POLITIKE

BIRN: Duopoli Rama-Berisha dominon median online gjatë fushatës zgjedhore

r.ll Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 15:53
BIRN: Duopoli Rama-Berisha dominon median online gjatë fushatës
foto ilustruese

TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit garojnë mbi dy mijë kandidatë për një karrige dhe karton në Kuvend, por megjithatë, vëmendja e medias dhe klikimet e publikut janë fokusuar në një duel të njohur gladitorësh – një ritual i vjetër dhe i përsëritur midis dy protagonistëve që prej dekadash përcaktojnë konturet e jetës politike shqiptare.

Të dhënat e përmbajtjes së dhjetëramijëra artikujve të analizuara nga BIRN – të publikuara në faqet e internetit të 8 televizioneve, 7 gazetave dhe 25 portaleve – tregojnë se mbulimi mediatik digjital në dy javët e para të fushatës zgjedhore ka qenë relativisht pasiv, me 58% të lajmeve të publikuara në formën e ‘deklaratave politike’ të kandidatëve për deputetë, shpesh të marra ‘copy-paste’ nga postimet në rrjetet sociale dhe transmetimet e drejtpërdrejta, mes të cilave bie në sy formati ‘SY m’SY’ i pilotuar nga kryeministri në Facebook.

Sipas të dhënave të analizuara, vetëm 13.1% e artikujve të publikuar janë raportim mediatik i drejtpërdrejtë i ngjarjeve dhe pseudo-ngjarjeve të fushatës elektorale, 17.4% janë opinione nga analistë dhe gazetarë, 5.3% janë lajme që fokusohen te procesi zgjedhor dhe pjesa e mbetur mbulon proceset administrative, sondazhet dhe deklaratat e pjesëmarrësve në debatet televizive të mbrëmjes.

Ky peizazh i mbulimit mediatik shfaqet edhe më pak pluralist kur merret në konsideratë fakti se 58.2% e ‘deklaratave politike’ të publikuara nga media online i përkasin vetëm dy kandidatëve për deputet – kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha – ndërkohë që shumica e kandidatëve të tjerë mbeten gati padukshëm, në hijen e dy liderëve që kanë monopolizuar hapësirën publike.

Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, shprehet se ky duopol mediatik vjen si pasojë e kërkesës së redaksive për të gjeneruar të ardhura nga kandidatët për deputet dhe fushata zgjedhore. “Redaksitë presin që mbulimi mediatik të përkthehet në para,” tha Myzyraj, ndërsa theksoi se përveç liderëve kryesorë, kandidatët e tjerë pritet që të paguajnë. “Media gjithashtu ka një mungesë të burimeve njerëzore për ta mbuluar fushatën në terren,” shtoi ai.

Duopoli mediatik

Edhe pse Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk e rregullon mbulimin e medias online gjatë fushatave zgjedhore, mbulimi në mënyrë të barabartë dhe objektiv i kandidatëve u jep mundësi votuesve të bëjnë zgjedhje të informuara ditën kur do t’i drejtohen kutisë së votimit. Numri i mediave online ka parë një shpërthim në vitet e fundit me hapjen e qindra portaleve lajmesh dhe blogjesh. Megjithatë, shumica e këtyre faqeve nuk kanë strukturë të fortë editoriale dhe as burime të mjaftueshme njerëzore për një mbulim profesional dhe të pavarur të ngjarjeve politike komplekse, siç është fushata zgjedhore.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit garojnë 3 koalicione, 8 parti politike dhe 2046 kandidatë për 140 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithë numri i madh të kandidatëve, aktiviteti i atyre që ka gjetur pasqyrim në mediat online gjatë fushatës mund të numërohet në gishtat e njërës dorë. Pasi analizoi më shumë se 13 mijë artikuj të publikuar në dy javët e para të garës elektorale nga 40 media online të përzgjedhura gjatë periudhës 11 prill deri më 24 prill, BIRN zbuloi se ka një përqendrim të madh të mbulimit mediatik te dy grupimet kryesore politike.

Aleanca për një Shqipëri Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 47.1% të mbulimit të përgjithshëm mediatik, e ndjekur nga afër nga Partia Socialiste me 46.2%. Në kontrast, Demokratët Euro-Atlantikë të Lulzim Bashës, të cilët renditen të tretët, u përfaqësuan vetëm me 3.1% të mbulimit mediatik, ndërsa të gjitha subjektet e tjera politike së bashku morën vetëm 3.6%. Për sa i përket aktorëve politikë, 36.9% të deklaratave të botuara i përkasin kryeministrit Edi Rama dhe 26% liderit të opozitës Sali Berisha.

Ndërsa pjesa e mbetur e deklaratave të botuara ndahet midis kandidatëve të tjerë në zgjedhje dhe përfaqësuesve të partive politike. Mbulimi i aktorëve politikë ka qenë relativisht i njëtrajtshëm midis faqeve në internet të televizioneve, gazetave dhe portaleve. Analiza e përmbajtjes së deklaratave politike gjatë dy javëve të para të fushatës tregon se ato u dominuan ndjeshëm nga akuzat dhe sulmet politike, më shumë sesa nga diskutimet thelbësore mbi politikat publike dhe premtimet elektorale. Çështjet ekonomike dhe ato që lidhen me drejtësinë u trajtuan në mënyrë të dukshme, por shpesh të kornizuara në një ton konfliktual.

Në kontrast, fusha të tilla si çështjet sociale, barazia gjinore, angazhimi i diasporës dhe politika e jashtme morën shumë më pak vëmendje, duke pasqyruar një diskurs fushate të përqendruar më shumë te rivaliteti politik sesa te adresimi i shqetësimeve të qytetarëve. Opinionet dhe blogjet e publikuara gjatë dy javëve të para të fushatës vazhduan të pasqyrojnë tendencën e përqendrimit dhe polarizimit të vërejtura edhe në paqyrimin në lajme.

Partia Socialiste ishte fokusi kryesor i këtyre artikujve, duke u shfaqur në 59% të të gjitha opinioneve dhe analizave, e ndjekur nga Aleanca për një Shqipëri Madhështore me 34.2%, ndërsa subjektet e tjera politike u trajtuan vetëm në 6.8% të përmbajtjes. Ndërsa ofronin një hapsirë më analitike se lajmet dhe deklaratat politike, shumica e këtyre opinioneve karakterizoheshin nga një ton negativ ose i përzier, duke forcuar narrativën e polarizuar të fushatës.

Shtohen të ardhurat nga reklamat

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, 86.2% e individëve e përdorin internetin disa herë në javë dhe 99.9% e shqiptarëve zotërojnë telefona celularë inteligjentë, çka u jep mundësinë të aksesojnë përmbajtjen e medias online falas. Mediat digjitale vendase, të referuara shpesh si portale lajmesh, janë kthyer në një nga burimet kryesore të informacionit në vend.

Sipas një sondazhi të konsumit të medias të publikuar nga BIRN në korrik 2023, 69% e shqiptarëve përdorin median online çdo ditë ose pothuajse çdo ditë, dhe 14% të tjerë të paktën një herë në javë. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2021, fushata u dominua nga reklamat në mediat audiovizive, ku sipas përllogaritjeve të BIRN partitë politike shpenzuan miliona euro në reklama politike në këto media.

Ndërkohë, në fushatën për zgjedhjet vendore të vitit 2023, pjesë e shpenzimeve të partive politike u kanalizuan tek ‘billbordet’ dhe reklamat ‘city lights’. Të dhënat dyjavore të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit tregojnë se reklamat në faqet e medias online po marrin një pjesë të rëndësishme të buxhetit të kandidatëve dhe partive politike. Përveç mbulimit editorial, BIRN monitoroi edhe afishimin e reklamave politike në median online gjatë dy javëve të para të fushatës. Në total, u konstatuan 55 reklama në formë ‘baneri’ që promovonin parti politike ose kandidatë, të shpërndara në 33 media të ndryshme.

Partia Socialiste dominoi reklamimin online, duke përfaqësuar 63.6% të të gjitha reklamave të publikuara. Aleanca për një Shqipëri Madhështore, e udhëhequr nga Partia Demokratike në opozitë, pasoi me 26% të reklamave. Subjektet e tjera politike, përfshirë koalicione dhe parti më të vogla, zinin një pjesë minimale të hapësirës reklamuese.

Kandidatja individuale me numrin më të lartë të reklamave të regjistruara ishte Jorida Tabaku nga Partia Demokratike. Tabaku, një nga lideret kryesore të Partisë Demokratike gjatë dekadës së fundit, po lufton për mbijetesë politike si pjesë e listës së hapur të kësaj partie në rajonin e Tiranës./Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan