POLITIKE

Debat tek “Zgjedhorja”, Bylykbashi: Të trajtohen rekomandimet e ODIHR! Ndoja: Të shtohen ekspertët! Gjiknuri: E mbyllim që sot

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 13:51

Debat tek “Zgjedhorja”, Bylykbashi: Të trajtohen rekomandimet e

Komisioni për Reformën Zgjedhore u mblodh sot në takimin e radhës për të diskutuar ndryshimet e nevojshme në Kod dhe rekomandimet e dhëna nga raporti i OSBE-ODIHR.

Nuk munguan diskutimet e forta dhe debatet mes palëve në tavolinë. Përfaqësuesit e opozitës u fokusuan tek marrja parasysh e rekomandimeve të ODIHR edhe në të kaluarën, çështja e numrit të ekspertëve dhe problematika e votës së diasporës.

Kurse bashkëkryetari i grupit të mazhorancës deklaroi se nëse binin dakord, mund ta mbyllnin që sot marrëveshjen për reformën Zgjedhore, sepse problem nuk është koha.

“Më 2020 u bënë ndryshime të njëanshme në Reformën Zgjedhore. Vota e diasporës është një problem serioz dhe duhet zgjidhur e diskutuar. Reforma zgjedhore mos të trajtohet me tema të shkëputura dhe të mos kufizohemi vetëm te rekomandimet e aktuale të ODIHR dhe OSBE, por edhe te të kaluarat. Raporti i ODIHR foli për parti shtet”, tha bashkëkryetari i PD në këtë komision, deputeti Oerd Bylykbashi.

Kurse deputeti demokrat Arjan Ndoja vuri theksin te numri i ekspertëve dhe shkurtimi i kohës.

“Kam propozim për shtimin e numrit të ekspertëve nga palët, ata që japin mendime konkrete dhe çështja tjetër është të shkurtojmë kohën”, tha ai mes të tjerash.

Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri ra parimisht dakord me kërkesat e opozitës, por u shpreh se që të shkurtohej koha duhet të gjendej zgjidhja dhe nëse palët bien dakord marrëveshja mund të mbyllet që sot.

Ai tha gjithashtu se nuk ka nevojë për numër të madh ekspertësh sepse thjesht do zgjaste kohën e realizimit të reformës.

“Nëse kemi mundësi ta mbarojmë shpejt, ne nuk jemi kundër, po që sot, pra në janar ta mbyllim. Por kjo nuk është çështje kohe, apo nenesh, por me paaftësinë tonë për të gjetur zgjidhjen dhe dakordësinë. Unë mendoj se shtimi i numrit të ekspertëve nuk e zgjidh çështjen, madje mund të krijojë më shumë zgjatje. Megjithatë për efekt të diskutimeve edhe me bashkëkryetarin vendosëm që nga 4 ta bëjmë në 6 numrin e ekspertëve”, u shpreh deputeti socialist mes të tjerash.

Por Bylykbashi vuri theksin edhe te përdorimi i administratës në zgjedhjet e kaluara:

“Raporti i ODHIR ka dhënë me qartësi çështjen kryesore që përballen në zgjedhjet. Që është shteti në zgjedhje. Shteti që është kthyer në aktor të plotë pra ka pushtuar zgjedhjet. Përdorimi total jo vetëm në burimet e thjeshta materiale. Përdorimi administratës publike qoftë si basen votash dhe si rrjet patronazhimi. ODHIR kësaj radhe ka shkuar dhe me rekomandime. Pra ne i kemi dhënë më shumë kohë. Por kjo duhet të jetë prioritare për debatin që bëjmë ne. Shumica dërmuese e çështjeve lidhet me qeverisjen e përditshme. Nuk mund të kufizohemi vetëm te rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Për sa kohë janë përmendur atje nuk janë ripërsëritur në raportin e fundit. Marrëveshja e 5 qershorit e 2020-ës, prodhoi një amendim total të kodit”.

Kurse Gjiknuri, teksa shpjegoi se PS ishte e hapur për propozime dhe diskutime, nënvizoi se nëse nuk do binin dakord palët, atëherë do i drejtoheshin OSBE-ODIHR për mendim.

“Nëse do të kemi depolitizim të administratën zgjedhore. Edhe nga praktika e vitit 2020, mund të ketë për disa ndërhyrje që normojnë. Pra sanksionet që ata mund të kenë përfshirë edhe elementë të kodit penal. Ne kemi masa shumë të ashpra për sa i përket krimeve zgjedhore. Por jemi shumë të hapur nëse ka ndonjë ide interesante që të adresojë shqetësimet që janë ngritur në lidhje me zgjedhjet. Synimi është që brenda mandatit që na ka dhënë Kuvendi, që është brenda qershor-korrikut të 2026”, u shpreh Gjiknuri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?