U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Berisha u tha sipërmarrësve se demokratët janë për krijimin e zonave të lira ekonomike. Kryedemokrati tha se në zonat ekonomike nuk do lejohen investime nga offshore sepse kthehen qeveritarët dhe sjellin ato që i kanë vjedhur dhe kjo e bën të pamoralshëm zonën e lirë ekonomike. Ai shtoi se në raport me drejtësinë duhet ngritur zëri dhe se shqiptarët kanë nevojë për një rireformim të sistemit.
"Ju shtruat disa çështje shumë seriozë dhe unë po ndalem në një prej tyre, çështja e Gjykatës Administrative. Çfarë ndodh sot? Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ne nga kjo që pësoi drejtësia pas reforme, ne humbasim miliarda euro të ngrira, të bllokuara në çështje civile midis jush, midis shtetit, në tërësi. Unë sot nuk di një investitor serioz të huaj që të vijë në këtë vend ku ka zero siguri juridike. Sepse nuk ka proces", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne jemi për krijimin e zonave të lira ekonomike. Në rast se vështron 34 vite, Shqipëria nuk arriti të ketë zonat e lira ekonomike, në një kohë kur fqinjët tanë i kanë sukses të vërteta. Maqedonia ka 6 dhe po shton të tjera. Serbia ka 18. Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të filluar me 4 zona ekonomike dhe pastaj sipas mundësisë. Në zonat ekonomike nuk do lejohen investime nga offshore sepse kthehen qeveritarët dhe sjellin ato që i kanë vjedhur dhe kjo e bën të pamoralshëm zonën e lirë ekonomike. Ne kemi pasur dhe kemi ngritjen e një banke zhvillimi. Natyrisht kjo bankë zhvillimi do ngrihet në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare në mënyrë që të ketë të gjitha garancitë.
Ju shtruat disa çështje shumë seriozë dhe unë po ndalem në një prej tyre, çështja e Gjykatës Administrative. Çfarë ndodh sot? Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ne nga kjo që pësoi drejtësia pas reforme, ne humbasim miliarda euro të ngrira, të bllokuara në çështje civile midis jush, midis shtetit, në tërësi. Unë sot nuk di një investitor serioz të huaj që të vijë në këtë vend ku ka zero siguri juridike. Sepse nuk ka proces. Në qoftë se i thua do presësh 10 vite, ai nuk është proces. Por unë kërkoj që të ngrini zërin për këtë. Pse? Ku jemi ne sot? Ne jemi sot në një përballje me pasoja të tmerrshme ekonomike, ligjore, të drejtave të njeriut në këtë reformë, të cilës i dalin zot në një përçmim të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm ndaj shqiptarëve.
Pse e them këtë? Sot për çështjet civile duhet të presësh 10 vjet apo 15 vjet dhe kjo nuk po vjen duke u pakësuar. Ishin 130 mijë dosje, tani janë 150 mijë dosje. Dhe po të pyesësh, thonë reforma. Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor. Po dënohen zyrtarë, për zyrtarë mbani një statistikë ju lutem, Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste. E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre.
Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite. Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj. Sigurisht ne e ngremë zërin tonë sepse nuk mund të pranojmë një drejtësi politike, por ju si biznes, qytetarët duhet të ngrenë çështjen se atyre u mungon procesi ligjor që është një e drejtë themelore e tyre. Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë. Dakord, u dënuan disa zyrtarë, por kjo nuk justifikon që të presë një popull i tërë për një proces 10 vite, 15 vite. Jemi këtu, 62 përqind e të burgosurve në Shqipëri janë të paraburgosur, për definicion të pafajshëm, të padënuar. Ne u bëmë një vend, kape e fute sepse nuk ka gjykatës për ta shqyrtuar, nuk ka prokuror për të ndjekur dosjen.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Match-Maker Albania 2025” ku të pranishëm...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ti...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka replikuar me një komentuesit i cili u shpreh se ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" i është përgjigjur komenteve t&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale i është përgjigjur komenteve të ndjekës...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka folur në lidhje me pagën mesatare. Rama u s...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkroi për linjat hekurudhore. Rama theksoi se Tiranë-Durrës ësh...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot sot besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Live në r...
TIRANA-Kryeministri Edi Rama iu përgjigj live sot një komentuesi që i tha se më 11 maj "do të marrin Noc Rrokun." Rama i tha komentue...