Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara të kryeministrit, dizajno e të cilave dukshëm është frymëzuar nga reklamat e jack pot që zakonisht përdorin kazinotë.
“400 euro pension në muaj, vetëm me EDIN!” thotë njëra pankartë. “Rrogë mesatare 1,000 euro në muaj, vetëm me EDIN”, shkruan tjetra.
Këto iu shtuan reklamave të vendosura më parë të Partisë Demokratike, e cila premton, “minimum jetik 200 euro në muaj”, “çmim nafte 40% më të ulët” apo “pesëfishim të subvencioneve të bujqësisë”.
Një prej kandidatëve të opozitës shfaqet në një video të publikuara në InstaReels, duke ndaluar njerëzit në rrugë në fushatë: “Sa e ke pensionin?” pyeti ai një të moshuar në një prej videot. “91 mijë lekë (të vjetra),” iu përgjigj ai. “200 euro do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve!” i thotë kandidati.
“Shqipëria është e sëmurë, me doktorin do të shërohet,” thotë një fletushkë e opozitës, duke iu referuar Sali Berishës, i cili dekada më parë ka qenë mjek.
Fakti është që të dy udhëheqësit e politikës shqiptare, të cilët kanë arritur marrëveshje të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin me qëllim krijimin e një duopoli politik, fillimisht në vitin 2008, e më pas vitin e kaluar, dominojnë jetën politike të vendit me lehtësi, me politikën e konfliktit identitar të trashëguar nga koha e komunizmit dhe të plotësuar me makineri elektorale të shtrira në çdo venë të shoqërisë, makineri që e trajton të përbashkëtën si plaçkë lufte në dispozicion të fituesit të zgjedhjeve.
Që të dy dominojnë mediat, të cilat, të krijuara dhe zhvilluara si pjesë thelbësore e politikës klienteliste, kanë incentivë të kufizuar për raportime të pavarura, raportime kritike apo raportime nga alternativat e reja dhe jo aq të reja politike. Një monitorim i BIRN tregoi se dy udhëheqësit politikë, Rama dhe Berisha, dominojnë gati 60% të përmbajtjes mediatike online dhe me dominim akoma më ekstrem të kohës televizive.
Kjo strukturë politike arkaike duket se ka krijuar një telash të vogël për të dy udhëheqësit, telashin se si të shtyjnë javët deri në ditën e zgjedhjeve, ku makineria elektorale socialiste, e mbështetur te një përzjerje e luhatshme e shantazhit me ryshfetin pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të konfirmojë dominimin e duopolit Rama-Berisha të fushëbetejës, me partitë e reja të pafuqishme për t’i bërë të ditur votuesve ekzistencën e vet, e aq më pak, për t’i bindur t’i votojnë.
Të dy duket se janë duke udhëtuar nga qyteti në qytet nën shoqërinë e turmave me përmasa të konsiderueshme të figurantëve të cilët, nën drejtimin e regjive të menaxhuara me kujdesin më të lartë, duartrokasin për të krijuar përshtypjen e reagimit popullor. Gjasat janë që popullsitë vendëse të qyteteve ku këto takime po kryhen, as nuk janë të pranishme në këto takime dhe as nuk informohen paraprakisht se një takim i tillë pritet të ndodhë në qytetin e tyre.
Telashi i shtyrjes së kohës deri në ditën e zgjedhjeve për Ramën dhe Berishën duket se po kërkon edhe një numër premtimesh shablon, sado pa sens ekonomik të jenë, ndërsa mungesa e medias kritike dhe shmangia me lehtësi e ballafaqimit të këtyre të dyve me faktet, nga njëra anë i mundëson premtimet absurde dhe nga ana tjetër, duket se ia heq çdo fre të mundshëm logjik këtyre premtimeve.
Premtimi më i paimagjinueshëm duket se është ai i pensionit mesatar 400 euro, premtim që i bëhet mbi 650 mijë votuesve të torturuar nga varfëria ekstreme. Pensionet e këtyre pensionistëve paguhen aktualisht nga kontributet e rreth 750 mijë të punësuarve, të cilët derdhin çdo muaj 25% të rrogës së vet për një total prej 2.52 miliardë eurosh dhe një pension mesatar, në zonat urbane, prej vetëm 180 eurosh në muaj, dhe për zonat rurale, prej vetëm 91 eurosh në muaj. Në mënyrë që këto pensione të bëhen 400 euro, siç premtohet, do të nevojiten 2 apo 3 miliardë euro të tjera, do të kërkohet që, ose numri i të punësuarve të rritet me mbi 2 herë, ose që këta 750 mijë të punësuar, të taksohen jo më me 25%, por me 50% e më shumë të të ardhurave. Kjo natyrisht që është e pamundur, as me EDIN dhe as pa EDIN.
Premtimi i ngjashëm i opozitës për “minimum jetik 200 euro”, për pensionistët, studentët e të papunët, është ngjashëm i pamundur.
Sepse, që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, me filozofët e iluminizmit skocez David Hume dhe Adam Smith, është kuptuar që paratë nuk dalin nga asgjëja, ato dalin nga puna. Në mënyrë që të paguash pensionet, nevojitet që dikush të punojë e të paguajë kontribute, të cilat, shteti, nën drejtimin e politikanit, thjeshtë ia merr atij për t’ia kaluar pensionistit, por nuk mundet kurrsesi t’i shtojë. Maksimumi që politikani mund të bëjë është të vjedhjë një pjesë të tyre për të paguar makinerinë e vet elektorale, atë që, nga njëra anë i mundëson të fitojë zgjedhje pa pasur nevojë për bindë ndokënd me ide politike dhe njëkohësisht, pa pasur frerë për çfarë premton./Reporter.al
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar sot mediat amerikane si të sëmura dhe tha se duhet të jenë në fokus ...
takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndërprerë disa herë gjatë fjalës së tij nga të rinjtë, n...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama teksa po shpjegonte përfitimet e pasaportës europiane, gjatë takimit në Tiranë u ndal tek disa t&e...
ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar i shpalluar në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge ësht&e...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar pas dëshmisë së Arbjan Maz...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se janë rreth 1 mijë veta që po punojnë për mbylljen e negociatave me Bashkimi...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot takim me të rinjtë e kreqytetit që votojnë për herë të par&e...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues ...
BRUKSEL- Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se Komisioni është në kontakt me autoritetet kombëtare të Spanj...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Petrelë disa nga investimet e qeverisë në tre mandate vetëm p&eum...