POLITIKE

Bozdo: Qeveria krijoi parajsë fiskale për kompanitë e lidhura me pushtetin

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 11:00

Bozdo: Qeveria krijoi parajsë fiskale për kompanitë e lidhura me

Në një deklaratë për mediat, deputeti Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë për krijimin e një “parajse fiskale” për të favorizuar një grup të caktuar kompanish të lidhura me pushtetin.  Sipas tij, kjo skemë u mundësua përmes një sërë lehtësish të paprecedenta fiskale, të cilat më pas u tentuan të legalizoheshin me vonesë përmes ndryshimeve ligjore të nxituara.

Në qendër të akuzave qëndron një paketë përfitimesh abuzive, ku përfshihen tatim fitimi 0% për 15 vite, tatim 0% mbi pagat për 10 vite, si dhe TVSH 0% për mallra dhe shërbime.

Për më tepër, sipas deputetit këto kompani përjashtoheshin nga taksat doganore dhe ato vendore, duke gëzuar edhe lehtësira për sigurimet shoqërore dhe rimbursim për trajnimin e stafit.

“Të gjitha këto benefice ndërtonin praktikisht një parajsë fiskale,” deklaroi Bozdo.

Problemi ligjor, sipas tij, lindi pasi ligji fillestar për Parkun Teknologjik Durana i vitit 2022 nuk e njihte konceptin e “regjistrimit virtual” të kompanive.  Kjo mangësi ligjore bëri që përfitimet të ishin të paligjshme.

Për të zgjidhur këtë situatë, Bozdo pretendon se mazhoranca socialiste ndërhyri duke miratuar me nxitim dhe pa debat publik ndryshime në ligj, duke e përligjur skemën me katër vite vonesë.

Ky model, thekson deputeti, bie ndesh hapur me standardet e Bashkimit Evropian dhe OECD-së.

Modelet e parqeve me regjistrim virtual dhe aktivitet real diku tjetër janë të palejuara në BE, pasi konsiderohen si burim për evazion fiskal dhe minim të konkurrencës së lirë.

Bozdo argumentoi se skema e zbatuar shkel disa parime themelore ndërkombëtare.

E gjithë kjo aferë, sipas Bozdos, jo vetëm dëmton arkën e shtetit dhe konkurrencën e ndershme, por edhe minon rrugën e integrimit evropian të vendit.

Deklarata e plotë:

“Tatim fitimi 0% për 15 vite. Tatim mbi pagat 0% për 10 vite. TVSH 0% për mallra, pajisje dhe shërbime.

Përjashtim nga taksat doganore, lehtëzira për sigurimet shoqërore. Përjashtim nga taksat vendore për 10 vjet.

Taksa e pasurisë së paluajtshme, si për shembull taksa e ndikimit në infrastrukturës për ndërtimet, gjithashtu përjashtohet. Rimbursim i pjesshëm për trajnimin e stafit.

Procedura të thjeshtuara doganore.

Të gjitha këto benefica, përfitime, ndërtonin praktikisht një parajsë fiskale.

Ky model, që nuk haset në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian, u ofrohet kompanive të lidhura me qeverinë, të cilat praktikisht janë në pronësi dhe komandohen nga i njëjti grup kriminal që mori peng Akshin.

Por ata që e ndërtuan këtë skemë, me katër vite vonesë, kuptuan se kishte një problem të vogël, në thonjëza.

As ligji për parkun teknologjik Durana i vitit 2022 dhe as VKM-të në dalje të tij, nuk njihnin konceptin e regjistrimit virtual të kompanive dhe për rrjedhojë, as përfitimin nga kompanitë të këtyre beneficave përrallore fiskale.

Prandaj, ky problem i vogël ligjor, në thonjëza, duhej ndrequr sa më parë.

Për këtë arsye, me nxitimin e hajdutëve të kapur me vjedhje, mazhoranca socialiste miratoi me nxitim, pa asnjë debat publik, ndryshime në këtë ligj, duke përligjur me katër vite vonesë konceptin e regjistrimit dhe të operimit virtual

Sigurisht që kjo procedurë kaq e nxituar nuk e mbulon dot vjedhjen. Madje e nxjerr atë më në pah.

Sepse edhe sikur parimi i virtualitetit të ishte një parim logjik dhe i pranuar, përsëri fakti është që kompanitë e çunave të Akshit kanë përfituar lehtësitë më të mëdha fiskale në kohën e Edi Ramës.

 Sigurisht, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Por kjo aferë nuk mbaron me kaq. Këtu kemi dhe një problem tjetër, i cili nxjerr zbuluar gjithë retorikën e mazhorancës përsa i përket integrimit Evropian.

Modelet e parqeve me regjistrim virtual dhe aktivitet diku tjetër, janë të palejuara në vendet e Bashkimit Evropian.

Madje në 15-20 vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka implementuar standarte të cilat kërkojnë të çrrënjosin këtë model, sepse ai është burim kryesor i evazionit fiskal dhe i minimit të konkurrencës së lirë dhe të ndershme, të cilat janë dy shtylla shumë të rëndësishme të politikave evropiane në fushën e biznesit, konkurrencës dhe klimës së biznesit.

Më poshtë po rreshtoj disa argumente pse parku virtual i Durana bie ndesh me standartet e OECD-së, standarti BEPS, dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Së pari, shkëput tatimin nga krijimi real i vlerës ekonomike. Standarti BEPS i OECD-së kërkon që fitimi të tatohet atje ku krijohet vlera reale ekonomike. Çka do të thotë aktiviteti, stafi dhe ku ndodhet vendimmarrja. Parku virtual lejon përfitime tatimore pa prani fizike dhe pa aktivitet real, duke e kthyer tatimin në formalitet dhe jo në pasqyrim të ekonomisë reale.

Së dyti, shkel parimin e aktivitetit real ekonomik. BEPS-i dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që lehtësirat fiskale të lidhen me punësimin real, shpenzime reale në kërkim dhe zhvillim, infrastrukturë funksionale.

Modeli virtual i Duranës nuk garanton asnjërën prej tyre, duke lejuar që aktiviteti real të kryhet jashtë vendit ose jashtë parkut Durana, ndërsa fitimi deklarohet në Shqipëri me 0%.

Së treti, krijohet regjim fiskal preferencial i dëmshëm sipas OECD-së. Regjimet me taksim 0%, akses selektiv, mungesë aktiviteti real ekonomik, klasifikohen nga OECD-ja si regjim fiskal preferencial i dëmshëm.

Vetëm një grup i kufizuar kompanish përfitojnë një regjim ekstremisht të favorshëm, ndërsa kompanitë identike jashtë parkut tatohen normalisht.

 Kjo bie ndesh me standartin e OECD-së dhe me parimin e konkurrencës së ndershme të Bashkimit Evropian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan