Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Deputetja Ina Zhupa u përplas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për licencës e mësuesve, ku demokratja u akuzoi Ministrinë se po rëndon sistemin arsimor me udhëzime që, sipas saj, krijojnë burokraci dhe paqartësi për mësuesit.
Ajo u shpreh se mësuesit me përvojë të gjatë detyrohen të rikthehen në procese licencimi, duke e quajtur këtë “absurditet”.
Ministrja Mirela Kumbaro u përgjigj duke theksuar se procesi i licencimit të mësuesve nuk është i ri, teksa sqaroi se ushtrimi i profesionit të mësuesit lidhet me përmbushjen e praktikës profesionale dhe kalimin e provimit të shtetit, sipas ligjit për profesionet e rregulluara.
Ina Zhupa: 2000 mësues në sistemin arsimor. Këta mendojnë se si të shtojnë hallet dhe problemet e mësuesve me udhëzimet e vetë ministrisë. Kujtohen dhe thonë, pasi ke 15 vite si mësues, pasi ke kaluar fazat nga mësues i kualifikuar, në specialist dhe më pas mësues mjeshtër, këta thonë “shko bëhu edhe njëherë student dhe jep provim licence”. Mësuesit me 15 vite në sistem, i detyrojnë të futen për të marrë kualifikimin si mësues mjeshtër për provim licence. Je student, mbaron shkollën, futesh bën licencën dhe për tre vite ke të drejtë të kualifikohesh si “mësues i kualifikuar”, pas gjashtë vitesh si “mësues specialist” dhe pas 15 vitesh si “mësues mjeshtër”. Me këtë logjikë i bie që edhe nxënësit t’i kthejmë dhe të bëjnë provimin?! Janë absurditete, të cilat ju i bëni me qëllim duke ngatërruar kriteret e punësimit me ato të kualifikimit.
Erdhe ti tani dhe shpike rrotën që këta duhet të jenë të licencuar, se kështu ta lexojnë ata juristët e paaftë që ke në ministri, apo ato drejtoreshat që i ke të kërkuara, arrest shtëpie, dhe të bëjnë këto lloj udhëzimesh. Është shembje e sistemit juridik.
Kumbaro: Më vjen keq që një grup deputetësh nuk i shoh në sallë, do të thotë nuk janë të interesuar, por paskan firmosur një kërkesë për interpelancë pa qenë fare të interesuar. Detyrimi për licencimin e mësuesve ka filluar që me miratimin e ligjit nr. 69/2012. Mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar ushtron profesionin pasi: të ketë kryer me sukses praktikën profesionale; të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Dhënia e provimit të shtetit nuk është një pengesë, por një garanci, një instrument që vendos barazi për të gjithë ata që hyjnë në profesion, duke siguruar që çdo mësues të përmbushë të njëjtat standarde profesionale, pavarësisht kohës apo mënyrës së hyrjes në sistem. Është e rëndësishme të qartësohet se ky proces nuk synon të krijojë pasiguri apo të penalizojë askënd, por të ndërtojë një sistem më të drejtë dhe më të qëndrueshëm në afatgjatë. Dhe mbi të gjitha, dua ta them shumë qartë: nuk po hiqet askush nga puna! Por po shoqërojmë me komunikim dhe trajnim edhe ata pak mësues që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim ligjor, pa u cenuar aspak sigurinë juridike apo profesionale, që nuk e di se nga e shpikët! Nuk ka asnjë politikë, asnjë vendim dhe asnjë nismë që synon largimin e mësuesve nga vendet e tyre të punës për shkak të këtij procesi.
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD, Jorida Tabaku hodhi akuza në drejtim të mazhorancë...
Sali Berisha deklaroi jashtë ambienteve të parlamentit për mediat se Edi Rama mendon për veten dhe familjen e tij. Ai denoncoi se dosja e ...
Deputeti Tomor Alizoti kritikoi ashpër refuzimin e ministrit të Bujqësisë Andis Salla për t’u paraqitur në një interp...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i rikujtoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se ka bërë një kërkesë pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si të përfshirë...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se mazhoranca po shmang debatet...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisje të punimeve të Parlamentit, Niko Peleshi lexoi pikat e rendi...
Deputeti Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videomesazhi gjendjen e rënduar të rrugës së Darsisë në njësin&eum...
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën parashikohen që të zhvillohen disa interpelanca si dhe shqyrtohen disa ...
Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë një interviste për Euronews Albania ka folur mbi qëndrimin e kryministrit Rama gjatë Forumit Ekonomik n...