Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, prestigjiozja FT: Revoltë kundër korrupsionit të qeverisë Rama
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...

Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa drejtoresha dhe zv.drejtoresha e AKSHI ndodhen në “arrest shtëpie”.
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.
Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.
Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin – një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.
“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.
I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit duek lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryer rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.
Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike. Ndërsa zbulojnë një skemë abuzime me paratë publike hetimet e SPAK po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.
Personat e përfshirë në këtë skemë nuk janë të panjohur. Ergys Agasi, njihet gjërësisht si biznesmen i duhanit dhe po ashtu kontrollon aksione ne një ekip futbolli në vend, por ai është akuzuar nga opozita si një figurë e errët nën kontrollin e kryeministrit Rama. Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi Agasin në një intervistë televizive se vepronte si ndërmjetës mes grupeve kriminale dhe Ramës. Agasi i ka mohuar më parë akuzat.
Beqiraj po ashtu është një figurë e njohur, i përfshirë më shumë se njëherë në intrigat politike në vend. Ai ishte një nga ekspertët që “ndihmoi” në pavlefshmërinë e provave ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në kohën kur ky u shfaq në një video, përmbajtja e së cilës aludonte për akte korruptive. Beqiraj po ashtu u bë personazh edhe në atë që u pretendua si fshirje apo kopjim i sistemit të tatimeve në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Open Spending Albania, kompanitë e tij kanë marrë 2.1 miliardë lekë nga AKSHI.
E pyetur nga BIRN mbi operacionin e SPAK, kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi./BIRN
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Lus...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetim...
Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, q&eum...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me ndryshime dhe emërime në drejtimin e...
Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, si...
Policia e Durrësit ka reaguar me një njoftim zyrtar rreth plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçi, 33-vjeçarit i njohur n&eu...
Industria ka vijuar aktivitetin me tkurrje në korrik-shtator, për të disatin tremujor radhazi, ndërsa prodhimi po mbahet në këmb...
Anketa e fundit e INSTAT që kishte qëllim matjen e aftësive teknologjike në popullatë, gjeti se vetëm 11,2% e popullsisë zo...
Policia e Tiranës ka zbuluar 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat, u arrestuan 3 shtetas t&e...
Një nga aksionerët e Dinamos, Ergys Agasi i cili zotëron 30% të kuotave të bluve dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. SP...