“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për mbledhje të menjëhershme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me qëllim shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për autorizimin nga Kuvendi të arrestimit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas tij, autorizimi për arrestimin e Ballukut duhet të vendoset pa asnjë vonesë si pika e parë e rendit të ditës në seancën plenare të datës 18 dhjetor.
Deklarata: Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, konkretisht neneve 13 dhe 118, dhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj thirrjen e menjëhershme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me qëllim shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Ky autorizim duhet të vendoset pa asnjë vonesë si pika e parë e rendit të ditës së seancës plenare të datës 18 dhjetor.
Vjedhja sistematike e taksave të shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të gëzojë as edhe një sekondë më shumë imunitet politik. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të shndërrohet kurrë në strehë dhe mburojë të korrupsionit të shfrenuar dhe kriminal të Edi Ramës dhe rrethit të tij më të ngushtë.
Miratimi i kërkesës për arrestimin në detyrë të Zv/Kryeministres Belinda Balluku nuk është vetëm i domosdoshëm, është tejet i vonuar dhe, fatkeqësisht, i pjesshëm. Ai përbën një tjetër përpjekje të dëshpëruar për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale që rëndojnë drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, për aferat e tmerrshme korruptive të kryera me urdhërin e tij dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ballukun, në dhjetëra projekte infrastrukturore që kanë grabitur miliarda nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Vetëm marrja e Edi Ramës si i pandehur do të mund të rikthente sadopak shpresën dhe besimin e shqiptarëve te drejtësia. Edhe atëherë, do të jetë sërish shumë vonë, sepse me vetëdije ai jo vetëm është amnistuar për kryevepra të rënda korruptive, por i është garantuar një imunitet politik absolut, edhe kur është kapur hapur në afera flagrante.
Dorëheqja e Edi Ramës sot nuk është thjesht e domosdoshme, është urgjente, e pashmangshme dhe thellësisht e vonuar.
Kërcënimet boshe dhe manovrat e tij të ndyra politike, institucionale dhe mediatike për të shpëtuar veten dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë gati ta fundosin bashkë me veten, kanë marrë fund.
Shteti shqiptar nuk mund të mbahet më peng nga një strukturë e organizuar kriminale, në krye të së cilës qëndron vetë Edi Rama, ideatori, urdhëruesi, autori dhe përfituesi kryesor i aferave monstruoze korruptive të kësaj qeverie.
Hapi i radhës, duhet të jetë krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër, ku qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë, pa presion, pa frikë dhe pa manipulim.
Është momenti që shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të flasin qartë, me guxim dhe kurajë, në Protestën Kombëtare të thirrur nga Opozita e Bashkuar më 22 dhjetor. Numërimi mbrapsht për Narkoshtetin ka filluar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizimin ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipë...
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit që zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ti hiqet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe kërkesës së SPAK drejtuar Ku...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas hetimeve të SPAK dhe masave të sigurisë të vendosura nga G...
Deputeti i Partisë së Lirisë Edmond Haxhinasto i ftuar në studion e News24 ka folur për kërkesën e SPAK që ka kër...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për ...
Gazetari Basir Çollaku komentoi aksionin e sotëm të SPAK, i cili ekzekutoi 8 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë në l...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SPAK kërkoi autorizimin nga Kuvendi për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, pasi kjo e fundit u rikth...
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Balluku është marrë zyrtarisht e pan...