POLITIKE

BIRN: PS bllokon dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit për aferën e sterilizimit

r.ll Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 19:04
BIRN: PS bllokon dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit për
ilir beqaj

TIRANË- Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi” kundërshtuan të martën thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.

Debati mes deputetëve të opozitës nisi gjatë një mbledhje të gjatë ku ishte thirrur për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i arrestuar me akuzën për “shpërdorim detyre” lidhur me abuzimin me fonde te Bashkimit Euroian.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi kërkoi që të merret një vendim për të kërkuar sërish zgjatjen e afatit të komisionit në mënyrë që të thirren të gjithë dëshmitarët e lidhur me çështjen, duke përfshirë dhe kryeministrin si përgjegjës për dhënien e këtyre dy koncesioneve dhe biznesmenen Nushi si përfituese direkt në kontratën e Check-up.

Por, nënkryetari socialist Plarent Ndreca këmbënguli se nuk kishin rënë dakord për dëshmitarë të tjerë dhe se afati nuk mund të shtyhej përsëri pas dy shtyrjeve të miratuara nga Kuvendi. “Kemi ezauruar dëshmitarët”- tha ai, duke shtuar se dëshmitari kryesor ishte Beqja.

Por, sipas Vokshit, opozitës dhe çdo deputeti i ka dhënë Gjykata Kushtetuese të drejtë që të kërkojnë dëshmitarë dhe pa qenë nevoja për të rënë dakord me deputetët socialistë.

“Të mos vijë Vilma Nushi që e kemi kërkuar që ditën e parë si një përfituese direkt, kjo tregon se ju keni porosi për të mbrojtur deri në fund atë”- iu drejtua ajo deputetëve socialistë, duke shtuar se “ajo nuk mund të dalë mbi ligjin”.

Afati i komisionit përfundon këtë javë, ndërkohë që shumë nga seancat gjatë më shumë se 10 muajve që komisioni është në fuqi janë shpenzuar për debate mes palëve.

Edhe seanca e së martës nuk bëri përjashtim pasi më shumë se 5 orë u debatua për procedurë ndërkohë që ish-ministri Ilir Beqja priste të dëshmonte.

Beqja mbërriti në Kuvend me duart e prangosura i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.

Kjo është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama‘ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022 dhe sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit.

Kryetarja e Komisionit refuzoi dëshminë e Beqajt me mjete vizuale, duke e cilësuar kërkesën e tij në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe një tentativë për të bërë spektakël, por socialistët mbrojtën me ngulm kërkesën e Beqajt.

Socialistët këmbëngulën që të hidhej në votim kërkesa e Beqajt për prezantim vizual të mbrojtjes së tij, ndërsa Vokshi e akuzoi PS-në për tentativë bllokimi të dëshmisë së tij, ndërkohë që i dha Beqajt mundësinë të lexojë një deklaratë para marrjes në pyetje./Reporter.al

edi rama vilma nushi komisioni i shendetesise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan