Dita e 105-të e protestës/ Protestuesit rrethojnë godinën e Kryeministrisë, bllokohet dhe Unaza
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Deputeti i PD-së Gent Strazimiri theksoi se qeveria po drejtohet nga një “organizatë kriminale” brenda shtetit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, dhe kërkoi arrestimin e tij si hap të domosdoshëm për ndalimin e korrupsionit.
Strazimiri theksoi se rastet e fundit, përfshirë aferën e Ministres Belinda Balluku, nuk janë thjesht abuzime të izoluara, por një vjedhje masive e fondeve publike, që ai e cilësoi si “buxheticid”.
Deputeti akuzoi kompanitë e përfshira për të përvetësuar çdo cent nga buxheti i shtetit, duke mos kryer asnjë punë reale, ndërsa institucione të tjera, si Kryetari i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve Niko Peleshi, pengojnë SPAK-un për të zbatuar ligjin.
Ai apeloi që SPAK-u të veprojë pa ndikim politik, duke dhënë urdhër-arreste jo vetëm për Ballukun, por edhe për Peleshin dhe kryesisht për Edi Ramën, “kokën e organizatës kriminale” që drejton korrupsionin në vend.
Pjesë nga deklarata:
Zyrtari, në bashkëpunim me biznesmenin që kryen shërbimin dhe fiton tenderin, e fiton atë në mënyrë të padrejtë, me qëllim që fitimi të ndahet me zyrtarin. Por në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me këtë skemë. Kemi të bëjmë me një vjedhje 100% të fondit, rreth 1.1 miliardë, një situatë e paprecedentë, që përbën një lloj genocidi ekonomik. Për këtë arsye e kam quajtur “buxheticid”.
Firmat e lidhura me pushtetin funksionojnë si fshesë me korrent për fondet publike, duke marrë çdo cent. Rezultatet janë ato që shohim: rrugë që nuk funksionojnë, rrugë që shemben ose bllokohen, kanalizime që nuk punojnë. Në buxhet këto investime rezultojnë të realizuara, ndërkohë që në terren nuk është bërë asnjë punë.
Në këtë rast është kapur Belinda Balluku, e përfshirë drejtpërdrejt së bashku me Edi Ramën në përcaktimin e tenderave, të përmendur me emër dhe mbiemër. Të gjithë e dimë këtë situatë, por ata thjesht e mohojnë, sepse janë kapur në flagrancë dhe nuk kanë më çfarë të thonë. Mesazhi i tyre është i qartë: do të vazhdojmë të vjedhim, sepse mendojnë se askush nuk mund t’u bëjë gjë, as SPAK-u.
Në konferencën për shtyp të mbajtur së bashku me kolegët, në kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, u bë një pyetje shumë me vend nga një gazetar: nëse Balluku arrestohet, çfarë ndodh me Edi Ramën, i cili ka pushtet edhe më të madh për të prishur prova dhe për të intimiduar dëshmitarë?
Përgjigjja është e qartë: hapi i radhës që duhet të ndërmarrë SPAK-u është nxjerrja e një urdhri arresti për Edi Ramën. Ai është koka e korrupsionit në këtë vend dhe drejtuesi i buxheticidit. Ndryshe nga raste të mëparshme, Balluku nuk futet më në kategorinë e të sakrifikueshmëve, sepse laku po shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth kreut.
SPAK-u, nëse do të kryejë detyrën, duhet ta trajtojë këtë çështje si organizatë kriminale, ashtu siç e ka detyruar edhe jurisprudenca e deritanishme. Në këtë organizatë kriminale, provat proceduriale tregojnë se kreu është Edi Rama. Situata nuk mund të rregullohet me manovra kozmetike; duhet goditur koka e organizatës, përndryshe vjedhja, intimidimi i dëshmitarëve dhe prishja e provave do të vazhdojnë.
Shoqëria sot është e mpirë dhe e gjunjëzuar. Një pjesë është e shitur dhe mbron hapur këtë organizatë kriminale, ndërsa pjesa tjetër është e dorëzuar dhe pa shpresë. Kjo nuk është një situatë unike në histori, por jemi në një fazë kolapsi total.
SPAK-u ka marrë masa që janë më tepër politike sesa juridike. Në momentin që një person në një funksion të lartë merret i pandehur për korrupsion, ai nuk mund të qëndrojë në detyrë; masa e duhur është arrestimi. Pezullimi ishte një veprim i dobët dhe i pamjaftueshëm.
Sot situata është edhe më e rëndë: pas marrjes si e pandehur, Belinda Balluku ka kryer vepra të tjera penale, si intimidimi i dëshmitarëve, prishja e provave dhe pengimi i drejtësisë. Këto janë vepra të reja penale, që kërkojnë arrestim të menjëhershëm, pavarësisht debatit për kushtetutshmërinë e pezullimit.
Ajo ka vijuar të firmosë tendera me vlera dhjetëra milionë euro, duke vazhduar veprën penale për të cilën akuzohet. Nga kjo pikëpamje, as Edi Rama dhe as Niko Peleshi nuk kanë më asnjë justifikim ligjor apo politik. Detyrimi i tyre është të lejojnë funksionimin e drejtësisë dhe jo ta pengojnë atë.
Partia e Lirisë ka reaguar pas situatës së përmbytjeve të krijuara në qytetin e Durrësit, si pasojë e motit t&eum...
Për Partinë Demokratike Belinda Balluku është pa imuniteti, pasi siç tha kreu i PD, Sali Berisha mbledhje e sotme e Këshillit ...
Deputetja e Partisë Demokratike në Kurbin, Elda Hoti ka publikuar pamje nga përmbytjet në qytetin e Laçit dhe braktisjen që kj...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të Agjencisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se të gjitha partitë opozitare, pa asnjë përjashtim, do të ftohen n&eu...
Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se opozita do të mbajë protestë para datës 20 shkurt, një datë historike kjo pë...
Kreu i demokratëve Sali Berisha i ka kërkuar sot Edi Ramës të japë dorëheqjen, duke i kujtuar dhe 20 shkurtin. Berisha tha se s...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë me dije dy kushtet që PD të shkojë në zgjedhje. Në konferencë p&...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot para gazetarëve, se Linda e AKSHI-t ka firmosur 500 kontrata sekrete me porosi të Lind...
Kreu i opozitës Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku po pengojnë drejt...