“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Mazhoranca po zvarrit në mënyrë të qëllimshme procedurat për heqjen e imunitetit, me synimin për të penguar drejtësinë. Sipas deptetit Bylykbashi, deputetët socialistë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po veprojnë me “urdhër të qartë” për të bllokuar dhe vonuar hetimin e Prokurorisë së Posaçme. Qëllimi i kësaj manovre, sipas tij, është t'i jepet kohë ministres Belinda Balluku “të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat”.
Gjatë konferencës për shtyp, deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se mazhoranca socialiste po zvarrit me qëllim hetimin e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku. Ai theksoi se deputetët socialistë, me në krye kryetarin e Kuvendit, veprojnë me “urdhër të qartë” për të bllokuar dhe vonuar procesin, me synimin që ministres t’i jepet kohë për të intimiduar dëshmitarët dhe për të prishur provat.
Bylykbashi u ndal edhe te roli i Parlamentit, duke nënvizuar se ai duhet të kontrollojë vetëm nëse ka persekutim politik ndaj deputetit ose ministrit. Nëse një i tillë nuk ekziston, imuniteti nuk mund të shndërrohet në “mburojë për krimin, për shkeljen e ligjit apo për abuzimin me interesin publik dhe fondet e qytetarëve shqiptarë” dhe nuk mund të pengojë një hetim të ligjshëm.
Fjala e tij:
Fare shkurtimisht, më lejoni të ritheksoj një fakt. Detyra e parlamentit në procedurën e shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të një deputeti apo një ministri është fare e thjeshtë. Ai duhet të kontrollojë dhe të verifikojë nëse ekziston një persekutim politik ndaj deputetit apo ministrit që derivon nga vullneti i parlamentit. Nëse një i tillë ekziston, sigurisht mbrohet me imunitet parlamentar.
Nëse nuk ka diçka të tillë, imuniteti parlamentar, apo edhe i ministrave që kanë të njëjtin status si deputetët, nuk mund të shfrytëzohet për asnjë moment si mburojë për krimin, për shkeljen e ligjit apo për abuzimin me interesin publik dhe paranë e qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu, nuk mund të pengojë apo të dëmtojë një hetim të ligjshëm që është në zhvillim.
Për ta përmbyllur këtë, desha të theksoj edhe një fakt tjetër. Ajo që shohim dhe që ju keni parë në të dhënat publike tregon qartë se kjo çështje, me gjithë dimensionin e saj të jashtëzakonshëm, është ndoshta çështja më e madhe që ka ardhur ndonjëherë në parlamentin e Shqipërisë për shqyrtimin e heqjes së imunitetit për një hetim me dimension kaq të madh korruptiv. Ajo është një autopsi e mënyrës së funksionimit të shtetit.
Një shtet që ka në krye Edi Ramën, i cili, përveç krimit të organizuar, ka edhe korrupsionin e organizuar si dy kolona që e mbajnë, ofron shembullin më të qartë se si funksionon një shtet i kalbur. Është gjithashtu një tregues se Edi Ramën nuk e pengon asnjë ligj. Nëse objektivi i tij është përfitimi total dhe kapja e shtetit, ai nuk do të pengohet as nga Kushtetuta, as nga ligji, as nga procedurat që përcakton rregullorja e Kuvendit.
Këtë e pamë edhe në seancën e djeshme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku, me urdhër të qartë, pesë deputetët socialistë, me në krye kryetarin e Kuvendit, kishin vetëm një qëllim: të bllokonin dhe të zvarrisnin hetimin e Prokurorisë së Posaçme, për t’i dhënë kohë maksimale Belinda Ballukut që të intimidonte dëshmitarët dhe të prishte prova.
Ne do të bëjmë gjithçka, siç e tha edhe zoti Bardhi, që sa më shpejt të zhvillohet seanca në vijim dhe që parlamenti i Shqipërisë t’i heqë imunitetin dhe t’i japë rrugë prokurorisë për të paraqitur kërkesën për masën e arrestit.
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se 5 anëtarët demokratë në Këshillin e Mandateve ku është...
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet 1 orë e më parë për shqy...
Nuk ka dyshim që ka një tentativë të qartë dhe të pastër të mazhorancës socialiste që kjo çështj...
Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar sërish këtë të enjte gjatë një seance të Parlam...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook, ku publikohet një deklaratë e gaz...
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë alarmin për situatën e Ergys Agasit, duke theksuar se ai ndodhet në rrezik të lartë ...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me veprimtarinë e SPAK ndaj AKSHI-t, duke e lidhur kohën e nisjes së këtyre v...
Gazetari Artan Hoxha shpreh habinë se si një shtet ka funksionuar në grupe whatsapp dhe aplikacionin Sinjal pas publikimit të disa pjesë...
Partia Socialiste akuzohet se ka një skenar të mirë-përgatitur për të penguar pjesëmarrjen e opozitës në komisionet...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka vijuar takimet në terren me banorët e Njësisë nr. 9 në Tiranë, duke i bë...