Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj përmes së cilit synon që të legalizojë lobimin në Shqipëri si dhe të krijojë një regjistër të lobuesve. Projektligji është produkt i një grupi pune të ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në korrik të këtij viti dhe drafti është propozuar nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Drafti përmban 32 nene dhe parashikon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si institucionin përgjegjës për regjistrin e lobuesve dhe aktivitetet e lidhura me ta.
Në relacionin që shoqëron projektligjin premtohet transparencë dhe llogaridhënie. Por ligji në vetvete propozon fshehjen e të dhënave thelbësore për transparencën, përfshi fitimet e lobuesve dhe shpenzimet e tyre. Neni 11 i draftit parashikon ndër të tjera se ndërsa publikohet emri i lobuesit dhe të lobuarit, “kopjet e kontratave të lobimit, duke përfshirë periudhën dhe shpërblimin” si dhe “deklaratat periodike mbi buxhetin dhe shumat e shpenzuara për lobim” mbahen sekret.
“Të dhënat e parashikuara në pikën 3 të këtij neni mund të përdoren nga KDIMDP vetëm për qëllime verifikimi, kontrolli, raportimi statistikor ose bashkëpunimi institucional, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sekretet tregtare,” thuhet në të njëjtin nen.
Në relacion pretendohet që drafti është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, por ky i fundit kërkon raportime të qarta të shpenzimeve dhe përfitimeve nga lobimi. Ngjashëm, SHBA publikon të plota të dhënat financiare dhe kontratat e lobuesve me palë të treta.
Në relacion nuk ka një shpjegim mbi zgjedhjen e Komisionerit si institucion për menaxhimin e lobimit dhe regjistrit të lobuesve dhe as për kapacitetet që do të duhen ngritur. Ndërkohë në vende anëtare të BE-së si Gjermania apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontrolli i lobimit bëhet nga vetë ligjvënësit.
Bashkimi Evropian ka një Sekretariat të posaçëm mes Parlamentit dhe Komisionit Evropian, në SHBA lobuesit raportojnë dhe regjistrohen në zyra të posaçme në Kongres dhe Senat dhe Bundestagu kontrollon lobimin në Gjermani. Vende të tjera ia kanë besuar këtë proces institucioneve të posaçme të specializuara kundër korrupsionit.
Ligji po ashtu parashikon një afat minimal për ish-zyrtarët, që pasi lënë detyrën, përfshihen në lobim. Sipas draftit, atyre u ndalohet lobimi për dy vjet vetëm në fushat e përgjegjësisë dhe institucionet në varësi.
Përtej kësaj, relacioni është kontradiktor. Në të thuhet se “Ky dokument shënon një nga pikët hyrëse të grupkapitullit “Themeloret” në kuadrin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, por njëkohësisht edhe që “ky projektligj nuk synon përafrim me acquis”.
Lobimi përkufizohet si një përpjekje e organizuar e grupeve të interesit, si bizneset, sindikatat, apo OJQ-të, për të ndikuar dhe bindur zyrtarët e qeverisë ose ligjvënësit për çështje të caktuara. Qëllimi është të sigurojnë që vendimet politike dhe ligjet e reja të jenë në favor të kauzës ose interesave të tyre specifike.
Në Shqipëri nuk ka pasur deri tani rregullime për këtë fushë, megjithatë raporte të organizatave ndërkombëtare dhe investigime kanë gjetur një sërë rastesh të të ashtuquajturave ligje me porosi./Reporter.al
Është shtyrë sërish seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e një prej a...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cil&e...
Belinda Balluku prezantoi sot ish-ministrin e Albin Kurtit, Liburn Aliun, si kreun e Portit të Durrësit. Kjo ceremoni live nuk u transmetua në fa...
Gjatë ditës së hënë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhej të paraqitej me avokatë në ambientet e Prok...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur në një takim me qytetarë të Tiranës, ku dhe ka k&eum...
Tërmet Peçi nuk zhgënjen asnjëherë kur vjen fjala të statuset e tij. Ajo që bie në sy është se ai mbe...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ka folur në lidhje me ndërhyrjet e hapura t&e...
Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka theksuar rëndësinë e pa...
Gazetari dhe analisti, Andi Bushati ngre pikëpyetje të mëdha se cili është interesi i kryeminsitrit Edi Rama për të dorë...
Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Ballu...