"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pa...
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pa...
Momenti i arrestimit të Adi Çobës Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë det...
Sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Austrisë. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek përballja e radhës...
Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të terr...
Sekretari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Markwayne Mullin, tha të hënën se “kërceu një valle të g&eum...
Clarence Seedorf ka dalë në mbrojtje të lojtarëve holandezë – Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville –...
Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër për një grabitje të ndodhur tre javë më parë...
Një rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekonomik dhe Kibernetik në Drejtorinë e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të vazhdojë të...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civil...
Duke raportuar për veprimtarinë e strukturës që drejton në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Klodian Braho nuk përjashtoi mundësinë e një kërkese të re për heqjen e imunitetit të deputetes së Partisë Socialiste Belinda Balluku, ndërsa e vlerësoi ‘imunitetin parlamentar’ si dëmtues ndaj hetimeve.
I pyetur nga deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nëse ishin pjekur kushtet që SPAK t’i drejtohej sërish Kuvendit për masë sigurie pasi ndaj Ballukut ishin shtuar akuzat për korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, Braho tha se qëndrimi i SPAK për çështjen ishte publik dhe se çdo vendim tjetër i strukturës do të merrte parasysh dhe arsyet e rrëzimit të kërkesës së parë.
“Unë sot nuk mund të njoftoj apo të parashpall një vendimmarrje të prokurorisë, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja, por ajo që mund të garantoj është se vendimmarrja do të jetë e bazuar në ligj, në provat që ka siguruar hetimi duke marrë parasysh edhe arsyet se pse Kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës”, u përgjigj Braho pyetjes.
Kreu i SPAK vlerësoi se rrëzimi i kërkesës së parë nga Kuvendi nuk kishte ndikuar në vijimin e punës së prokurorëve që po hetojnë çështjen.
“Ju e keni të qartë qëndrimin e prokurorisë, e keni të qartë edhe mënyrën si prokuroria ka vazhduar hetimet pas mospranimit të kërkesës”, tha ai, duke shtuar se “faktet tregojnë se prokuroria ka bërë punën dhe kjo nuk krijon dyshim për integritetin apo punën e prokurorisë për një çështje të profilit të lartë”.
Ndërsa i pyetur nëse qëndrimi i mazhorancës socialiste në mbrojtje të Ballukut do të kthehej në normë për të mbrojtur me imunitet parlamentar të hetuarit nga SPAK, Braho vlerësoi se imuniteti i mbronte të akuzuarit nga arrestimi, por jo nga hetimi i prokurorisë.
“Mungesa e një mase e vështirëson një hetim edhe e dëmton, por nuk ne nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare”, u tha ai deputetëve.
Opozita shfaqi pakënaqësi ndaj përgjigjes së Brahos dhe në një konferencë për shtyp kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi SPAK se po përdorte standarde të dyfishta.
“Përndryshe, nuk ka sesi drejtuesi i SPAK-ut të deklarojë sot, nga njëra anë, se mungesa e një mase e vështirëson një hetim edhe e dëmton atë, dhe, nga ana tjetër, të mos veprojë në mbrojtje të hetimit duke mos sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres”, tha Bardhi.
Sipas tij, pas rëndimit të pozitës penale të Ballukut, SPAK duhej t’i ishte drejtuar Kuvendit për t’i kërkuar heqjen e imunitetit të saj, duke lënë të kuptohet se puna e prokurorëve është ndikuar politikisht.
Në fillim të marsit, pasi e kishte zvarritur vendimmarrjen për afro 3 muaj, mazhoranca socialiste me 82 vota kundër, mes të cilave edhe ajo e kryeministrit Edi Rama që dirigjoi mbrojtjen politike të bashkëpunëtores së tij, rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Raporti i hartuar nga PS e cilësonte të pamfjaftueshëm argumentin e Prokurorisë së Posaçme për rrezikun e prishjes së provave nga ana e Ballukut, për shkak të shkarkimit të saj nga detyrat ekzekutive.
Votimi në seancë plenare ishte epilogu i një procesi të gjatë, ku mazhoranca për herë të parë që nga vënia në funksion e organeve të reja të drejtësisë, doli kundër një kërkese të SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeti dhe u investua në mbrojtjen politike dhe ligjore të Ballukut.
Gjatë raportimit në Kuvend Braho theksoi se “korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues” dhe se fenomeni ka prekur pushtetin vendor, administratën, sistemin e drejtësisë dhe policinë e shtetit.
Në një postim në rrjetet sociale deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shpërndarë një intervistë të...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të SPAK, Klodian Braho për çështjen e ish-z...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të vazhdojë të...
Nga Olivier Arendt, RTBF Vila dhe hotele luksoze në një ishull të paprekur të Shqipërisë: këto janë projektet e ...
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka komentuar protestat e një ditë më parë para parlamentit, ku policia ushtroi dhunë ndaj pr...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka shmangur një përgjigje direkte lidhur me hapat e mëtejshëm l...
Media britanike prestigjioze, Sky News, i ka kushtuar protestës së djeshme në Tiranë një artikull, duke u ndalur te dhuna e ushtruar ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi ditën e sotme ku u fol mbi administratën publike dhe shërbimin publik, sulmoi sërish prot...
Kryeministri Edi Rama ndërseu policinë protestuesve paqësorë para parlamentit paraditen e sotme. E skenat e dhunës, tërheqja zva...
Në Tiranë, protestuesit dhe policia u përplasën me njëri-tjetrin. Zemërimi i qytetarëve tashmë shkon shumë pë...