“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak ka nisur dhe është zhvilluar me debate. Më herët u raportua se kryebashkiaku Erion Veliaj u largua nga mbledhja pasi ka mbajtur fjalimin e tij.
Edhe drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori shprehet në një postim në Facebook se Veliaj nuk iu përgjigj pyetjes të përfaqësueses së Lëvizjes BASHKË Mirela Ruko mbi përgjegjësitë e tij për skandalet korruptive në Bashkinë e Tiranës.
Sipas Qorit, Veliaj përkundrazi ka ndërruar muhabet dhe ka nisur të sulmojë Lëvizjen BASHKË me fjalët “Rrugaçë, frikacakë, nuk jeni të majtë”. Më tej ai ka listuar disa pyetje që sipas tij i bën çdo qytetar i Tiranës kryebashkiakut Veliaj.
POSTIMI I PLOTË:
ERION VELIAJ TË PRESIN SHOKËT NË QELI!
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Erion Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të përfaqësueses së Lëvizjes BASHKË Mirela Ruko mbi përgjegjësitë e tij për skandalet e njëpasnjëshme korruptive në Bashkinë e Tiranës. Siç ndodh zakonisht me hajdutët e zënë me presh në duar, ai ndërroi muhabet dhe nisi të sulmojë e shpifë për Lëvizjen BASHKË. “Rrugaçë, frikacakë, nuk jeni të majtë” – ishin disa prej pështymave të tij verbale ndaj nesh.
Kjo gjuhë nuk është as e re, as e papritur për ne. Jemi mësuar me ngordhësira morale e intelektuale që na akuzojnë për gjithçka e të kundërtën e gjithçkaje: “Komunistë, fashistë, sorosistë, rusofilë, kriptoberishistë, kriptoramistë, mjaftistë, istë, istë, istë...” Jemi gati të pranojmë çdo shpifje, por vetëm me një kusht.
Erion Veliaj t’u japë përgjigje pyetjeve që sot i bën çdo qytetar i Tiranës:
1. A është bashkëpronar i hotelit që po ndërtohet në qendër të Durrësit, siç është zbardhur në përgjimet e një prej punonjëseve të shoqërisë 5D Konstruksion?
2. Sa merr në përqindje nga paratë që kanë vjedhur shokët e tij drejtorë prej buxhetit të Bashkisë së Tiranës?
3. Çfarë shume ia ka prishur mendjen që të shkelë ligjin dhe të shmangë Këshillin Bashkiak në kërkimin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës?
4. Sa e ka përqindjen për miratimin e një lejeje ndërtimi në Tiranë?
5. Edhe sa parqe, fusha sportive dhe hapësirë publike pritet t’i zhduken Tiranës për të ndërtuar pallate të larta?
6. A është përgjegjës për vrasjen e punëtorit adoleshent Ardit Gjoklaj më 2016 në landfillin e Sharrës?
Erion Veliaj nuk e ka guximin t’u përgjigjet këtyre pyetjeve përpara opinionit publik. Ai është i vetmi politikan shqiptar të cilit s’ia ka mbajtur asnjëherë të përballet publikisht me kundërshtarët e vet politikë, as në studiot televizive, të cilat i pushton dita-ditës si Kim Jong Uni i Koresë së Veriut, as në mbledhjet e Këshillit Bashkiak ku u mbyll mikrofonin kritikëve, mbaron fjalimin dhe ikën me vrap.
Gjithsesi ka ende shpresë që me kokën ulur e bishtin ndër shalë këtyre e të tjera pyetjeve të përgjigjet përpara prokurorëve.
Më lejoni të them dy fjalë edhe për majtizmin e pretenduar të Erion Veliajt. Afërmendsh, të jesh edhe hajdut, edhe i majtë nuk ka kuptim. Oksimoron e quajnë në logjikë. Mirëfilli, hajduti nuk ka asnjë ideologji sepse nuk përfaqëson askënd përtej xhepit të vet. As lidhet e majta me zhdukjen e hapësirave publike, mungesën e shkollave, kopshteve e çerdheve publike, degradimin e transportit publik dhe servilizmin ndaj oligarkëve.
Po kusuret e Erion Veliajt nuk fillojnë me marrjen e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pakkush e mban mend që ai ka qenë Ministri i Çështjeve Sociale që ka miratuar reformën shkatërrimtare të pensioneve në vitin 2014. Falë saj, ende sot e për vite të tjera në të ardhmen mosha e daljes në pension do të vazhdojë të rritet. Po ashtu është zhdukur lidhja midis rritjes së pagave dhe rritjes së pensioneve. Falë “të majtit” Erion Veliaj dhe padronit të tij në krye të qeverisë, sot pensionistët shqiptarë marrin pension minimal prej 8000 lekësh dhe pension mesatar prej rreth 17.000 lekësh, nga më të ulëtit në Evropë.
Në fund, po e mbyll me një histori personale. Nuk e di ç’mendje e ligë prej vitesh ka përhapur shpifjen se unë kam lidhje me Erion Veliajn. Në fakt, deri një vit më parë Erion Veliajn e kam parë vetëm në televizione. Pas zgjedhjeve lokale të majit 2023 më ftuan në Top Channel në emisionin e Grida Dumës. Përpara meje ishte i ftuar Veliaj. Kur po këmbeheshim në shtigjet e studios, me hipokrizinë e tij karakteristike më thirri në emër dhe më drejtoi dorën. Meqenëse e kam parim të mos ua jap dorën hajdutëve, eca përpara i neveritur, duke i dhënë vetes një kënaqësi simbolike të cilën po e ndaj sot me ju: ia lashë dorën ngrehur një keqbërësi me nam.
keshilli bashkiak i tiranes TIRANË- Një studim mbi debatet në këshillat bashkiake të vendit i publikuar në Tiranë&n...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. Ashtu si voti...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar pak më herët me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-ko...
Takimi TIRANË- Një investim më shumë, për të fuqizuar aftësitë e të rinjve e për t’u dhënë...
bashkia e tiranes TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mbledhja ka nisur me debate, ku k&eum...
pamje nga postimi i telitit TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet sot mbledhja e Këshillit Bashkiak. Këshilltari i PD-s...
Albana Vokshi TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi gjatë fjalës së sotme në Parlament ëstë ndalur tek raporti i f...
Taulant Balla TIRANË - Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, komentoi sot gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzat e opozitë...
Elisa Spiropali TIRANË - Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përmendur gjatë seancës së...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka prezantuar në foltoren e Kuvendit pr. ligjin për adresat që pritet t...