
Deputetja Jorida Tabaku mbajti një konferencë për shtyp përpara nisjes së seancës plenare ku pritet të diskutohet projektligji për portet turistike si investime strategjike, duke ngritur shqetësime serioze për përputhshmërinë e tij me standardet europiane dhe procesin e integrimit.
Në një qëndrim të fortë politik dhe institucional, Tabaku bëri të ditur se i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Europian, autoriteteve të konkurrencës në BE, Parlamentit Europian si dhe delegacionit të BE-së në Tiranë, duke i informuar për shkeljet që, sipas saj, përmban kjo nismë ligjore.
Sipas Tabakut, ndryshimet në ligjin për portet turistike bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe prekin drejtpërdrejt disa kapituj kyç të legjislacionit europian, konkretisht kapitujt 5, 8 dhe 14. Ajo theksoi se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një praktike të përsëritur.
“Ligji për portet turistike është një tjetër ligj me porosi, një ndër dhjetëra të tillë që kanë kaluar në Kuvend, duke mbrojtur interesa të veçanta dhe jo interesin publik,” u shpreh Tabaku.
Deputetja e PD e cilësoi këtë projektligj si një tregues të qartë të një modeli qeverisjeje problematik, ku asetet publike dhe pronat shtetërore shpërndahen pa garë dhe pa transparencë. Sipas saj, ky model jo vetëm që cenon konkurrencën e ndershme, por kontribuon edhe në varfërimin e mëtejshëm të vendit.
Në thelb të kritikës së saj ishte edhe mënyra se si qeveria po e trajton procesin e integrimit europian. Tabaku theksoi se integrimi nuk mund të reduktohet në plotësim formal kriteresh në letër, por kërkon zbatim real të standardeve në praktikë.
Ajo kujtoi se qeveria shqiptare ka marrë angazhime për pezullimin e ligjit për investimet strategjike, në kuadër të detyrimeve të kapitullit 31 të negociatave me BE-në, ndërkohë që, sipas saj, po ndodh e kundërta: zgjerimi i privilegjeve për investitorë të caktuar.
“Në çdo prokurim publik, qoftë edhe për një stilolaps, kërkohet garë dhe procedurë. Ndërsa për pasuritë më të mëdha publike, ato jepen pa garë. Kjo është e papranueshme,” theksoi ajo.
Një tjetër element që ngriti shqetësim ishte edhe procedura e përshpejtuar e miratimit të ligjit, të cilin Tabaku e cilësoi si një nga aktet më të shpejta të miratuara ndonjëherë në Kuvend, duke shmangur debatet dhe konsultimet e nevojshme.
Në përfundim, Tabaku i bëri thirrje institucioneve europiane dhe vendeve anëtare që të rrisin vëmendjen ndaj zhvillimeve në Shqipëri, veçanërisht në këtë fazë të hapjes së negociatave.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Prill11:54
Gjin Gjoni denoncon prishjet e objekteve në Lezhë: E papranueshme nxjerrja e 12 familjeve në rrugë
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Bashkisë Lezhë për prishjen e objekteve pas Katedrales...
POLITIKE
9 Prill11:54
“Kosova e RMV e tregtojnë naftën 30-40% më lirë!”, Bozdo: Bordi i Transparencës vetëm vëzhgon rritjen e çmimeve
Deputeti i PD Enno Bozdo u ndal te çmimet e larta të karburanteve. Në fjalën e tij ai tha se qeveria fut në xhep dhjetarë mili...
POLITIKE
9 Prill11:41
Tedi Blushi kërkon sërish interpelancë me Sallën: Do flasim për fondet e IPARD apo për qumështin pluhur serb që mbyti tregun?
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar sërish interpelancë me ministrin e Bujqësis&e...
POLITIKE
9 Prill11:30
''Kandidat për Tiranën!''/ A është Erioni i dytë një përsëritje dhe jo një alternativë?
Ka pasur disa momente në këto 35 vjet të historisë së pluralizmit në Shqipëri, kur politika nuk ofron ndryshim, por vet&eum...
POLITIKE
9 Prill11:11
“Kuvendi zbaton rregullat e Bundestagut!”, Boçi nuk kursehet ndaj Ballës: M’u duk vetja si deputet gjerman! Parlamenti, tualet ku rruhen….
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa ky i ...
POLITIKE
9 Prill10:54
Tabaku: Vota për imunitetin e Belinda Ballukut po mban peng integrimin e Shqipërisë
Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se integrimin e Shqipërisë, po e mban peng imuniteti i Belinda Ballukut.
Tabaku theksoi se në Parlament p...
POLITIKE
9 Prill10:50
“Muhabete leshi”/ Braçe si Dash Sula, shkon në parlament me qese ushqimesh me vete
Pak para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka shkuar në parlament me nj&...
POLITIKE
9 Prill10:20
Tabaku për ndryshimet e Rregullores së Kuvendit: Shkelin parimet e bashkëjetesës, na kufizon kohën e fjalës! Korrupsioni dhe krimi problem
Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka deklaruar se ndryshimet e rregullores që pozita çoi në K...
POLITIKE
9 Prill09:56
"Duket se ka fakte që bindin dhe një vëzhgues të jashtëm", Manjani: Argumentim skandaloz i Kushtetueses për Ilir Metën
Ish ministri i Drejtësisë dhe avokati Ylli Manjani, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për...