Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me punonjësit e një fasonerie në kryeqytet ditën e sotme. Gjatë bashkebisedimit, Berisha tha se fasonët jane prodhim, punësim dhe krenari kombëtare duke shtuar se situata e tye e vështirë do të marëë fund në datën 11 maj.
Berisha shtoi se do të bëjnë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptar që janë larguar tashmë nga vendi ynë.
"Shumë faleminderit për këtë pritje. Shfrytëzoj rastin t’u jap ju përshëndetjet më të përzemërta për këtë sipërmarrje model që keni ngritur dhe drejtoni. U përshëndes me shumë përzemërsi ju zonja dhe zonjushe që punoni këtu dhe keni arritur standardet më të mira në një sipërmarrje ku punohet me qarqe të integruara, një sipërmarrje që eksporton jashtë vendit produkte shumë cilësore dhe të vlerësuara.
Dua ta përgëzoj edhe njëherë sipërmarrësit dhe ortakët sepse 3 vitet e fundit kanë qenë kushte jomiqësore pune për ët gjithë prodhuesit dhe eksportuesit në Shqipëri.
Kanë qenë jomiqësore për arsye se euro, me të cilën këta i kanë transaksionet, këtu u zhvlerësua me 35 përqind, zhvlerësim shumë i dëmshëm për një sipërmarrje, e cila ka një marzh të caktuar fitimi. Dhe qeveria, në vend që të krijonte bordin me të cilin të kompensonte çdo cent të rënies së euros dhe këta të mbanin sipërmarrjet dhe t’i zgjeronin më tej, ndodhi që qindra e qindra sipërmarrje eksporti u mbyllën.
Dhe ata që i kanë mbajtur, i kanë mbajtur falë aftësive të tyre sepse kushtet kanë qenë të papërshtatshme, të rënda. Qeveria doli me një qëndrim ndaj eksportuesve, një qëndrim absolutisht jo vetëm antiekonomik, por në çdo aspekt shumë të dëmshëm.
Edi Rama në vend se të kompensonte për euron e rënë, doli me mendimin se fasonët janë ndërmarrje për botën e tretë. Ja urdhëro të vijë këtu të shohë se cila është bota e tretë në duart tuaja. Fasonët janë prodhim, punësim dhe janë krenari kombëtare. Kjo është e vërteta. Dhe fasonët e kanë një specifikë. Punësojnë në tërësi shumë më tepër gra se sa burra për shkak të kërkesave, vëmendjes, përqendrimit dhe cilësisë që kërkon puna e fasonit. Tani ky zotëri që bën xhiro dhe mbledh gratë e administratës me detyrim kudo që shkon, a mund t’u thotë atyre se pse nuk ndihmoi me qindtra ndërmarrje fason që punësonin qindra gra e vajza dhe mbanin familjet e tyre, por i la të falimentonin dhe ato të largohen ose të jetojnë në varfëri, ose të marrin rrugët e dheut në emigracion.
Ai ka ndërmarrë një tur me banalitete, me të cilat do të zhvlerësojë të gjitha problematikat e mëdha të krijuar sot për sipërmarrjen. Do të mbulojë falimentimet masive. Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet në Shqipëri janë ulur me 32 përqind. Pra, pothuaj një e treta e vendeve të punës janë shkatërruar. Një e treta e rrogave që hynin në familje, nuk janë më. Çdo vend ka një fond për mbrojtjen e eksporteve. Kur sheh vështirësi në ndërmarrjet e eksportit, u shkon në ndihmë sepse është prodhim, rrogë, familje...
Dhe kjo nuk ndodh. Ai vazhdon xhiron e tij me një fjalor të mjerë prej mjerani, por kjo situatë me 11 Maj merr fund.
Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro. Energjinë do ta shesim me 6 lekë nga 18 që e blejnë sot. Çmimin e ujit do e përgjysmojmë. Çdo lloj qiraje, do përgjysmohet dhe bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë taksa mbi 1 përqind të xhiros. Kështu që edhe sipërmarrësi do ktë mundësi të zgjerojë, të investojë, të rrisë rrogat dhe të punësojë më shumë. Ndaj dhe ju ftoj që këto 12 ditë që kanë mbetur, çdo familjar tuajin, çdo njeri që njihni, që akoma nuk është i vendosur, t’i paraqisni programin tonë se ky program është për çdo shqiptar. E kemi thënë dhe e themi, ne do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist me pension nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë.
Në këtë mënyrë japim një frymëmarrje më të madhe. Do rimbursojmë 100 përqind listën e ilaçeve që rimburson republika italiane. Do vendosim bonusin për fëmijën e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, për fëmijën e tretë nga lindja gjer 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptarë. Shembulli, është kthyer në vitin 2006, ka punuar në Itali, është kthyer dhe urdhëroni se çfarë sipërmarrje ka ngritur bashkë me kolegët e tij," tha Berisha.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin me qytetarin që i shprehu shqetësimin e rrugëve dhe legalizimeve ditën e sotme në...
TIRANË- Një situatë e sikletshme i ka dalë jashtë skenarit kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët në zon...
FIER- Policia e Fierit ka shoqëruar dje në Komisariat xhaxhain e kandidates së Partisë Demokratike në Fier, Silva Hasaj. Ky...
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është ankuar në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm për ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për riaktivizimin e ish-Uzinës së Auto...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga dosja "Partizani". B&...
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për riaktivizimin e ish-Uzinës së...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për riaktivizimin e ish-Uzinës së Auto...
TIRANË- Avokati Altin Goxhaj, kandidat i koalicionit PD – ASHM në Tiranë, ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama...
TIRANA- Kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm sot pranë ambienteve të QSUT, ku u firmos marrëveshja për një partne...