Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi dosjen e ministres Belinda Balluku dhe rolin e SPAK-ut në hetimin e saj.
Sipas Shkullakut, kryeministri Edi Rama po përpiqet të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë për shkak të hetimeve ndaj Ballukut. ‘Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend europian që një kryeministër të komentojë vendimet e gjykatës apo të prokurorisë në këtë mënyrë. Çdo koment i tillë përkthehet si presion ndaj pushtetit tjetër,’ tha Shkullaku.
Ai përmendi tenderin e tunelit të Llogarasë duke e konsideruar këtë ‘korrupsion 100%’. ‘Të vjedhësh miliona euro përmes kompanive dhe tenderave qeveritarë është korrupsion i plotë,’ tha gazetari, duke lidhur rastin edhe me procedurat e mëparshme zgjedhore, sipas tij.
‘Çështja është, për shkak të Belinda Ballukut a po sulmon Rama drejtësinë e re? Prapë po them po, sepse nuk ka ndodhë dhe nuk ndodh në asnjë vend europian, të paktën aty ku Rama do na fusë në 2013-ën, që kryeministri i një vendi, pra që është duke ushtruar detyrën e kryeministrit, sulmoi një gjykatë, një prokurori, aq më pak gjykatën kushtetuese, t'i bëjë presion, nën tekst, se si duhet të marri një vendim.
Pse e them këtë gjë?
Sepse dihet që nuk e bën njeri, sepse çdo koment i një kryeministri, i një presidenti, pra që ka pushtet tjetër, jo pushtetin e drejtësisë, do të përkthehej si presion apo si kërcënim ndaj një pushteti tjetër.
Unë e kuptoj që Rama mund të ketë edhe hallin e ndërhyrjes së kompetencave, që po na i marrin kompetencat, është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër, po prishet parimi i check and balance.
Por për këtë punë mund të dilte zoti Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm, që në emër të kryeministrit apo këshilltari juridik i kryeministrit, të thoshte ne kemi çuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese të na bëjë këtë interpretim. Ne si palë që jemi, besojmë këtë gjë.
Kryeministri në detyrë nuk është palë, në kuptimin që ai nuk mund as të komentojë, as t'i sugjerojë gjykatës se çfarë vendimi duhet të marri që ta lërë atë të qetë. Pra kjo është nga pikëpamja formale.
Nga pikëpamja jo formale, nga pikëpamja politike, është ajo që kemi thënë që këtë herë ka ndodhur diçka e re, që Belinda Balluku nuk po hetohet as për pllakat e banjos, as për të brendshmet, as për shtëpitë në bregdet. Belinda Balluku po hetohet për një vendimmarrje të Edi Ramës. Pra Belinda Balluku me gjithë Edi Ramën kanë shkuar në Turqi, kanë anulluar një tender të parin që kompania Gjoka kishte fituar me 140 milionë, dhe e kanë detyruar kompaninë Gjoka që të bëjë të njëjtën punë, por këtë radhë për 190 milionë.
Dhe kanë marrë letrat e një kompanie turke për t'i përdorur në këtë rast. Unë shikoj pra këtu jo hallin e Ramës për pavarësinë e pushteteve, pra që pushtetet janë të ndara dhe këtë e thotë një njeri që nuk ka lënë asnjë pushtet pa futur duart, qoftë edhe pushtetin tonë.
Por, këtu është rasti i parë që unë mendoj që, kjo është hipotezë që do ta provojë koha, por mendoj se për herë të parë, SPAK ka kaluar rrethin e hekurt që Rama i kishte vizatuar.
Ky është rasti i parë që Ramës po i preket një nga kolonat që e mban në këmbë, korrupsioni nga lart, pra ai qeveritar që prodhon para. Jo thjeshtë për disa përqindje që i fusnin në xhep dikur, 10-15%. Nuk po flasim për atë korrupsion, po flasim për korrupsion 100%. Se të vjedhësh 50 milionë euro me një goditje është korrupsion 100%.
Të bësh kompani me drejtorët dhe të marrësh krejt lekët e tenderave ky është korrupsion 100% dhe këtë e dimë, si me ‘5D’ për zgjedhjet në Tiranë, ‘5B’ për zgjedhjet në Fier, ‘5R’ për zgjedhjet në gjithë Shqipërinë.’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Shkullaku.
Në studion e ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, analisti Andi Bushati deklaroi se çështja e pezullimit të ministrave nuk...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Edi Rama është sipas tij hajduti kryesor i aferave ku akuzohet si ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës në Foltoren para Kryeministrisë se një magazinier mori tenderin pë...
Deputeti i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso kërkoi dorëheqjen e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. ...
Deputetja e Partisë Demokratike e qarkut Durrës, Manjola Luku, tha se Belinda Balluku është kapur në aferë dhe biseda për k&e...
Një i ri tha nga Foltorja e Partisë Demokratike para kryeministrisë tha se deputeti Taulant Balla shumë shpejt do të jetë në ...
I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV, ambasadori Agim Nesho bëri një analizë të fundit mbi zhvillimet p...
Siç është paralajmëruar, këtë të hënë, opozita mban tubimin e radhës, e quajtur “Foltorja 2” k...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se SPAK po vonon ngritjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama ka ushtruar presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese. Berisha shkruan ...