Me urdhër të Ramës, Mali i Zi bllokon emigrantët shqiptarë në kufi, protestuesit marshojnë drejt ambasadës
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në Elbasan, duke e akuzuar se shmangu kritikat e raportit të Parlamentit Europian për korrupsionin, zgjedhjet, median dhe drejtësinë.
Boçi tha se Rama “shpall armik këdo që nuk e duartroket”, ndërsa fajin për problemet në vend ua hedh mediave, opozitës dhe qytetarëve.
Sipas tij, Rama po përpiqet të mbulojë korrupsionin me propagandë dhe retorikë politike, ndërsa qytetarët kanë nevojë për punë, bujqësi, drejtësi dhe paga më të larta.
“Europa nuk është parrullë asambleje. Europa është standard dhe standardi i parë është llogaridhënia”, përfundon reagimi i Boçit në videomesazhin e tij.
Të dashur qytetarë, Rama sot në Elbasan foli për helm, për dezinformim, për forca kundër qeverisë. Pra, foli për armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Por nuk tha asnjë fjalë për kritikat e forta dhe denoncimet që Parlamenti Europian i ka bërë qeverisjes së tij: korrupsion i nivelit të lartë, presion ndaj drejtësisë, probleme serioze me zgjedhjet, liri të vrarë të medias dhe mungesë llogaridhënie. Në Elbasan, Edi Rama nuk erdhi për të dhënë llogari.
Ai erdhi për të shpallur armik këdo që nuk duartroket atë. Sipas tij, mediat e tij nuk janë kapura sepse e kritikojnë atë. Opozita na qenka katastrofa ambulante. Qytetarët që ankohen na qenkan viktima të dezinformimit. Fermerët që nuk marrin asnjë mbështetje duhet të mësojnë faturat se nuk dinë t'i lexojnë, sipas Ramës. Ata që flasin për korrupsionin, sipas kryeministrit, nuk kuptojnë fare ekonominë. Pra, faji nuk është te qeveria, sipas tij.
Faji është tek lajmi, që megjithatë ai e kontrollon në 90%. Është tek portali, te opozita, te qytetari, tek fermeri, tek kodra që bie vetë, te gjithçka përveç pushtetit. Ky është thelbi i një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me vendin. Kur njerëzit ankohen, i quan të helmuar. Kur mediat raportojnë atë pjesë që e mendojnë, i quan të deformuara. Kur opozita denoncon qartazi, e quan pengesë. Kur korrupsioni shpërthen kudo, ai na thotë se ekonomia po rritet, prandaj korrupsioni nuk ekziston. Logjikë magjike, siç i shkon përshtat një pushteti që beson se realiteti ndryshohet me fjalimin e partie. Por, e vërteta është më kokëfortë se propaganda.
Shqipëria dhe Elbasani nuk kanë nevojë për leksione partie, kanë nevojë për rrugë të sigurta, për punë, shkolla, bujqësi reale, shërbime, drejtësi dhe dinjitet. Rroga dhe pensione më të larta. Shqipëria nuk afrohet me Europën duke shpallur armik median që nuk e zapton dot, duke sulmuar me çfarë ke në gojë opozitën që nuk e kontrollon dhe duke i kërkuar qytetarit të besojë se korrupsioni është thjesht keqkuptim televiziv. Europa nuk është parrullë asambleje. Europa është standard dhe standardi i parë është llogaridhënia, pikërisht ajo që Edi Rama shmang në panik sa herë ngjitet në podium.
Faleminderit!
Pesë parti politike shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar, u bashkuan zyrtarisht në një subjekt të vetëm polit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku, vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e kosto...
Intervistë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për emisionin "Më lër ta mbaroj" në X-Media - Pjesa e p...
Një ditë pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili akuzoi në ditën e Europës, ambasadorin e BE-së...
Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit të propagandës së tij, “Flasim” u shpreh se vend ynë &eum...
Kryeministri Edi Rama tha për reformën administrative- territoriale dhe atë zgjedhore se procesi po vijon në mënyrë gjithëp&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dënuar dhunën policore ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës, duke ...
Komiteti kundër Torturës i Kombeve të Bashkuara ka vendosur në qendër të kritikave marrëveshjen mes Italisë dhe Shqip&eu...
Në Ditën e Europës, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë,...