
"Partia Socialiste nuk ekziston më. Rama do ta lërë një tokë të djegur" Ky është opinioni i Brisida Shehajt, eksperte e ekonomisë e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
Në një analizë të fortë dhe pa kompromis, Shehaj argumenton se Partia Socialiste ka pësuar një transformim rrënjësor dhe degradues nën lidershipin e Edi Ramës, duke arritur në pikën ku elita drejtuese aktuale e partisë nuk përbëhet nga individë me karrierë të bazuar në meritë, por nga një "enturazh" i afërt me kryeministrin.
Ajo akuzon Ramën se si lidership vrau dhe e kriminalizoi Shqipërinë, dhe Partinë Socialiste" një proces që ka nisur që në vitin 2016, duke shënuar vdekjen e partisë si një entitet politik me vlera dhe ideologji.
"E vetmja karrierë që kanë këta që drejtojnë sot Partinë Socialiste o kanë një lidhje që i intereson Ramës, o kanë lidhje me individë të papërshtatshëm, ose janë ajo ushtria. Ose ata të cilët i mori në Bashki të Tiranës dhe mbas Bashkisë së Tiranës e bëri dhe gjithë Partinë Socialiste dhe gjithë qeverinë e bëri bashki", tha Brisida Shehaj.
Cila do të jetë e ardhmja e Partisë Socialiste pas largimit të mundshëm të Edi Ramës?
Duke përdorur shprehjen "Mbas meje qameti", Shehaj argumenton se qëllimi i Ramës nuk është të lërë një trashëgimi apo të sigurojë vazhdimësinë e partisë, por përkundrazi, "të lërë një tokë të djegur".
Ajo parashikon se Rama do të sigurohet që të mos ketë pasardhës, figura të forta apo një strukturë funksionale që mund ta mbijetojë atë.
"Ai vrau partinë, vrau mendimin, vrau intelektualët, vrau çdo gjë,
Zëvendësoi me këta që janë injorantë, hajdutë nga i pari te i fundit. Pra, janë njerëz që janë me grep në fyt te ai, nuk i thonë dot më asgjë.
I bëri me grep në fyt dhe shumë figura të larta të Partisë Socialiste duke filluar nga Gramoz Ruçi me shokë e të gjithë këta të tjerët
Nuk ka më, nuk ekziston më dhe ai dhe qëllimi i atij ishte pikërisht ky, shkatërrimi pas meje qameti. Ai do lërë një tokë të djegur. Nuk do lërë më figura, emra, pasardhës, histori, asgjë.
Nuk është lider Bela. Ajo është një njeri që ka pushtet, para dhe vendin e punës. Bela është një njeri që ka lidhje me krimin e organizuar.
Kjo është Bela dhe kjo është frika. Dhe këta njerëz në momentin që bien, të garantoj që tek njerëzit poshtë do lëri një mllef në popull", u shpreh Brisida Shehaj.
Sepse sot partia, fjala Partia Socialiste nuk lidhet me vlerën më, nuk lidhet me individë, intelektualë.
Sot gjëja e parë që thonë njerëzit janë banda, vjedhje,presione, Organizata kriminale. Kjo është fatkeqësia më e madhe, kjo është fatkeqësia dhe e gjithë atyre që janë në PS
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
21 Nëntor09:37
“A do ta shkarkoni Belinda Ballukun?”/ Rama ‘përplaset’ me gazetarët: Jemi këtu për të ndjekur ardhjen e miqve
Teksa ndodhet në Pallatin e Brigadave, Edi Rama është përplasur sot me gazetarët, që e pyetën për çështjen...
POLITIKE
21 Nëntor09:32
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, refuzon të komentojë vendimin e GJKKO për Ballukun
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, për samitin që pritet të nisë ku do të jenë të pranis...
POLITIKE
20 Nëntor23:15
Zëvendësimi i Ballukut? Analisti tregon emrin e socialistes që mund ta pasojë në detyrë
Analisti Arjan Curi është shprehur në “Top Story” se Delina Ibrahimaj mund të zëvendësoje Belinda Ballukun në pos...
POLITIKE
20 Nëntor23:05
Bushati: Rama nuk do që ta dorëzojë Ballukun, hera e parë që 'konfrontohet' me SPAK! Mos ka ndonjë kaubojs...?
Analisti Andi Bushati, ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe ndalimin e saj për të dalë jashtë vendit, të...
POLITIKE
20 Nëntor22:32
Shehu: Rama në pikën më të dobët të besueshmërisë, pse nuk e shkarkoi Ballukun?
E ftuar sot në 'ÇIM PEKA LIVE', gazetarja Jonida Shehu komentoi pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së...
POLITIKE
20 Nëntor22:03
Zhvillimet me Ballukun, Rama thërret mbledhje urgjente qeverie të premten
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë, e cila do të zhvillohet të premten në orën 09:00.
Takimi...
POLITIKE
20 Nëntor21:59
Abilekaj: Pse vendimi për Ballukun është një valvul shkarkimi që i shërben Ramës
Analisti Enton Abilekaj është shprehur në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, se vendimi i GJKKO për masat ndaj Belinda Ball...
POLITIKE
20 Nëntor21:53
Pezullimi i zv/kryeministres/ Gazetari: Balluku vendi ku amerikanët godasin më lehtë Ramën. Detaji që duhet marrë parasysh
Gazetari Ferdinand Dervishi, e lidhi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut si goditje të SHBA-ve ndaj Edi Ramës.
I ftuar n&...
POLITIKE
20 Nëntor21:38
Rënia e Belinda Ballukut/ Qyno: Ky është vetëm fillimi, do të ketë dhe dosje të tjera
Në emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në Syri TV, gazetari Enton Qyno komentoi sot pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeminis...
POLITIKE
20 Nëntor21:26
“SPAK do shkojë drejt heqjes së imunitetit të Ballukut”, Çollaku: Do të ketë hetim pasuror edhe për familjarët
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin ...