POLITIKE

Negociatat me BE, ku po manipulon Edi Rama?

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 21:43
Negociatat me BE, ku po manipulon Edi Rama?

“Gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: ‘ato janë bllokuar’, ‘ato janë ndaluar’, ‘ato janë penguar’. Kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, deklaroi kryeministri në podcastin e tij flasim.

Ndërsa shefi i diplomacisë Hoxha u shfaq sot në një intervistë në Euronews, për të bërë një shpjegim më të detajuar dhe në pamje të parë më teknik: “Unë u them me bindje të plotë dhe të padiskutueshme që procesi nuk është bllokuar dhe as nuk është ngadalësuar, por nëse duam të jemi të sinqertë me procesin, duhet të kuptojmë natyrën e procesit. Shqipëria është i pari dhe i vetmi vend që po negocion në këtë aspekt metodologjinë e re.

Janë 92 hendekë të mbushur, dhe përderisa Komisioni Europian është dakord që këto hendeqe janë mbushur mjaftueshëm për të krijuar besimin që Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme, meriton t’i jepet OK dhe vazhdon faza tjetër, që është faza e kapitujve.

Procesi ka natyrën e vet, ka kompleksitetin e vet dhe vendet anëtare janë ato që do të vendosin dhe unë e kuptoj shumë mirë që do të kenë pyetje. Ato 9, apo sa kanë qenë, janë vende që bëjnë pyetje, bëjnë pyetje shtesë dhe nuk kanë bllokuar gjë. Më gjeni dhe shkoni dhe pyetini ato vende që thonë se na kanë bllokuar apo jo dhe merrni përgjigje” hodhi dorashkën ai.

Por, pothuajse në të njëjtën kohë kur shefi i diplomacisë fliste, një media që nuk mund të konsiderohet si kundërshtare e qeverisë, Albanian Post, nxori në ballinën e saj një lajm që konfirmonte atë që Lapsi.al kishte thënë pak ditë më parë se raporti IBAR, qëndronte ende në pritje të miratimit.

“Sipas një dokumenti zyrtar të Këshillit të BE-së, Grupi i Punës për Zgjerimin (COELA) do të mblidhet më 7 prill në Bruksel, ku në rend dite është përfshirë sërish çështja e Shqipërisë dhe IBAR-it për Grupkapitullin 1 – “Themeloret”, thuhej në artikull.

Pak ditë më parë Lapsi.al mësoi se në diskutimet e datës 1 Prill në COELA, që është një grup pune i Këshillit të Bashkimit Europian, ku përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit, një grup vendesh me Gjermaninë, Luksemburgun, Holandën, Suedinë, Austrinë, Finlandën, Poloninë, Greqinë dhe Bullgarinë anëtare të Bashkimit Europian kanë ngritur disa çështje që rrezikojnë avancimin me negociatat.  Në artikull gjithashtu theksohej se Komisioni Evropian ka hapur dritën jeshile për Shqipërinë, duke dhënë mendim pozitiv për të vijuar me mbylljen e kapitujve, por se në këtë pikë, në mbledhjet e kohëpaskohëshme të COELA-s për aprovimin e raportit IBAR, një pjesë e vendeve anëtare nuk bien dakord.

Atëhere pyetja shtrohet: si qëndron e vërteta? Mos vallë kanë të drejtë Rama dhe ministri Hoxha kur pohojnë me gojën plot se nuk ka bllokim?

Në fakt, ashtu sikurse pyet në mënyrë manipulative shefi ynë i diplomacisë, asnjë vend nuk ka thënë publikisht se i ka ndërprerë, i ka ngrirë, apo bllokuar negociatat me Shqipërinë. Duke përdoruar si kërkesë më të fortë mospengimin e SPAK-ut për Ballukun, por edhe shqetësime të tjera si të drejtën e pronës, apo klimën e biznesit, ato thjeshtë nuk kanë qenë në një mendje me qeverinë e BE-së (Komisionin) për ti mundësuar Shqipërisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave.

Pra, askush prej tyre nuk thotë procesi u ndërpre, ama fakti është se qeveria e Tiranës nuk po mundet ta arrijë rezultatin që priste kryesisht se po e sakrifikon atë në emër të ish/zvkryeministres që akuzohet për shpërdorimin e 1.1 miliardë eurove. Pikërisht me këtë fakt manipulon edhe Rama kur thotë për negociatat, se është gënjeshtër të pretendosh se: ‘ato janë bllokuar’, ‘ato janë ndaluar’, ‘ato janë penguar’.

Askush nga vendet që nuk kanë pranuar ta miratojë raportin IBAR nuk do e bëjë një deklaratë të tillë. Por ama, sjellja e tyre mbetet e pandryshueshme. Ato rrezikojnë të mos e miratojnë raportin e Komisionit Evropian, për sa kohë Balluku i shmanget drejtësisë, duke lënë kështu të pambyllura të gjithë kapitujt e negociatave. /Lapsi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?