Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

FIER- Qarku i Fierit numëron mbi 400 mijë votues dhe zgjedh 16 deputetë, pra është qarku i dytë më i madh në vend pas Tiranës. Dhe për shkak të përmasave, në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark duket se janë aktive dhe shpresojnë për të marrë mandate edhe partitë e vogla, të tilla si Partia Socialdemokrate, Nisma Shqipëria Bëhet apo Lëvizja Bashkë.
Qarku i Fierit ka votuar tradicionalisht majtas ku Partia Socialiste ka qenë gjithmonë forcë e parë. Por fakti që ky është një nga qarqet me numër mandatesh çift, e bën të vështirë maksimizimin në mandate të diferencave të ngushta.
Rezultati më i mirë për socialistët daton në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur fitoi 104 mijë vota ose 57% të totalit. Kjo u shpërblye me 10 mandate, por mandati i dhjetë ishte rrjedhojë e rreth 6 mijë votave që një kandidat humbës i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mori nga thesi tradicional i demokratëve. Kandidati në fjalë garon sot për socialistët.
Rezultati më i mirë për demokratët ishte ai i vitit 2021, kur fitoi gati 65 mijë vota ose 37%. Kjo e ndau numrin e përgjithshëm të mandateve në 9 për PS, 6 për PD dhe 1 për LSI.
Socialistët kanë deklaruar se në këto zgjedhje, mandati i dhjetë në Fier është objektivi i tyre, por që kjo të ndodhë, do të duhet të marrin edhe më shumë vota se në vitin 2017. E kundërta, një ngritje e opozitës dhe ndarja e mandateve barazim 8 me 8 ngjan gjithashtu i vështirë. PD dhe LSI sëbashku në zgjedhjet e kaluara morën 77 mijë vota, kundrejt 91 mijëve të marra nga socialistët.
Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS mori 52% të votave dhe 9 mandate. Koalicioni i djathtë mori 40% të votave dhe 6 mandate ndërsa LSI mori një mandat me 6%. Në 2013, socialistët morën sërish 9 mandate por LSI u rrit në dy mandate dhe PD ndau të pesë mandatet e koalicionit të saj me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila mori një mandat.
Faktorët lokalë dhe partitë e vogla pritet gjithsesi të luajnë rol në këto zgjedhje, qoftë si kandidate për të marrë mandate, ashtu edhe si forca, votat e të cilave mund të gërryejnë mandatet e të mëdhenjve.
Faktori Çam duket se është faktor i rëndësishëm në lojë, kësaj here, deputeti aktual i PD-së Nustret Avdulla, i cili u zgjodh nga listat e mbyllura të koalicionit të PD-së nga radhët e PDIU-së në vitin 2021, provon fatin për socialistët duke garuar nga listat e hapura. Avdulla pati marrë në vitin 2021 rreth 2,500 vota pëlqyese dhe nëse këto vota i kalojnë socialistëve, janë gjithsesi jo shumë domethënëse në rezultat.
Popullata me origjinë çame zakonisht voton kundër PS-së, por në zgjedhjet e vitit 2021, aleanca në nivel vendor mes PS-së dhe disa politikanëve që pretendojnë përfaqësimin e këtij grupimi shoqëror ka qenë veçanërisht produktive për socialistët në drejtim të mandateve, sidomos në qarqet Tiranë dhe Elbasan. Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë edhe rasti në Fier.
Më shumë rol në rezultat se sa elementi çam, për socialistët ka gjasa do të ketë Lëvizja Bashkë. Partia që garon për herë të parë sfidon socialistët me një program të majtë në një zonë të majtë dhe për të demonstruar rëndësinë që i jep këtij qarku, kjo parti zhvilloi takimin e saj hapës të fushatës pikërisht në Fier. Kandidatja e saj e parë, Mirela Ruko, është sekretare organizative e Lëvizjes Bashkë dhe është aktualisht anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, pasi partia e saj mori mbi 7 mijë vota në zgjedhjet për këshill të pushtetit vendor 2023. Në rast se fiton, ka shumë gjasa që mandati i Bashkë i rrëmbehet Partisë Socialiste.
Nuk është e sigurt që Lëvizja Bashkë do të arrijë apo jo të mobilizojë mbi 10 mijë vota që nevojiten për të fituar mandat por në çdo rast, sado pak vota që ajo të marrë, gjasat janë që do t’i marrë nga votuesit tradicionalë të së majtës, gjë që do të thotë se socialistëve do t’i duhet një përpjekje shtesë për mandatin e dhjetë, e ndoshta, nëse Bashkë rrëmben 7 apo 8 mijë vota prej tyre në këtë qark, duhet të ruajnë edhe mandatin e nëntë, i cili eventualisht mund të bjerë në prehërin e opozitës. Kjo natyrisht që balancohet në një farë mase nga prania e disa partive të tjera të vogla, të cilat shënjestrojnë elektoratin tradicional të djathtë. Partia Mundësia e Agron Shehaj, Koalicioni Euroatlantik i Bashës dhe Djathtas për Zhvillim janë që të gjitha grupe të dala nga PD ose pjesërisht nga PD. Forca e tyre në nivel vendor është e vështirë që të kuptohet.
Në fund, Nisma Shqipëria Bëhet, duket se gërryen nga të dyja anët e politikës por është e paqartë se nga mbështetësit tradicionalë të kujt ane gërryen më shumë. Nisma Thurrje ka marrë 921 vota ose 0.5% kur garoi në qark në zgjedhjet e vitit 2021.
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit u profilizua në bashkitë e qarkut Fier si pretendente për mandat në zgjedhjet e vitit 2023. Kjo parti mori 8300 vota në garat për këshille në gjashtë bashkitë e Fierit dhe aktualisht një numër drejtorësh të administratës publike mbushin listën e saj të kandidatëve. Efekti i saj në zgjedhjet e 11 majit mbetet gjithsesi i pasigurt për shkak se drejtorët kandidatë të saj janë duke u shkarkuar në Fier, gjë që sugjeron se vëllai socialist i sheh si gërryes nga votat e saj.
Qarku i Fierit shtrihet në një zonë përgjithësisht fushore dhe kodrinore, nga bregdeti i Adriatikut deri pranë Malit të Shpiragut në perëndim. Lumi Vjosë përbën kufirin jugor me qarqet Vlorë e Gjirokastër. Ultësira e Myzeqesë përbën zonën më të rëndësishme bujqësore të Shqipërisë ndërsa në territorin e qarkut gjenden pjesa më e madhe e fushave naftëmbajtëse të Shqipërisë, Marinza, Visoka dhe Cakran-Mollaj, kjo e fundit pothuajse e shterruar tërësisht.
Qyteti i Fierit u zhvillua fillimisht si qendër tregtare e më pas si qendër industriale, rol të cilin e ruan edhe sot, me industrinë e përpunimit të naftës. Qyteti i Lushnjës pati histori të ngjashme, një qendër rajonale tregtie e zgjeruar me industrinë agroushqimore si dhe të plastikës.
Qyteza e Ballshit u ndërtua me punë të të burgosurve në kohën e komunizmit në funksion të një rafinerie nafte, e cila përpunoi naftën e vendburimit Cakran – Mollaj dhe që aktualisht nuk ekziston më. QytezEduara e Patosit u zhvillua gjithashtu në kuadër të industrisë së naftës ndërsa ajo e Roskovecit ka ekzistuar si treg për zonën.
Krahas bujqësisë, peshkimi ka një rol në ekonominë vendëse, veçanërisht në Lagunën e Karavastasë. Turizmi është i zhvilluar në mënyrë të kufizuar në zonën e Divjakës dhe Karavastasë ndërsa plazhi i Semanit, mbetet i virgjër.
Censi i popullsisë i vitit 2023 gjeti 240 mijë banorë në territorin e këtij qarku, nga të cilët, 55% jetojnë në zonat rurale. Popullsia ka rënë me 22% nga viti 2011 dhe me 37% nga viti 2001. Rënia dramatike e popullsisë ka sjellë edhe plakjen e saj. Në nivel qarku, katër në çdo dhjetë votues janë mbi 65 vjeç dhe tema e pensioneve të ulëta është kyçe. Qyteti i Fierit, dikur një nga qytetet më të populluara të vendit, ka rënë në 53 mijë banorë aktualisht ndërsa qyteti i Lushnjës ka rënë në 26 mijë. Rreth 56% e popullsisë së qarkut banon në zonat rurale.
Një numër drejtorësh, përgjithësisht të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, mbush listat e kandidatëve të Partisë Socialiste. Në listën e mbyllur dhe të sigurt gjenden ministrat Belinda Balluku e Petrit Malaj ndërsa më poshtë në listë garojnë Kiduina Zaka, drejtoreshë në sektorin e shëndetësisë në Lushnjë, Erjo Mile, drejtues në kryeministri dhe Ana Nako, drejtoreshë gjimnazi.
Ceno Klosi, ish-drejtor në tatime, OSHEE dhe së fundmi, zëvendësministër i Ballukut, garon për një mandat nga listat e hapura krahas deputetit ish-demokrat nga rradhët e PDIU-së, Nustret Avdulla apo deputetes aktuale Antoneta Dhima. Zegjine Çaushi, juriste në kompaninë shtetërore Illyrian Guard në Tiranë dhe ish-kryeinspektore në IKMT Roskovec garon krahas Zaira Gjikës, drejtoreshë e DRAP Fier.
Deputetët aktualë Gazmend Bardhi, Luan Baçi udhëheqin listën e mbyllur të opozitës ku gjendet edhe Brunilda Haxhiu nga Partia e Lirisë dhe Eduart Sharka nga PD e Lushnjes.
Lëvizja Bashkë drejtohet nga Mirela Ruko dhe Elis Baba. Lista e Partisë Mundësia udhëhiqet nga Frida Mavriqi, një gazetare ndërsa ajo e Partisë Socialdemokrate nga Stela Skënderaj./ BIRN
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytet...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan bëri thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit qytetarët duh...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan, ironizoi drejtuesin politik të PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, p&eum...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan, tha se demokratët duhet të reflektoj...
BERAT- Kreydemokrati Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Beratit, ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama një dit&eum...
SARANDA- Materialet zgjedhore kanë mbërritur sot në KZAZ nr. 91 Sarandë nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, m...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Berat për takimin përmbyllës në këtë qark në prag t&...
TIRANA- Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar informacion ...
GREQI- Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për marrëdhëniet...
BERAT- Këshilltari i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin, ishte i pranishëm ...