Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BERAT- Kreydemokrati Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Beratit, ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, kur në një studio televizive duke iu përgjigjur gazetarit për 130 miionë eurot e djegësit të Tiranës, i tha “u djegshi në incenerator”.
Por Kryedemokrati ngriti pyetjen se kush duhet të digjet gazetari që bëhet avokati i qytetarëve dhe i shtron një pyetje, apo ai që ka vjedhur taksat e qytetarëve? Ndë të tjera Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh në Berat se, brenda 100 ditëve të para, do të ndizen fuqishëm motorët e shpresës në Shqipëri.
"Çfarë thoshte mbrëmë? Lexojeni. Çfarë i thoshte mbrëmë Edi Rama gazetarit kur e pyeste, po ai inceneratori 130 milionë euro që nuk ekziston dhe paratë janë zhdukur. U djegsh në incenerator, i thoshte gazetarit. Po kush të digjet, gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje apo ai që ka vjedhur 130 milionë euro taksa tuajat. Shikoni se çfarë përgjigje jep, çfarë kurajo ka. U djegshi në incenerator ju, sikur inceneratori të ishte një gjë dhe jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione. 812 mijë pensione janë 130 milionë euro. Apo tjetra. Makinën, për të larë prapanicën e makinës, 10 mijë euro në muaj. Të sëmurët vdesin për ilaçe në spitale.
Ky Erioni i Beratit, ky është vëllai siamez me Veliajn e Tiranës. Këta kanë një model, vidh taksat e qytetarëve. Ndaj dhe unë jam këtu para jush për t’u kërkuar 100 ditë. Për t’u kërkuar që me 11 Maj të votoni për t’i dhënë kësaj aleance 100 ditë. Dhe unë u jap fjalën e nderit këtu ju dhe pas 100 ditësh do vij në këtë shesh. Pas 100 ditësh në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Sot 570 mijë pensione janë nën 172 euro. Në 100 ditë nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Në 100 ditë, çdo biznes do paguajë për energjinë 3 herë më pak se sa paguan sot. Në 100 ditë, çdo fermer i Beratit, Skraparit, Kuçovës, Dimalit, do mamrrë pesëfishin e subvencioneve që merr sot për fidanë të mbjellë, për kokë bagëti dhe për njësi prodhimi.
Paratë janë, do ua kthej ju unë paratë, nuk do ua vjedhin më qeveritarët se paratë janë të gjitha. Garantoj në 100 ditë, taksa armiqësore ndaj fermerëve do të jetë simetrike si në blerje dhe në shitje. Kështu që janë ata që do përfitojnë TVSH-në. Miqtë e mi, çdo pensionist, çdo rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit, me të cilën ne do i rikthejmë 450 euro që është TVSH e ushqimeve bazë. Pra ata do i blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët.
Në 100 ditë, për ju, për çdo qytetar, për çdo fëmijë, për çdo të rritur, për çdo pensionist, Shqipëria do ketë listën e republikës italiane për rimbursim të ilaçeve 100 përqind. Nuk them unë shëndetësi falas pa rimbursime shëndetësore, atë nuk e them, por listën e ilaçeve të rimbursueshme si në Itali do e ketë çdo shqiptar.
Në 100 ditët, nafta nuk do mund të shitet kurrë më shumë se sa shitet në Maqedoni dhe Kosovë. Pra çmimi i saj do bjerë 40-50 përqind. Miq, në 100 ditë çdo sipërmarrje në vend të 23 përqind tatim fitimi do paguajë 10 përqind. Por në çdo sipërmarrje rrogat mbi 500 euro do rriten automatikisht me 13 përqind, sepse edhe ata paguajnë 23 përqind tatim fitim mbi rrogën. TVSH-ja do zbresë në 15 përqind. Ne i duam këto 100 ditë që t’ua kthejmë paratë dhe t’u krijojmë një mundësi të re për çdo shqiptar. Të tjerat i bëni ju vetë.
Por për një gjë të jeni të sigurt se ky është programi më i mirë.
Dhe është ky program, dhe qëllimi që të mundet me eksperiencën që kam, por e vërteta është edhe me ndjeshmërinë dhe pasionin, ndjeshmërinë që kam ndaj halleve të njerëzve, ndaj këtij shkretimi të madh të kombit tonë, të bëjmë gjithçka për një kthesë rrënjësore. Brenda 100 ditëve të ndezim fuqishëm motorët e shpresës në këtë vend. Të na prijë shpresa, besimi te Berati dhe Shqipëria. Unë u garantoj se kjo është rruga drejt Beratit madhështor, drejt Shqipërisë madhështore. Rrofshi ju, rroftë Berati, rroftë fitorja. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
SARANDA- Materialet zgjedhore kanë mbërritur sot në KZAZ nr. 91 Sarandë nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, m...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Berat për takimin përmbyllës në këtë qark në prag t&...
TIRANA- Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar informacion ...
GREQI- Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për marrëdhëniet...
BERAT- Këshilltari i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin, ishte i pranishëm ...
KAVAJA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Rama ka rikujtuar zgjedhjet e 22 marsit të viti 1992, k...
KAVAJA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Rama komentoi deklaratat e demokratëve në Kavaj&eu...
KAVAJA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Rama tha se kryedemokrati Seli Berisha nuk i do individ...
KAVAJA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Rama ka sulmuar kreun demokrat Sali Berisha, duke e cilë...
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës, në kuadër të fushatës elektorale. Gj...