“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

VAQARR- Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar një takim me banorët e Vaqrrit ditën e sotme. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha tha se brenda vitit të parë të qeverisjes do të bëjë të mundur rritjen deri në pesë herë te subvencioneve për fshatin dhe fermerët. Berisha shtoi se programi i Partisë Demokratike për fshatin do të vazhdojë me shumë intensitet por në fillim do të merren me ata që janë në varfëri ekstreme de mjerim.
Kryedemokrati tha më tej se do të hiqet taksa për grumbulluesit, do jetë e njëjtë si në shitje ashtu edhe në blerje që do të thotë se fermerët do marrin mbrapsh TVSH e shitjes.
"Vendosëm një sistem subvencionesh dhe ju jeni dëshmitarë që u subvencionuan ullinjtë, prodhimi, bagëtitë, lopët e me radhë. Të gjitha këto në tërësi u hoqën. Është e paimagjinueshme se kudo që shkoj, fshatarët më thonë se, në zonën tonë nuk është shtruar një kilometër rrugë. Është një injorim, një përjashtim total, ndërkohë që ju, që të gjithë pa përjashtim, në çdo gotë ujë që pini, në çdo kafshatë që hani, paguani taksën TVSH 20%, e keni paguar në dyqan kur e keni blerë. Pra taksat tuaja nuk u kthyen asnjë qindarkë tek ju. Cili është programi ynë? Programi ynë është paratë tek qytetari. E thjeshtë fare.
Thjeshtë fare. Paratë ne do të ja kthejmë qytetarit dhe ju garantoj se projekti ynë për fshatin do të vazhdojë me intensitet të madh.
Por siç e keni dëgjuar ndoshta, ne e fillojmë nga ajo që e quajmë, zemra e dhimbsur. Ne e fillojmë tek ata që janë në mjerim, në varfëri ekstreme. Ne e fillojmë tek ata të cilët marrin siç e thatë këtu, 70-80-100 mijë lek, paçka se kanë shkrirë gjithë jetën e tyre në punë. Dhe kemi se çdo shqiptar, në fshat apo në qytet, kudo që të jetë do marrë minimumin jetik 200 euro për frymë. Cilido që të jetë pensioni në fshat ndën 200 euro, do jetë 200 euro dhe kjo do të ndodhë 3 muaj e parë të qeverisjes tonë. Jo vetëm kaq, por do ketë kartën e konsumatorit e cila i jep mundësi atij të marrë mbrapsh TVSH 20% të atyre shpenzimeve që bën për ushqimet bazë dhe mallrat që blen. Ju siguroj se, do të ndalohet dhe ndëshkohet rëndë, shitja në tregjet e Shqipërisë, të çdo ilaçi qoftë për njerëzit, qoftë për tokën, qoftë për bagëtinë që nuk tregtohet në dy vende të BE-së.
Ne do ta nisim nga disa gjëra bazë të cilat na japin sigurinë, dinjitetin. Se nëqoftëse ti e trajton tjetrin, ka shkrirë jetën e tij në punë dhe i thua, merr kaq 16 mln euro për 760 mijë pensionistë, ti tallesh me ta me cinizëm. Po pse të tjerët paskan ku ti marrin e ti nuk paske ku ti marrësh. Pse kryeministri i Kosovës, jep 100 mln euro për pensionistët dhe ka gjysmën e pensionistëve të Shqipërisë dhe gjysmën e buxhetit të Shqipërisë. Çfarë ndodhi? Në vitin 2013, pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lek. Pensioni mesatar në Mal të zi ishte 138 mijë lek. Sot pensioni mesatar në Mal të Zi është 450 mijë lek. Po si u rritën, si erdhi kjo. Po sigurisht kryeministri i Malit të Zi, mori para nga buxheti dhe i vuri për pensionistët. Nuk u tha atyre se kaq është fondi dhe rrini me këtë. Nuk e bën njeri këtë, nuk e bëmë ne. Ju jeni dëshmitar. Erdhëm, e gjetëm pensionin minimal në fshat 36 mijë lek. E rritëm 82 mijë lek, i morëm nga buxheti dhe i vumë tek fondi i pensioneve. Dhe prap ne do i marrim dhe do i vemë në fond të pensioneve. Çfarë ndodh tjetër me ju?
Subvencionet. Çdo shtet, absolutisht çdo shtet subvencionon fermerin, i jep para në dorë për atë që mbjell, që korr, për bagëtinë që mbarështron, për fidanët që mbjell.
Dhe asnjë shtet nuk humbet nga kjo. Jo. Ato kthehen në prodhim, mirëqenie, kthehen për familjet, për shoqërinë. Ky subvencionin vetëm që bëri, hapi kufijtë për Serbinë me ‘Ballkanin e Hapur’ se tha pret kamioni aq e kaq, marrëzira dmth. Dhe mallrat e Shumadisë, prodhimet e Banatës, që kanë të paktën 8 herë më shumë subvencione se Shqipëria, vërshojnë në Shqipëri. Natyrisht fermeri shqiptar me një fermer që subvencionohet 8 herë më shumë, cilido qoftë ai, nuk ja del ta përballojë. I del me çmim shumë më të lartë. Bëri dhe tjetrën. Grumbulluesve ju vuri TVSH asimetrike në mënyrë që ata të blinin prodhimet e importuara dhe jo të vendit. Dhe tani, këto bënin që mijëra kuintal e tonelata mallra vendi të kalben dhe fermeri të mos mbjellë më, të iki, të largohen, të falimentojë. Me mijëra ferma, më mijëra sera. Prodhimi bujqësor ka rënë.
Çfarë do bëjmë ne? Ne vitin e parë jemi këtu, ua jap fjalën që subvencionin për ju do ta ngremë në nivelin e Maqedonisë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbisë, nivel që është 5 herë më i madh se ky sot. Do subvencionojmë çdo fidan që mbillni. Do subvencionojmë çdo lopë, dele, apo dhi. Do subvencionojmë çdo njësi prodhimi që merrni nga toka juaj. Taksa për grumbulluesit merr fund, do jetë simetrike si në shitje dhe blerje, çka do thotë ju do merrni mbrapsh TVSH e shitjes dhe nuk do e marrin grosistët. Do e merrni ju se është e juaja. Është pra një sistem krejt tjetër ky. Për ne nuk ka Shqipëri të zhvilluar pa fshat të zhvilluar.
Nuk ka Shqipëri të zhvilluar me fshat të braktisur. Nuk ka tokë më pjellore se sa toka e Shqipërisë, është nga më të mirat që ekziston. Të tjerët e kthejnë shkretëtirën në tokë pjellore. Këta tokën pjellore e kthejnë në shkretëtirë. Kjo është e vërteta," tha Berisha.
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja tragjike e Ilaria Sulës. Siç raportojnë mediat italiane, së fundmi...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në njësinë nr.15, ka den...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për sportin në Shqipëri 2030, ku foli për investimet strategjik...
ministrat TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në një intervistë të dhënë së fund...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff do të udhëtojnë në Paris k...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas një video-montazhi të shpërndarë në rrjet sociale nga kryeministri Edi, duke e cil&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e FRPD-së, ka theksuar rë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e FRPD në Tiranë, ku ishte i...
TIRANA- Një reportazh me titull “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në” ësht&eum...
TIRANA- Rrjeti mediatik franko-gjerman "Arte", ka publikuar reportazhin, referuar vendit tonë, me titull “Drogë, dollarë, diplomaci:...