
Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.
“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.
Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Ai nuk ceku në asnjë moment akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv.
Të njëjtin mesazh ai përcolli edhe të dielën, duke pretenduar se argumentet e tij po i mbështeste në opinione të Komisionit të Venecias apo qëndrime të Gjykatës Europiane të Strasburgut.
Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për referencat e akteve juridike të “Venecias’ ku ishte bazuar kryeministri në mbrojtjen e tij, por opozita pretendoi të hënën se jo vetëm nuk ekzistonte asnjë akt i tillë, por se kundërta ishte e vërtetë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat të hënën sfidoi kryeministrin që të publikonte aktet ku e bazon mbrojtjen e tij, ndërsa shprehu urimin që Gjykata Kushtetuese “të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze”.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një reagim publik iu referua dy opinioneve të Komisionit të Venecias që trajtonin çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe për pezullimin e tyre që hidhin poshtë pretendimet e Kryeministrit.
Në një opinion të vitit 2020 për Republikën e Kosovës lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, sipas Bardhit, thuhet se “Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit”.
“Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të ‘pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë’”- shkruan më tej Bardhi duke akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.
Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Dhjetor21:45
Shkullaku: SPAK ka kaluar ‘rrethin e hekurt’ të Ramës, shpikën korrupsion 100 për qind
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi dosjen e ministres Belinda Balluku dhe rolin e...
POLITIKE
1 Dhjetor21:34
Debati për çështjen Balluku, Bushati: Një ministër që akuzohet për hajdut duhet të iki
Në studion e ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, analisti Andi Bushati deklaroi se çështja e pezullimit të ministrave nuk...
POLITIKE
1 Dhjetor19:34
“Ramës i dolën lakuriq vjedhjet”/ Berisha: Po i bën presion Kushtetueses për vendimin ndaj Ballukut
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Edi Rama është sipas tij hajduti kryesor i aferave ku akuzohet si ...
POLITIKE
1 Dhjetor19:14
Berisha: E paimagjinueshme, magazinieri i Salillarit përfiton tender 60 mln euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës në Foltoren para Kryeministrisë se një magazinier mori tenderin pë...
POLITIKE
1 Dhjetor19:06
“Rruga Qukë-Qafë Plloçë, u shemb me shiun e parë”/ Kaso: Balluku ose të shkarkohet ose të japë dorëheqjen
Deputeti i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso kërkoi dorëheqjen e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
...
POLITIKE
1 Dhjetor18:54
“Balluku u kap duke shpërndarë tendera në kafe”, deputetja e PD: Aferat tronditën themelet e shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike e qarkut Durrës, Manjola Luku, tha se Belinda Balluku është kapur në aferë dhe biseda për k&e...
POLITIKE
1 Dhjetor18:49
“Tao, Tao shumë shpejt do të jesh krah shokëve të akuzuar nga SPAK”, i riu nga Foltorja e PD akuzat deputetit të PS
Një i ri tha nga Foltorja e Partisë Demokratike para kryeministrisë tha se deputeti Taulant Balla shumë shpejt do të jetë në ...
POLITIKE
1 Dhjetor18:28
‘Shqipëria narko-shtet’/ Nesho zbulon vijën e kuqe të SHBA-së për Ramën dhe lidhjet me kartelet
I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV, ambasadori Agim Nesho bëri një analizë të fundit mbi zhvillimet p...
POLITIKE
1 Dhjetor18:24
Opozita tubim para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Ballukut
Siç është paralajmëruar, këtë të hënë, opozita mban tubimin e radhës, e quajtur “Foltorja 2” k...
POLITIKE
1 Dhjetor18:11
Çollaku: Rama-Balluku janë organizatë kriminale, u japin garanci dhe punë mafiozëve të shpërndarë në Shqipëri
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se SPAK po vonon ngritjen...