POLITIKE

Buzhala: Qeverisë nuk i mungon vullneti të rrahë njerëzit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 22:18
Buzhala: Qeverisë nuk i mungon vullneti të rrahë njerëzit

Gazetari Berat Buzhala ka folur për protestën e djeshme të opozitës në Tiranë, është shprehur se, po duket qartazi që establishmetit qeverisës nuk i mungon vullneti të rrahë njerëzit që dalin në protestë.

Por sipas tij, por protesta duhet të tejkalojë këtë aspekt. Ai theksoi se kur demonstratat përsëriten çdo tre ose katër javë, pjesëmarrja e qytetarëve bie, dhe çdo rritje e dhunës jep efektin e kundërt: më shumë debate televizive, por jo ndryshim real politik.

Buzhala vuri në dukje se pritshmëritë e qytetarëve shpesh interpretohen gabim mesazhet që jepen politikisht.

‘Çështja mua po më duket, e para nuk kam shumë respekt për komunikatat e zyrave diplomatike të huaja, i kam tejkaluar unë këto, pra kam thënë disi, nganjëherë kur i shoh këto ngjarje, e shoh që më duket Kosova pak më herët. Domethënë, ne kemi parë një parti që u rrit, gjithëfarëlloj akuzash i ka pasur për dhunë e dhunë direkte ndaj ambasadorëve. Ai vazhdonte rrugën e vet, nuk e kthente kokën mbrapa.

Pra, ambasadat e bëjnë punën e vet, partia politike duhet me bë punën e vet. Po ajo çka mua po më duket pak brenguese sikur po të isha PD, më duket se ka mbetur pak pa avull, domethënë i ka rënë ajo fuqia, edhe pak pa, domethënë nuk po më duket se e kanë një vizion të saktë ku po don me mbërritë.

Sepse nëse, cili është me pas protesta ciklike çdo tre javë a çdo katër javë, sigurisht që ka me rënë numri i njerëzve që kanë me marrë pjesë në protesta, sigurisht që me rënien e numrit të njerëzve ajo kompensohet pastaj me pak më shumë dhunë. Po kjo e jep efektin e kundërt.

Pra, dhuna nxjerr më pak njerëz, bën më shumë debate televizive, po PD duhet me dalë prej këtij ciklit, unë mendoj, prej ciklit që protesta me qenë partizane, që protesta me qenë rrethi i ngushtë i njerëzve të doktor Berishës dhe doktor Berisha. Protesta. Nuk i mungon vullneti politik estabilishmentit që me rrahë njerëz, qartazi. Ata as nuk e vënë në dyshim. Po tash, protesta duhet me tejkaluar këtë gjë. Protesta nuk duhet me qenë vetëm, si me thënë, me pas në mendje çfarë videosh kemi me prodhuar pas protestës. A rrahu një polic një demonstrues? A e shkeli dikush flamurin, a s'e shkeli dikush flamurin?

Protesta, mua po më duket që e ka humbur, domethënë për çka po dilet. Domethënë, në momentin e tash, a e di ku devalvohet më së shumti protesta? Kjo është edhe për ty madje. Kur çdo javë ti thua, javën tjetër ka me u rrëzuar qeveria Rama. Domethënë, unë e kuptoj motivimin e njerëzve, por në momentin, disa njerëz edhe e marrin atë literalisht fjalën që ka me u rrëzuar qeveria’, tha ndër të tjera Buzhala në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?