POLITIKE

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

I.A Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 13:58

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë

TIRANË- Një situatë e sikletshme i ka dalë jashtë skenarit kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Teksa një qytetar i ka treguar disa nga shqetësimet e tij, pasi banonte në këtë lagje, Rama ka nisur një debat, duke e quajtur qytetarin si një të dërguar nga Opozita për t'i prishur takimin. 

Qytetari në fjalë, ka përmendur shqetësimet e tij, që janë nga rrugët e prishura nëpër lagje dhe deri te pastrimi i ujërave të zeza dhe te legalizimi i pronave. Por Rama e ka akuzuar atë, si të dërguar të Opozitës, ndërkohë që i ka theksuar se ai është fajtor që ka dhënë ryshfet për të legalizuar banesën e tij, në këtë zonë. Në fund të fjalës së tij, Rama e ka quajtur qytetarin demokrat që ka dashur të bëhet personazh nëpër media. 

Qytetari: Kam disa shqetësime. Ne jemi banorë të kësaj zone, po vuajmë shumë. Rrugët gropa gropa, copë - copë. Po të vish këtu te rrethi dhe lartë mjafton t’i shohësh, kam dëshirë t’i them ty se nuk e di a t’i thonë apo nuk t’i thonë. Uji, po të vish në orën 7 këtu shkon lumë neper rrugë sikur. Ti je zot shtëpie dhe tek ti do flasim. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë, makinat copë-copë. Unë s’kam ardhur këtu të them për legalizimet se legalizimin e kam bërë vet, s’ma ma ka bërë as PD as PS. A ka mundësi të na ndihmoni për rrugën se s’po ju kërkojmë as na jepni lekë, as na fusni në punë, por rrugën, ajo që është më minimumi, që mos të rrimë duke ndërruar goma se shikoje vet. Një moment që do të bësh një kotec pulash, të vjen IMT, IKMT, policia bashkiake dhe nuk është se të vijnë në zbatim të ligjit, por të vijnë të thonë 5 mijë njeri 20 mijë euro tjetri. Shikoje vet këtë.

 Rama: Të kuptova shumë mirë. Këtu tek kjo kam një problem të madh unë me ty, e kam shumë të madh problemin këtu tek kjo sepse këto fjalët kështu në hava nuk më pëlqejnë. Nëse të vjen dikush dhe të thotë atë që the, ti duhet ta denoncosh, kupton? Patjetër, duhet ta denoncosh sepse ndryshe nuk mundet dot të funksionojë kjo punë që ti të çohesh këtu e të flasësh në hava e t’i ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, ndërkohë që unë nuk e përjashtoj që të ketë individë të tillë, por ama kur thua Policia është shumë fjalë e madhe sepse Policia janë 9000 persona, apo jo?? Nuk mund t’i ngarkosh ti ata me fjalë në ajër, e para.

E dyta, zotëria juaj ka ndërtuar pa leje këtu apo jo? Ke ndërtuar pa leje. Po të ishe vetëm ti që ke ndërtuar pa leje do ta kishim zgjidhur këtë punë, por nuk je vetëm sepse, që të merremi vesh, dëgjoj këtë historinë e legalizimeve, ne kemi bërë dhe i kemi bërë ne, nuk i ke bërë ti meqë the “Nuk i ka bërë as ky as ai” sepse po të ishin të gjithë njësoj, në qoftë se është ashtu bashkë ne të dy tani do shkojmë bashkë në polici dhe do e denoncojmë bashkë të dy atë, ti do ta denoncosh sepse nuk mund të ma bësh mua kështu e të qeshësh, më kupton? Pra, ne të dy bashkë pasi të mbarojë mbledhja, do të shkojmë atje, do ta denoncojmë dhe do t’i shkojmë deri në fund atij personi që të paska cenuar ty sepse është edhe turp i madh që e thua kështu sepse normalisht, kjo nuk duhet të ndodhë, por përtej kësaj, nuk ka rëndësi. Unë nuk e përjashtoj fare që ka të tillë, nuk i përjashtoj fare, por ama në bazë të ligjit shqiptar, ti je po aq fajtor sa dhe kushdo qoftë që ka bërë këtë gjë nëse e ka bërë me ty, që e dyshoj shumë me thënë të drejtën.

Ne të dy do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, unë me ty në mbështetje tënde deri në fund, patjetër, sepse nuk duhet t’i lëmë këta njerëz të të godasin dhe të nxijnë imazhin e shumë të tjerëve që nuk ja kanë për borxh asnjeriu që të përmenden kështu opshe sepse ka patjetër punonjës policie që meritojnë ndëshkim, ka patjetër edhe infermierë, mjekë që meritojnë ndëshkim, ka nga të gjitha, por ama nuk janë shumica, më kupton? Shumica nuk e meritojnë që të futen në një thes dhe që të mos futen shumica në një thes, raste si ky që më dhe ti mua duhen shfrytëzuar dhe ne të dy bashkë këtë rast do ta shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë.

Ndërkohë që, ajo që unë po thosha është kjo; janë bërë 270 mijë legalizime, - ti e merr me të qeshur por unë jam shumë serioz. E kuptova shumë mirë unë qëkur more fjalën se kam kaq vite që merrem me këtë punë dhe i njoh njerëzit edhe 200 metra larg. Që ti je tip me humor e kuptova unë që nga larg, por këtë humorin, bashkë me mua që kam edhe unë humor, do ta bashkojmë humorin dhe do të merremi seriozisht me këtë punë bashkë të dy ne. Do t’i shkojnë deri në fund kësaj ne, nuk do ta lëmë ne këtë punë që të ikë kështu. Në qoftë se ty dikush të ka kërkuar të paguash, ai do paguajë, pikë mbaroi muhabeti, kushdo që të jetë, por ti do ta tregosh se kush është.

Ndërkohë që 270 mijë legalizime janë bërë deri tani. Kanë qenë vetëm 21 mijë kur ne kemi marrë detyrën, janë bërë 270 mijë, janë dhe nja 60 mijë të tjera. Pse nuk kanë mbaruar? Sepse janë tej mase shumë në raport me mundësitë për t’i bërë si duhet dhe puna vazhdon, por ama 270 mijë janë bërë. Që ka rrugë në Tiranë dhe kudo qoftë nëpër lagje, nëpër zona që nuk janë siç duhet nuk e diskutoj fare unë por ama sot, zotëria juaj që banon këtu, je shumë më afër Tiranës ashtu si duhet sepse ke akset kryesore për bukuri që të kanë ardhur tek dera e shtëpisë, është kështu apo jo? Unë e di që ty nuk të duhen sepse ti për këtë punë ke ardhur dhe në takim, ti ke ardhur në takim pikërisht për këtë punë por unë jam shumë i lumtur që ke ardhur ti sepse kështu bëjmë dhe debat. Ty nuk të duhen akset, nuk e diskutoj fare unë hiç sepse ti ke ardhur, ke bërë një ndërtim pa leje dhe ti kërkon llogari pse aty pikërisht tek ndërtimi yt pa leje nuk ka 5 metra rrugë. Ndërkohë që akset që kanë lidhur gjithë lagjen me gjithë pjesën tjetër ty nuk të duhen. E kuptoj unë, jam shumë i qartë për këtë por ama më duhen mua, më duhen mua, i duhen të gjithë këtyre, i duhen qytetit, i duhen ekonomisë, i duhen edhe zhvillimit sepse nëse nuk do ishin bërë ato akse, kjo gjëja këtu që po bëjmë ne nuk do bëhej, që ta dish ti, ky transformim këtu nuk bëhej nëse nuk do ishin bërë ato akse sepse nuk vjen kush të bëjë një investim aq madhor sa do bëhet këtu ndërkohë që rruga kryesore është gjithë gropa, siç ishte deri para pak vitesh, apo jo? Nuk vije dot këtu fare sepse për fat të mirë unë e njoh shumë mirë këtë zonë, e di pse? Sepse kaloj shpesh dhe e shoh sepse unë jam katunar, nuk jam si ti, ti je qytetar.

Unë të dëgjova me respekt, ty po të drejtohem patjetër sepse unë i kam shumë qejf sfidat, ti më sfidove dhe unë po të përgjigjem. Po prit se nuk ke mbaruar, ne sa kemi filluar bashkë, ne do bëhemi miq bashkë, ne do jemi miq bashkë se ne të dy do t’i shkojmë deri në fund një çështjeje korrupsioni, unë dhe ti, të dy. Mos u merr me gratë, më shiko mua, me gratë merrem unë se janë nën mbrojtjen time, ti më shih mua se po flas me ty që të flas me të gjithë në të njëjtën kohë dhe po të shpjegoj disa gjëra që janë shumë të thjeshta që ti dukesh që je shumë njeri i zgjuar se ke qenë dhe në emigracion dhe duhet t’i dish e t’i kuptosh se ke parë botë, ke parë botën si funksionon. Ky investimi këtu vjen si rezultat i investimeve që janë bërë.

Tjetra, unë e kuptoj shumë mirë problemin edhe të tubit të ujit, tubin e ujërave të ndotura dhe të rrugicës tënde që po të futesh në këtë zonë brenda kudo janë këto probleme por ama, ka një problem tjetër. Këtu, mesa di unë, mbase e kam gabim ma thoni ju, mesa di unë pjesa më e madhe këtu kanë një hall tjetër, nuk kanë këtë hallin si të rregullojnë 5 metra rrugë në këtë lloj kaosi që është këtu, një pjesë këtu kanë hallin si ta zhvillojnë pronën sepse nuk e zhvillojnë dot apo jo? A është kështu apo jo? Një pjesë këtu kanë një hall që i kanë ndërtimet, i kanë legalizuar, por nuk zhvillojnë dot pronën, duan të futen në marrëveshje për të zhvilluar pronën e nuk e zhvillojnë dot apo jo? Më ndjek ti miku im se me ty e kam unë? Të kanë gjetur mirë, të kanë gjetur fiks për këtë punë.

Tani, cila është arsyeja pse unë mendoj që nuk duhet ta bëjmë atë rrugën tënde? Më fal të ta jap përgjigjen pse nuk duhet bërë ajo rruga jote, ajo pjesa e vogël. Unë nuk e di ku e ke shtëpinë, por po të flas në parim. Kur të mbaroj më thuaj nuk të kuptova. Ti po më kupton shumë mirë mua se po më thua dhe bravo. Nëse këtu do bëhen investime publike për të mbajtur këtë situatë siç është, janë para të hedhura kot ndërkohë që nëse këtu do të zgjidhet problemi që kanë pjesa dërrmuese që si ata që duan të zhvillojnë pronën të kenë mundësi ta zhvillojnë, atëherë kjo kërkon, nuk e di këtë të zonës së rindërtimit do e shohim ekzaktësisht se çfarë nënkupton kjo por nuk ka sesi të nënkuptojë që do bëhet zonë... nëse është caktuar si zonë rindërtimi domethënë që është zonë që mund të zhvillohet dhe nuk nënkupton, mendoj unë, që duhet të ikni se do rindërtohet se kjo nuk ka logjikë. Nëse konsiderohet si zonë rindërtimi do një plan urbanistik ku të përfshihet gjithë zona bashkë me gjithë territorin ku ju jeni dhe pastaj secili sipas dëshirës e zhvillon apo nuk e zhvillon, hyn në marrëveshje apo nuk hyn në marrëveshjes. Sepse në momentin që juve keni bërë legalizimin jeni pronar, a më kupton?

Domethënë nuk bëhet dot një zhvillim pa leje, pa marrëveshje, por që ju të hyni në marrëveshje duhet një plan urbanistik këtu i zhvillimit të zonës, që të ndajë edhe pjesën ku do vazhdojë të ketë industri dhe ku s’ka industri se ka banorë dhe banorët dhe të zhvillojnë jetën e tyre. Kjo është si e shof unë. Je dakord me këtë vizion? Je dakord, po mirë pra në rregull, u morëm vesh. Domethënë ne jemi dakord bashkë me vizionin, kjo është shumë e rëndësishme. Jemi dakord se çfarë do të bëjmë sot deri në të ardhshmen për lagjen dhe jemi dakord se çfarë do të bëjmë ne të dy pas takimit, për të dyja këto jemi dakord. Atëherë unë ty do të kthej me partinë time. Mbaje mend ça po të them. Unë ty do të kthej, skam ardhur këtu për të bërë fushatë, po unë ty do të kthej me partinë time. Se do bëhesh edhe personazh sot nëpër lajme do ta shohësh. Shko kliko te syri do jesh kryesori ti atje. Po ti do bëhesh me mua. Demokraci hesapi, po hesapin ti do ta kesh me mua. Erdhe për të më hap probleme por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët. Se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan