Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që fshijnë referencat si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit” nga projektligji i qeverisë “Për barazinë gjinore” – në një lëvizje që kritikohet si një hap pas në përpjekjet për luftën kundër diskriminimit gjinor nga organizatat e shoqërisë civile.
Me propozim të deputetes të Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, deputetët socialistë votuan pro heqjes së neneve të përkufizimeve që zgjeronin fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, duke i zëvendësuar ato me termat “burrë dhe grua”.
Ndryshimet u bazuan në dhjetra amendamente të depozituara disa ditë më parë nga kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, pasi nisma ligjore krijoi një debat publik dhe kundërshtim nga opozita dhe komunitetet fetare.
Përfaqësuesit e qeverisë nuk i kundërshtuan ndryshimet dhe as nuk i mbrojtën termat gjithpërfshirës të nismës, ndërsa thanë se qëllimi kryesor ishte krijimi i mundësive të barabarta për gratë në shoqëri dhe mbrojtja nga diskriminimi me bazë gjinore.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, sqaroi se koncepti i gjinisë në ligj nuk krijon kategori të reja juridike, por synon një qasje të integruar ndaj diskriminimit me bazë gjinore, në përputhje me ligjin për mosdiskriminimin dhe praktikat e Bashkimit Europian.
“Gjatë gjithë projektligjit është përdorur binariteti burrë dhe grua dhe nuk devijon nga ky binaritet,” u tha Seferi deputetëve duke theksuar se “ligji nuk përcakton gjini, por flet për mosdiskriminimin gjinor”.
Ndërsa termin “përkatësi të shumëfishtë” ajo argumentoi se lidhej me faktorë të tjerë; “kur për shembull, një grua që jeton në zonë rurale, është rome dhe përballet me vështirësi sociale.”
Ajo theksoi se qëllimi i ligjit është trajtimi i barabartë dhe fuqizimi ekonomik i grave, ndërsa kuotat gjinore përcaktohen për t’u reflektuar në Kodin Zgjedhor dhe ligje të tjera përfaqësuese.
Deputetët e opozitës kritikuan terminologjinë e përdorur nga qeveria si ‘tinzare’ që synon të ndryshojë ‘strukturën e shoqërisë dhe familjes”.
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo ngriti shqetësime mbi formulimet e projektligjit, duke theksuar se disa prej përkufizimeve “hapin derën për doktrina që nuk mund t’i përcillen publikut shqiptar.”
“Përkatësia e shumëfishtë gjinore shpartallon kolona të rëndësishme të shoqërisë,” u shpreh Bozdo.
Bozdo dhe deputetë të tjerë të PD-së shprehën habinë e tyre që prezantimi i nismës nga ministria nuk përkonte me përkufizimet që ishin shkruar në projektligj.
“Nëse jeni të bindur se ekzistojnë vetëm dy gjini, pse i keni futur të gjitha këto përkufizime?”- pyeti ai zëvendësministren.
Edhe pse ishin ata që i kundërshtuan përkufizimet ligjore, deputetët e opozitës votuan kundër amendamenteve të PS-së që i ndryshuan ato.
Parlamenti bëri kështu një vesh shurdh nga apeli i organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut të cilat kërkuan të premten që të mos ndryshohej projektligji.
“Çdo ndryshim që minon këto parime do të ishte një hap prapa për shoqërinë shqiptare. Çdo pengesë apo dobësim i ligjit me kërkesë nga grupe të caktuara nuk duhet të na shenjojë si shoqëri dhe është një kërcënim për përparimin e mundimshëm 30-vjeçar të grave shqiptare,” thuhet në deklaratë e koalicionit të këtyre organizateve.
Projektligji i ri, i cili synon të harmonizojë legjislacionin shqiptar me standardet e BE-së dhe konventat ndërkombëtare, u bë objekt i një debati të ashpër publik dhe po ashtu objekt dezinformimi.
Drafti fillestar, i mbështetur nga organizatat, përditësonte terminologjinë ligjore duke përfshirë koncepte si “identiteti gjinor” dhe “shprehja gjinore”, përtej përcaktimit klasik binar “burrë e grua”. Kjo shkaktoi reagim nga grupe konservatore dhe fetare, të cilat pretendojnë se ligji po “krijonte gjini të reja” dhe po cenonte “familjen tradicionale”./BIRN
Kandidati i pavaruar për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. Në takim janë bë...
Në mbyllje të konferencës “30 vite partneritet dhe progres, Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”,...
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, në një deklaratë për mediat, është shprehur sërish, se arrestimi i Ili...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi përmes një statusi në Facebook ka publikuar të dhënat e OECD për ...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga fronti opozitar, Florian Binaj, ka zhvilluar daljen e tij të parë pu...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, mori pjesë në ko...
Edi Rama deklaroi dje para shqiptarëve se ka në plan të vendosë ID dixhitale për shqiptarët duke nisur nga viti që vjen.Por...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, nga një postim në rrjetet sociale ka publikuar një video ku tregon se një qyte...
Kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit t...
Seanca paraprake ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen...