POLITIKE

'Brukseli i ka kërkuar Ramës të lëshojë Ballukun'/ Kalaja: SHBA afat qeverisë deri më 26 mars për kullat e drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 19:16
'Brukseli i ka kërkuar Ramës të lëshojë

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partia Demokratike, Aulon Kalaja, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje mes integrimit europian dhe mbrojtjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, Ramës i janë kërkuar dy gjëra në Bruksel: të distancohet nga Balluku si provë e vazhdimësisë së reformës në drejtësi dhe të shmangë përplasjet me gjyqtarët lidhur me çështjen e pagave, pasi këta kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit. Kalaja paralajmëroi se në të kundërt mund të vihet në pikëpyetje integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se tre muajt e ardhshëm janë vendimtarë, ndërsa përmendi edhe kërkesën e SPAK për ashpërsim të masës ndaj Ballukut. Sipas tij, Rama po “lufton precedentin”, duke tentuar të shmangë pasoja të mundshme ligjore në të ardhmen.

Kalaja foli edhe për ndikim të fortë amerikan në Prokurorinë e Posaçme, duke përmendur bashkëpunimin me DEA dhe çështje që lidhen me trafikun e drogës. Ai tha se qeverisë i është lënë afat deri më 26 mars për transparencë mbi paratë e drogës të investuara në ndërtim.

Më tej, Kalaja u ndal edhe te raportet me SHBA-në, duke u shprehur se Rama ka dështuar të sigurojë mbështetje nga Donald Trump dhe se përpjekjet përmes Tel Aviv do të rezultojnë të pasuksesshme

Në fakt ka qenë një slogan që është marrë nga Rilindja shqiptare, jo nga rilindistët që janë në pushtet. Po, jo se nuk ka lidhje. Kjo është, s'ka lidhje fare me atë çështje, por para pesë ditësh këtë e kanë thërritur në Bruksel me urgjencë. Për arsye se i kanë kërkuar dy momente. Momenti i parë është që të lëshojë zonjën Belinda Balluku, si prova kryesore që reforma në drejtësi ka vazhdimësi dhe momenti i dytë i kanë kërkuar që të qëndrojë neutral në raport me gjyqtarët që ky ka bërë, po, një përplasje, po qoftë edhe për rrogat, sepse ky e shiti sikur gjyqtarët kanë kërkuar rritje pagash.

Në fakt ata kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit. Sepse paga e tyre është shumë e qartë se si rritet , pra e përcakton ligji. Këto janë dy momentet dhe i kanë kërkuar në vetë të parë që të tërhiqet nga kjo përplasje sepse vendoset në pikëpyetje integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pra do kërkohet bllokim i këtij integrimi në Bashkimin Europian. Jo se ne meritojmë ndonjë gjë se kemi qeverinë më të korruptuar.

Rama po zgjedh Ballukun, jo integrimin, dhe ky është absurdi që po ndodh në në Shqipëri, prandaj tre muajt e ardhshëm janë tre muaj vendimtarë. Kjo jo vetëm për Këshillin e Mandateve që do të shqyrtojë çështjen e Belinda Ballukut, por Rama futet në një fazë të re të politikës së tij që e çon gjithmonë nëpër ekstreme për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë. Ky njeri është në shah mat për ta mbrojtur zonjën Belinda Balluku, se nuk po e bën nga dashuria, por po e bën se ai ndodhet pas çdo afere që ka zonja Belinda Balluku. Në rast se do kishte këtë zell, ne do të shikonim që do mbronte Ahmetajn, Veliajn apo personazhe të tjera.

Fakti që po mbron vetëm këtë zonjë, të cilën e kemi sot e kësaj dite zëvendës kryeministre, një rrezik potencial për të helmuar prova, për të bërë një vepër tjetër penale si kjo ose më të madhe se kjo, apo për të intimiduar dëshmitarët siç është në këtë fazë. Për këtë arsye SPA-ku ka kërkuar zëvendësimin e masës me datë 16 dhjetor. Pra nuk kemi më të bëjmë thjesht me pezullim apo me mosdalje nga Shqipëria, kemi të bëjmë me arrest.

E parë në këtë këndvështrim unë mendoj që Rama po lufton precedentin. Po është e vërtetë ajo që thoni ju, prandaj ka një paketë të re ligjesh për të ndryshuar ligjet që kur t'i vijë radha atij, sepse ai po e kupton. Ai është, siç e pretendon politikën, lojë shahu, është dy hapa para kundërshtarit dhe e ka këtë informacion që laku po i vjen rreth qafës së tij. Për këtë arsye kërkon që të godasë precedentin.

I paprekshëm për edhe për pak kohë sepse përplasja që ai është futur sigurisht që fundi i tij dihet.

Në SPAK ke njerëz të profesionistë, por ke dhe njerëz që në gjykimin tim, ky është gjykimi im, që nuk janë të aftë, janë aprofesional apo edhe të korruptuar. Ke dhe njerëz të korruptuar brenda atyre dyerve. Shikoni, ju e dini besoj që aty ka një zyrë amerikane brenda SPAK-ut dhe janë personazhe shumë të fuqishme të politikës amerikane që drejtojnë drejtësinë shqiptare. Kujdes, jo te GJKKO-ja, po flasim për prokurorinë e posaçme. Këta njerëz sigurisht që marrin informacionin e plotë, edhe kur prokurorët tentojnë të bishnojnë apo të bëjnë ndonjë dredhi, për të bërë ndonjë qokë të radhës, sigurisht që ata çështjet i kanë në duart e tyre. Pra të harrojnë këta që ndërkombëtarët nuk kanë informacion për këtë çështje, sidomos për çështjet që kanë dalë nga dyert e drejtësisë së tyre apo shërbimeve partnere.

Pra, janë disa çështje të një rëndësie të veçantë se ne kemi çështje të DEA-s që i janë dhënë drejtësisë shqiptare, atëherë sigurisht, ta bëj pyetje tani se, domethënë të jemi realist. Si, pyetje retorike. Si ka mundësi që përmendet 18 herë kartelet e drogës në Shqipëri, në ditën tonë të ditëlindjes së kombit, 28 nëntor 1912 dhe 28 nëntorin e 2025-ës që lamë pas. 

Sepse janë bërë të pabesueshëm, kanë dekonspiruar disa procese, disa operacione dhe ajo që unë doja të thoja është që është lënë kohë deri më 26 mars për qeverinë shqiptare, që të bëjë transparencë për paratë e drogës që janë mbjellë nëpër kulla në Tiranë. Kjo është një shuplakë shumë e fortë e politikës amerikane. Është vendosur datë. Pra kur ata vendosin data dhe ultimatume, ne futemi në një spirale shumë të rrezikshme të kësaj qeverie që do zgjedhë. O bashkëpunimin me kartelet e drogës, ose luftën bashkë me DEA-n, duke u bërë palë pra me amerikanët.

Këtij i ka hasur sharra në gozhdë tani dhe është njeri që po bën çmos që të takojë Trump-in. Ne e kemi parë. Ai bëri, pagoi shumë para dhe loboi fuqishëm për të dalë një foto në konferencën e Mynihut me J.D. Vance, të cilën nuk e arriti. Sipas informacioneve që unë kam nga trupa që ka shoqëruar presidenten Vjosa Osmani, në darkën e inaugurimit të katedrales Notre Dame, ku ka qenë i pranishëm zoti Rama me bashkëshorten, i është thënë nga protokolli amerikan që të mos bëjë asnjë lëvizje. Dhe ne nuk kemi një foto të Ramës me Trump-in, por kemi një foto të Vjosa Osmanit me Trump-in.

Në një cep dhe i kanë thënë mos bëj asnjë lëvizje. Pra me pak fjalë, haje këtë pjatën e bukës që të është vënë përpara dhe vazhdo punët e tuaja sepse një foto...

Fare. Dhe ai po bën çmos dhe mendon që shpresa e fundit e tij që është Izraeli në këtë rast, mendon që nëpërmjet Tel Avivit do të mundohet t'i imponohet politikës amerikane. Unë besoj që edhe këtu do të dështojë, sepse i ka bërë llogaritë gabim. Tel Avivi ka hallet e veta në raport me luftrat dhe me historitë e tjera, por unë gjykoj që edhe Trump-i ka një politikë tjetër ndaj Izraelit. Besoj se futemi në një temë tjetër. Pra, zoti Rama do dështojë edhe nëpërmjet Izraelit për të shkuar në Amerikë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan