Me urdhër të Ramës, Mali i Zi bllokon emigrantët shqiptarë në kufi, protestuesit marshojnë drejt ambasadës
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...

Në seancën e sotme parlamentare, diskutimet janë fokusuar te ratifikimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në planin e paqes për Lindjen e Mesme, të propozuar nga ish-Presidenti Donald Trump.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i opozitës, Tritan Shehu ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit dhe mazhorancës, duke i akuzuar ata për heshtje të qëllimshme dhe mungesë mbështetjeje ndaj kësaj nisme gjeopolitike.
Sipas tij, opozita e ka përshëndetur me entuziazëm që në ditën e parë planin Trump për Gazën dhe Lindjen e Mesme, duke e konsideruar atë një sukses. Megjithatë, Shehu theksoi kontrastin me qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare. Në fjalën e tij, ai u shpreh se ky është i vetmi Kryeministër i një vendi të NATO-s që nuk ka thënë asnjë fjalë personale në favor të këtij plani, duke aluduar se kjo heshtje vjen për shkak të ndikimeve të jashtme që kërkojnë të kushtëzojnë politikat në Ballkanin Perëndimor.
Fjala e plotë
Sepse ne kërkojmë të ratifikojmë në parlament atë që kemi përshëndetur prej ditës së parë, që u deklarua fillimin e fazës së dytë të planit të Trump për paqe në Lindjen e Mesme, në Gaza, por që padyshim është me efekte dhe reflektime të mëdha në të gjithë hapësirën e Lindjes së Mesme dhe më shumë se aq.
Ne e përshëndetëm absolutisht në mënyrë entuziaste implementimin e planit Trump, e kemi ndjekur me vëmendje dhe konsiderojmë një sukses pothuajse përmbushjen e fazës së parë të tij dhe fillimin e fazës së dytë.
Ishte ky Kryeministër, i cili realisht nuk ka thënë asnjë fjalë personale në favor të këtij plani të paqes së Presidentit Trump gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndërsa u shprehën të gjithë drejtuesit e shteteve kryesore, kryeministra apo presidentë, i vetmi kryeministër anëtar i një vendi të NATO-s dhe një vendi që aspiron të jetë në Bashkimin Europian që nuk u shpreh dhe nuk është shprehur akoma dhe sot.
Dikush mund të më gjejë, po të dojë, një citim me datë dhe me vend, për të përshëndetur këtë plan paqeje. Pse? Sepse realisht nuk e lejonin ata që janë armiqtë e Presidentit Trump, ata që janë ata të cilët kërkojnë të kondicionojnë përsëri politikat botërore dhe veçanërisht hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Fatmirësisht ky plan eci përpara dhe sot jemi në një ditë të rëndësishme. Shqipëria kërkohet të jetë pjesë e bordit të gjerë, e theksoj, e bordit të gjerë, jo e komisionit ekzekutiv, e bordit të gjerë të realizimit të këtij plani. Gjë kjo që duhet përshëndetur. Unë po e them, se na takon ne në radhë të parë, që e përshëndetëm që në fillim këtë plan, ta votojmë dhe do ta votojmë këtë ftesë për Shqipërinë për të qenë pjesë e këtij bordi, sepse kjo ftesë është për Shqipërinë.
Fatkeqësisht kjo mazhorancë edhe sot po e zbeh këtë ftesë, po e kompromenton këtë ftesë, duke kërkuar ta personifikojë, duke kërkuar ta konkretizojë, ta bashkojë me një emër. Gjë që nuk është e vërtetë. Nuk është absolutisht e vërtetë, nuk është e drejtë dhe në këtë mënyrë vetëm se vlerësohet edhe kjo seancë e sotme që po bëjmë në këtë parlament.
Futja, dhënia e kësaj ftese, kërkimi që Shqipëria të jetë, është pjesë e një numri shumë të madh ftesash që janë bërë në botë sot për të qenë pjesë e këtij bordi të gjerë. Por pavarësisht nga kjo, kjo lidhet padyshim dhe me atë që Shqipëria ka realizuar që nga viti 1992, me atë vizion të qartë pro-perëndimor, pro-amerikan, që ne kemi treguar që nga viti '92 dhe në vazhdim. Me atë që Shqipëria me Kryeministër Berishën arriti të bëhet anëtare e NATO-s, deklaratë edhe që e bëri këtu në Shqipëri, në Tiranë, Presidenti Bush, kur krahas asaj deklaroi dhe pavarësinë e Kosovës dhe njohjen zyrtare të Kosovës, pra pavarësinë e saj.
Pra kemi të bëjmë me një vazhdë të gjatë të qëndrimit të vendit tonë, të pozicionimit të qartë të vendit tonë. Jemi ne ata të parët që kemi thënë dhe themi dhe ngulim këmbë, që Shqipëria në politikat e sigurisë globale duhet të ndjekë ngushtësisht hap pas hapi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi ne ata të cilët kemi votuar edhe ndonjëherë me një kosto politike, siç ka bërë Berisha në 2012-ën në Këshillin e Sigurimit.
Gazment Bardhi i është përgjigjur sulmit të deputeti dhe njëherazi kreut të partisë ‘Mundësia’, Agron Sheh...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë t&...
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka mbajtur fjalën e tij sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet ratifikimi i ftesës së ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi në Kuvend kryeministrin Edi Rama se po trajton në mënyrë jo serioze një ...
Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar në një shënim në faqen e tij në facebook atë çfarë po ndodh në kuvend dhe ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Knessetit, parlamentit të Izraelit, n&...
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, vendim i marr&eu...
Kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës n&e...
Edi Rama ka pranuar këtë të enjte se sistemi i drejtësisë në vend është i kapur. Nga foltorja e Kuvendit, ai ka ironi...
Gaz Bardhi tha sot në Kuvend se Rama po përdor ftesën e SHBA-ve për Bordin e Paqes, që t'i bëjë presion SPAK-ut, duke u heq...