Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Brukseli zbuloi vjedhjen që qeveria bëri me paratë e Bashkimit Europian dhe si pasojë ndërpreu dhënien e fondeve. Berisha shtoi se pas kësaj kryeministri Edi Rama, ish-ministren Frida Krifca e bëri këshilltare për bujqësinë. Sipas tij, ajo duhet të ishte në burg pasi paratë e BE-së për bujqësinë i përdori për qëllime krejt tjera.
Kryedemokrati tha më tej se e njëjta skemë është përdorur edhe me Incineratorin e Tiranës, ku shtoi se paratë u morën dhe nuk u ndërtuar kurrë.
"Ju keni probleme, unë e dëgjova këtu, kryetari i numëroi me shumë të drejtë, probleme infrastrukture e theksova, absolutisht nuk ndahemi kurrë pa shndërruar, pa i dhënë fshatit infrastrukturën e qytetit. Dhe ne punuam intensivisht në këtë drejtim dhe do vazhdojmë punën, me të gjitha shërbimet që ka nevojë një zonë banimi. Do përparësojmë profilizime të ndryshme. Ne mbetemi përsëri të bindur se ulliri është një potencial i madh për ne. Dhe jemi shumë të kënaqur që në vitin 2005 kishim 4 milionë e 300 mijë rrënjë ullinj në të gjitha kohërat.
Në vitin 2011, Shqipëria kishte rreth 12 milionë rrënjë ullinj. Ne do të shkojmë në 20 milionë si hap i parë. Do të nxisim të gjitha drutë frutore. Natyrisht do subvencionojmë dhe bimët e arave. Sot administrata është një shushunjë, një pjesë e saj, se ka dhe njerëz të ndershëm. Çfarë bënë? Bashkimi Europian dhe për fermerët 130 mln euro. Shumë e mirë, çfarë bëri Edi Rama? Edi Rama ua dha Xhaçkave të tij, ua dha njerëzve për të ndërtuar vila, për të ndërtuar resorte turistike, për të ndërtuar biznese. Ua dha edhe këtyre hajdutëve me të cilët vodhi 130 mln euro, djegësit të Tiranës.
Brukseli kanë ata një njësi, si prokurori të luftës kundër korrupsionit, i kapi në flagrancë duke vjedhur. I kapi dhe i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoi hetimi për të lëshuar mandat arrestin. Edi Rama njeriu direkt përgjegjës për këtë, Krifcën ish ministre, e mori direkt këshilltare çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Po mirë nëqoftëse ti kryeministër dhe të tjerët e gjejnë se kjo paratë nuk ua ka dhënë fermerëve, por i ka përdorur për qëllime krejt të tjera, si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë. Ajo e ka vendin pas hekurave. Çfarë do të thuash ti me këtë. U thua mos ma prekni se është e imja, dhe e mbron, ama shqiptarëve u tregon se ke vjedhur bashkë me të. Se ajo ka zbatuar urdhrat tua kur ka vjedhur.
E njëjtja gjë me djegësin e Tiranës. Belindi, Adriana dhe shumë nga ju, protestuan 44 javë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, i cili ishte një hajdut i papërmbajtur. Ne e denonconim. Thoshte kam mbjellë 1 mln pemë, po të ja numëroje në mënyrë absolute nuk dilnin as 10 mijë pemë. Fidanet i vidhte, dmth ky gjoja sikur paguante fidanët dhe vidhte paratë.
Siç bëjnë sot tjetrën, mbajnë në bordero me qindra emra që janë jashtë shtetit dhe nuk janë këtu. I vjedhin paratë, nuk ua çojnë atyre, i vjedhin vetë. Çështja kryesore djegësi i Tiranës. Kryetari i bashkisë Tiranës, kërkoi të ndërtohej djegësi. Djegësi pas 6 vitesh nuk ka një tullë. Paratë janë dhënë, paratë tuaja janë dhënë të gjitha, i kanë vjedhur, i kanë grabitur.
Kishte një ministri me detyra për të mbikëqyrur punimet e përditshme, të përjavshme, përmuajshme të djegësit. E kjo ministri ishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.
Lubia nuk bëri dot 6 vite një raport, se e dinte që paratë i vidhte paratë Edi Rama. E ky pastaj thotë hanë dardha pas shpinës time. Ti nuk ngopesh me dardha gjithë ditën mor zotëri. Si qenka kjo punë. Pas 6 vitesh aty nuk ka. Po a e di sa janë 130 mln euro. 130 mln euro janë 812 mijë pensione. Po tjetër. Me avion 21 mln euro avion. Kancelari i Austrisë vend i cili është nja 10 herë më i pasur se ne, udhëton me linja tregtare, nuk mban avion në dispozicion, udhëton si gjithë ne të tjerët, me linja tregtare. Kurse ky kryeministri i Shqipërisë nuk mund të udhëtojë me linja tregtare, udhëton me avion të posaçëm, paçka se në disa fshatra, janë kthyer tek parmenda. Nuk ka mundësi. Naftën? Naftën u fal dhjetëra milionë litra jahteve për darkat luksoze që i shtrojnë, kurse fshatarëve ua vjedh me administratën e tij. Dhe ka çmimin nga më të shtrenjtit.", u shpreh Berisha.
agim nesho SHBA- Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho është shprehur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë si nj&...
berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Vaqarrit, Prezës dhe Ndroqit....
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vaqarr, iu drejtua qytetarëve dhe sidomos dias...
VAQARR- Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar një takim me banorët e Vaqrrit ditën e sotme. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha th...
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja tragjike e Ilaria Sulës. Siç raportojnë mediat italiane, së fundmi...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në njësinë nr.15, ka den...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për sportin në Shqipëri 2030, ku foli për investimet strategjik...
ministrat TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në një intervistë të dhënë së fund...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff do të udhëtojnë në Paris k...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas një video-montazhi të shpërndarë në rrjet sociale nga kryeministri Edi, duke e cil&eum...