I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANA- Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA.
“…Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore,” shkruhej në statusin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas degradimit të flotës së helikopterëve Cougar për vite me radhë, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në kontrata mirëmbajtjejeje dhe sigurimi, Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s në vitin 2021 për mirëmbajtjen e tyre.
Ndihma sigurohet përmes Partnershipit për Mbështjejen e Helikopterëve, një mekanizëm që ofron mbështetje logjistike për 11 vendet anëtare, mes së cilave është edhe Shqipëria.
Marrëveshja e siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregon megjithatë se ky mekanizëm mund të mos jetë në gjendje të ofrojë mbështetje për të gjitha rastet, duke i orientuar vendet që të ndjekin edhe procedurat e tyre të brendshme.
Forca Ajrore zotëron katër helikopterë Cougar, të blerë përmes një kontrate të vitit 2010 të qeverisë “Berisha” me kompaninë Eurocopter për 78.6 milionë euro. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se të paktën nga viti 2018, Ministria e Mbrojtjes dështoi që të garantonte mirëmbajtjen periodike të tyre, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e Forcave Ajrore.
E pyetur nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes nuk dha të dhëna për gjendjen teknike të tre helikopterëve të tjerë “Cougar”, duke sugjeruar që t’i referohemi faqes së tyre zyrtare.
Përveç helikopterëve “Cougar”, Forca Ajrore u pasurua edhe me dy helikopterë Black Hawk të sjellë nga Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2024.
Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se mirëmbajtja e helikopterëve Black Hawk do të kryhet nga pala amerikane në bashkëpunim me specialistët e Bazës Ajrore të Farkës deri në dhjetor të vitit 2025. Pas kësaj periudhe, referuar dhe vijimit të trajnimit të personelit shqiptar, kjo mirëmbajtje do të kryhet nga specialistët e Forcës Ajrore./ BIRN
Charles Michel, Olaf Scholz, Edi Rama, Ursula Von der Leyen dhe Andrej Plenkoviç TIRANA- Media gjermane Der Spiegel i ka dedikuar një arrt...
TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar sot pas kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA, për mosdërgimin e mandatit t...
TIRANA- Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika ndaj mazhorancës pas një votim...
ilir meta, sulejman rexhepi TIRANË- Ditën e sotme në media po qarkullon një lajm me akuza të forta ndaj presidentit të Partis...
Foto ilustruese TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të mos ndryshojë masat e si...
olta xhacka TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçk&...
Kellici TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e s...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar ndryshim të...
olta xhacka TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundë...