Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me sektorin energjitik në vend. Blushi theksoi se me Partinë e Lirisë në Qeveri, nga 1 janari 2026 të gjithë konsumatorët familjarë do të paguajnë energjinë elektrike në vlerë 8 lekë/kwh.
Ai shtoi se për qindra mijë pensionistë nuk meritojnë të paguajnë çmime të jashtëzakonshme. Blushi tha se Partia e Lirisë angazhohet për uljen e menjëhershme për konsumatorët familjarë, nga 11.4 lekë/këh të paktën në vlerën 8 lekë/kwh, e sidomos për të gjitha kategoritë në nevojë që nuk kanë mundësi t’i përballojnë këto çmime.
“Korrupsioni i tmerrshëm kriminal në sektorin energjitik të drejtuar nga Belinda Balluku shkëlqeu mbrëmë si drita e diellit me zhytjen e më shumë se gjysmës së vendit në errësirë totale, me pasoja të rënda për ekonomitë familjare dhe atë kombëtare.
Ky stakim i dytë, që ndodh pas “blackout”-it të Qershorit, në kushtet kur digat janë plot, kur miliona euro taksa të shqiptarëve janë harxhuar për investime elektorale në rrjetin energjitik, kur qindra milion euro vijojnë të hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) që jo vetëm nuk ka prodhuar por nuk do të prodhojë asnjëherë asnjë kilovat energji në dobi të konsumatorit familjar, provon se fokusi i vetëm i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut është vjedhja e përbindshme dhe jo garantimi me energji i qytetarëve.
Aq shumë janë të fokusuar sa edhe vjedhja është përqëndruar vetëm brenda kabinetit qeveritar, siç provon fakti se të gjitha tenderat korruptivë për përmirësimin e rrjetit energjitik, në Vlorë, Durrës dhe Shkodër fitohen nga vëllai i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Korrupsioni do të vijojë për sa kohë nuk respektohet kodi i transmetimit dhe kodi i shpërndarjes, nuk respektohen planet e zhvillimit të miratuara nga ERE për sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes si dhe për sa kohë do të zhvillohen projekte klienteliste që u shërbejnë interesave që rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike për popullatën dhe shërbimet jetike të saj.
Përballë kësaj situate shumë të rëndë, që provon se në 12 vite keqqeverisje të “Rilindjes” sektori energjitik është trajtuar si plaçkë për të pasuruar në mënyrë të paligjshme Edi Ramën, Belinda Ballakun dhe zyrtarët e lartë të “Rilindjes”, në kushtet kur furnizimi me energji elektrike është rikthyer në periudhat më të errëta, aq sa edhe fshatrat e Fierzës që furnizon me energji të gjithë Shqipërinë prej javësh janë pa energji elektrike, dhe duke marrë në konsideratë se çmimi aktual i energjisë elektrike është pothuajse i papërballueshëm për më shumë se gjysmën e popullatës, Partia e Lirisë angazhohet për uljen e çmimit të energjisë pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Duke qenë se konsumatori privat si klient i Furnizimit të Mundësisë së Fundit (FMF) tarifohet me çmim tregu, ka qënë më i lartë se 18.4 lekë/këh dhe ky konsumator privat konsumon 1 Teravat/orë sipas bilancit vjetor të publikuar nga vetë ERE, kjo është një arsye për uljen e çmimit për konsumtorët familjarë dhe sidomos për mbi 790 mijë pensionistë.
Duke qënë se mbi 2100 klientë privatë kanë dalë në treg të lirë dhe energjia që i shet OSHEE është 18.4 lekë/këh dhe konsumi për fashën e klientëve privatë sipas bilancit të ERE është 1.2 Tëh, ky është një faktor tjetër pse duhet ulur çmimi për konsumatorët familjarë e sidomos për pensionistët.
Duke qënë se sasia e energjisë që OSHEE i shet familjarëve shqiptarë është 3.1 Tëh (teravat) dhe kjo sasi është prodhim i garantuar nga KESH sipas mesatares shumë-vjeçare të prodhimit edhe ky është një faktor tjetër, përse duhet ulur çmimi për për konsumatorët familjarë e sidomos pensionistët.
Duke qënë se kosto e energjisë, që furnizon konsumatorin familjar e cila është energji që mund të prodhohet vetëm nga KESH, është rreth 8 lekë/këh, atëhere edhe ky është veçse një argument tjetër për uljen menjëhershme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar e në mënyrë të veçantë për pensionistët.
Pra është krejtësisht e mundur dhe e realizueshme ulja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar nga 11.4 lekë/këh të paktën në vlerën 8 lekë/këh. Me Partinë e Lirisë në Qeveri, nga 1 janari 2026 të gjithë konsumatorët familjarë do të paguajnë energjinë elektrike në vlerë 8 lekë/këh.
Nga kjo masë do të përfitojnë në veçanti rreth 790 mijë pensionistë, në qytet dhe në fshat, që janë sot konsumatori kryesor familjar në Shqipëri dhe që e kanë të pamundur të ushqehen me pensionin e tyre e jo më të blejnë barna dhe akoma më tej të paguajnë faturat e energjisë elektrike me një çmim kaq të lartë, që nuk ka më asnjë justifikim, as në planin ndërkombëtar, as në planin e brendshëm.
Për qindra mijë pensionistë, në veçanti për ata që kanë lënë kockat në të gjithë ato vepra publike që i ka dhe sot sistemi ynë energjetik, edhe nuk e kanë marrë atë shpërblimin e merituar në atë kohë dhe nuk meritojnë ata të paguajnë çmime të jashtëzakonshme sot, kur nuk ekziston më asnjë arsye për këto çmime të cilat janë jo vetëm të papërballueshme po tërësisht spekulative, Partia e Lirisë angazhohet për uljen e menjëhershme për konsumatorët familjarë, nga 11.4 lekë/këh të paktën në vlerën 8 lekë/këh, e sidomos për të gjitha kategoritë në nevojë që nuk kanë mundësi t’i përballojnë këto çmime”, tha Blushi.
Shoqerimi nga policia DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë ditën e sotme pamje të shoqërimit të dis...
ervin hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar sot se kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet parlamen...
gjkko TIRANË- Seanca gjyqësore për çështjen "Partizani" në GJKKO është shtyrë. Më 20 janar në or&e...
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka sqaruar incidentin e ndodhur në Kuvend, ku u përplas me deputetin Agron S...
Meta TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se do të merret nesër në pyetje nga SPAK. Përmes një post...
TIRANA- SPAK do të marrë në pyetje nesër kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta nën cilësinë e personit n&...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në SPAK për të respektuar vendimin e GJKKO-së për masën...
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për më 20 janar, në orën 13:30...
Meta TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka theksuar se fatkeqësisht sot arsimi në Shqipëri është kthyer në nj...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 13 janar seancën gjyqësore për padinë e bërë ng...