
Në një diskutim mbi rolin e SPAK dhe të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama, paralajmërohet një fund i ngjashëm me atë të zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. Gjatë një debati të fundit mbi aksionet e SPAK, u theksua se kryeministrit po i rrëshqet këmba për shkak të aferave masive dhe presionit në rritje, duke bërë që as ndërkombëtarët të mos e mbështesin dot më.
Gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në Syri tv me moderatorin Flavio Qarri, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, tha se ajo që tërheq vëmendjen është analogjia e përdorur për SPAK-un. Institucioni i drejtësisë krahasohet me një roje të cilit i është "lagur baruti". Shehaj tha se, buxheti i shtetit është si një parcelë e madhe me fruta, e cila vijon të vidhet masivisht nga keqbërësit, pavarësisht pranisë së rojës me armë. Fakti që tenderat, koncesionet e dyshimta dhe vjedhjet në institucione vijojnë me të njëjtin ritëm, tregon se abuzuesit nuk kanë aspak frikë nga drejtësia.
Pavarësisht kësaj gjendjeje, theksohet se dosje të rënda rëndojnë mbi kreun e qeverisë, siç janë ato të Eko Parkut, lejeve të ndërtimit apo koncesioneve të parqeve fotovoltaike. Sipas këtij këndvështrimi, hetimet dhe goditjet ndaj zyrtarëve si Belinda Balluku pritet të jenë vetëm parathënia e asaj që do të bjerë mbi vetë kryeministrin.
Flavio Qarri: Në veprime konkrete në Prokurorinë e Posaçme, të kemi një takim të Ramës me paratë e tij, ose siç quhen ndryshe në gjuhën popullore 'kumbullat që kanë ngrënë pas shpine' këta të tjerët dhe ai deri tani nuk ka ditur gjë. Brici dhe më pas Gjokutaj. Ose Shehaj dhe Gjokutaj për të qenë i barabartë në metodikë.
Brisida Shehaj: Ai do shkojë njësoj si Bela. Pra kur t'i rrëshkasi kjo këmba, që po i rrëshqet kjo këmba, për shkak edhe të këtij masiviteti që po ndodh pra, dhe ndërkombëtarët e kanë, edhe këta evropianët që 'kosi dhe dhalla', gjithmonë bravo, e duan djalin e mirë, e kanë të pamundur ta mbajnë më këtë djalin e mirë, këtë piktorin, e kanë të pamundur. Dhe në këtë moment kështu do t'i fillojë dhe Edi Ramës. Ka ca dosje atje që janë firmosur për shembull, ky Eko Parku që e mban këtë bravo. Ka ca dosje të tjera që janë për Edi Ramën. Do shkojë kështu për ndonjë leje ndërtimi, do shkojë Rama. Ndonjë leje fotovoltaiku, ndonjë procedurë. Kështu do nisi dhe Edi Rama. Derisa të përfundojë pastaj në gjërat e tjera të cilat mund t'i dimë, mund mos t'i dimë, ca s'i themi dot, kështu që kështu do shkojë dhe Edi Rama.
Se po ta them prapë, kjo nuk është kurajoja e një strukture, se e di çfarë, e di ata burrat dhe gratë e SPAK-ut çfarë. Unë kur zgjohem në mëngjes se e di si është puna, SPAK-ut çfarë i krijuam ne? Themi është një parcelë me rrush e mbjellë, me mollë, me dardha, me kumbulla. Kjo parcelë ishte pa roje dhe hynte aty domethënë derri e dosa, ku di unë çfarë ishin këta që nga ky sekti, edhe e vidhnin këtë parcelën. Çohet një ditë e bukur pronari i parcelës, që është populli shqiptar e thotë: ore do vë një roje unë o vëlla. Do vë një roje dhe atij rojes do t'i var dy kallashë në qafë edhe të tentojë po të dojë njeri të më hyjë në pronë mua, edhe i them qëllo o vëlla, siç është ligji, bjeri, vriti të gjithë. Dhe ashtu logjikë normale. Kur të shkonte derri e dosa për të ngrënë mollët edhe dardhat, do i vriste roja. Do trembeshin këta të tjerët. Fakti që këtu buxheti i shtetit pra, kjo ara e madhe me mollë, me kumbulla vazhdon dhe vidhet miku im, do të thotë që ky roja, i është lagur baruti i këtij roja siç e kemi vënë.
Pra ky SPAK-u po të ishte kaq i mirë, po të ishte kaq efiçent, do kishin frikë të vidhnin këta o vëlla! Do kishin frikë mo! Ke parë ti të ndalojë ndonjë tender ky? Jo. Ndonjë procedure? Ke parë ti që vazhdojnë, do ja jap koncesion thotë për naftën, koncesion për këtë, koncesion për atë. Vazhdojnë paguajnë, vazhdojnë tenderat, hapi tender, mbylli tender... A e ke parë? Pra këta vazhdojnë po njësoj. Ke parë ti të kenë ndaluar vjedhja në KESH? Ke parë ti të ketë ndaluar vjedhja në institucione të tjera? Jo! Këta vazhdojnë po njësoj! Pra, rojes na i është lagur baruti. Që do të thotë këto dosjet, edhe të Belës edhe të Ramës, ia bëjnë të tjerë njerëz miku im. Kështu që siç po i bëhet Belës, do i bëhet dhe Ramës. Dhe mendoj që do bëhet shpejt e Ramës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Qershor09:56
A po mbahet peng hetimi për Ballukun, Gjokutaj: SPAK i kishte dokumentet e akuzave të sotshme, pse nuk i përdori?
Zhvillime të reja dhe akuza të rënda rrethojnë dosjen e një ministreje, e cila dyshohet për përfshirje në një ske...
POLITIKE
11 Qershor09:25
Çeno: Mediat ndërkombëtare po i japin jehonë të pazakontë protestës
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Çeno deklaroi se zhvillimet rreth projektit të shumëdebatuar në Shqip&eu...
POLITIKE
11 Qershor08:57
Detajet/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në fokus gjashtë interpelanca
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politi...
POLITIKE
11 Qershor08:56
'Shqiptarët më në fund po reagojnë'/ Muka: Rama pati një tragjikomedi me gazetarët e huaj
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, nën moderimin e Flavio Qarrit, studiuesi Taulant Muka komentoi zhvillimet e fundit p...
POLITIKE
11 Qershor08:50
Ra nga kati i 7-të i një pallati në Lungomare, ndërron jetë në spital 28-vjeçarja
Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë, ku ka ndërruar jetë në spital një 28-vjeçarje q&eum...
POLITIKE
11 Qershor08:47
Protesta e 11-të madhështore për dorëheqjen e Ramës, Lea Ypi publikon pamjet nga tubimi: Shumë krenare!
Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.
...
POLITIKE
11 Qershor08:29
Nga bulevardi në rrjetet sociale/ Fuqia e memeve të protestës
Përgjatë dhjetë ditëve të protestave masive në Tiranë, të cilët kërkojnë ndalimin e projektit kontrover...
POLITIKE
11 Qershor08:08
Protesta masive për largimin e Ramës, DW publikon pamjet me dron: Pjesëmarrja dhe mobilizimi më i madh
Protestat masive në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama janë përcjellë live nga shumë media ndërkombëtar...
POLITIKE
10 Qershor22:48
'Rama jepe dorëheqjen!' jehon dhe tek sheshi 'Willson': Kupa u mbush!
Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Ata u ulën për disa minuta në tokë te kryqëzimi i 21-Dhjetor...
POLITIKE
10 Qershor21:18
'Nesër më shumë, që zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel - Rama jepe dorëheqjen!' Marshimi protestë nëpër rrugët e Tiranës
Dita e 11-të e protestës/ Pasi qëndruan 3 orë para kryeministrisë duke kënduar në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama, m...