e kohës, proces që përfundoi me zgjedhjen e një presidenti konsensual në vitin 2003 dhe me reforma zgjedhore të cilat sollën tranzicionin relativisht paqësor të pushtetit në vitin 2005./Reporter.al
rama, starmer BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar homologun e tij, Edi Ramën për fitoren në ...
sanchez, rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që i bëri homologu i tij spanjoll, Pedro Sanxhez. Rama shprehet në po...
jorida tabaku TIRANË- Kandidatja e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku po ndjek procesin e num&...
sanchez, rama SPANJË-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka uruar homologun e tij Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqip...
celibashi TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me procesin e n...
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë deklaratës së tij për mediat ka folur në lidhje me deno...
TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në z...
TIRANË- Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Plenk...
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar një tjetër skandal n&...
TIRANË- Liderët evropianë do të mblidhen më 16 maji në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian. Ky sami...