Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Gjatë debatit në studio në emisionin “Çim Peka Live”, Ambasadori Agim Nesho dhe gazetari Andi Bushati analizuan përplasjen e re mes qeverisë dhe drejtësisë, duke vënë theksin te korrupsioni i nivelit të lartë dhe roli i partnerëve ndërkombëtarë.
Nesho deklaroi se çështjet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk janë më raste të izoluara, por prova të një korrupsioni të organizuar që lidhet drejtpërdrejt me kupolën e pushtetit, përfshirë ministren Balluku. Ai theksoi se vizita e ministrit të Jashtëm gjerman drejtpërdrejt në SPAK duke anashkaluar Kryeministrin Ramaështë sinjal i qartë i pakënaqësisë perëndimore dhe i mbikëqyrjes së shtuar ndaj qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, Bushati theksoi se SPAK-u historikisht ka shërbyer si instrument për të prishur ekuilibrat politikë, ndërsa sot mbetet e paqartë nëse veprimet e tij të fundit janë shenjë “trimërimi” të vërtetë, apo produkt i presionit ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi se korrupsioni që po del në dritë është i strukturuar dhe i pandarë nga vetë kryeministri, ndërsa masa të buta si “arrestet e shtëpisë” tregojnë se Rama ende kontrollon kufijtë e hetimeve.
Pjesë nga debati:
Bushati: Ky nuk ka nisur akoma as tanke, as avionë drejt qyteteve të Shqipërisë. Sepse edhe Berisha akoma s’ka kapur armët si në ’97-ën. Edhe ky akoma s’i ka kapur armët. Armët ia morën. Ashtu si në ’98-ën, protestuesit ia morën armët shtetit. Këtu, dy herë që shteti ka guxuar t’i nxjerrë armët në pazar, protestuesit ia kanë marrë.
Nesho: Ka një linjë për ta shpjeguar këtë me një fakt që do të ndodhë edhe ditët në vazhdim. Ky nuk ka nevojë të nisë armë. Një çështje e SPAK-ut, shumë shpejt, e evidentuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga opinioni publik, është ajo e “Tigrit 1” dhe “Tigrit 3”. Çfarë është? Një gazetar amerikan më tha se po bëjmë një rubrikë për të folur për këtë korrupsion, i cili fillon dhe daton që në kohën e Bangladeshit, kur kryeministrja atje e akuzuar me dënim me vdekje një nga shtatë akuzat i ka për vjedhje të popullit të saj me miliona dollarë shpërdorim. Domethënë, ky SPAK që e ka parë si një çështje të thjeshtë, si çështje “Balluku me Kimin”, këtu është shumë e qartë: kemi të bëjmë me një korrupsion të organizuar. Shiko, këta nuk prekin... Ka thënë një gjë të mençur Bushati: “Unë dua që ky SPAK të marrë një çështje që nga fillimi deri në fund. Të ma shpjegojë si është.” Nuk bëhet fjalë për çështje që nuk kanë përgjegjësi dhe nuk kthejnë të drejtat e shkelura të këtij populli. Duhet t’i kthejnë lekët, o vëlla. Duhet goditur sistemi që është ky vetë kryetari i grupit të strukturuar kriminal. E ka thënë ndihmësi i tij kryesor. Edhe ky po e provon nga dita në ditë.
Bushati: Jemi dakord të gjithë që SPAK-u ka qenë vegël për të prishur ato ekuilibra politikë në Shqipëri. Tani, a kemi në këtë moment një lloj trimërimi të SPAK-ut? Dhe a ka një forcë tjetër amerikanët thonë disa që e ka bërë këtë trimërim? Më duket se ky është elementi i ri për të cilin ia vlen të diskutohet. Sepse t’i biesh SPAK-ut, këtë e kemi bërë gjithmonë.
Nesho: Po ta jap një shembull. Shembulli i dytë. Erdhi, më fal, edhe këtë, mik… Erdhi ministri i Jashtëm gjerman? Çfarë vizite bëri? Ishte një vizitë protokollare. Si kryetar i Procesit të Berlinit, ai ka përgjegjësinë dhe frymëzimin për të futur vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në kohën që Rama shkoi në Bruksel, ai nuk takoi asnjë personalitet në Shqipëri, përveç ministres së Jashtme, që e ka detyrim se është kolege, dhe shkoi bëri vizitë në SPAK.
Ndërkohë, në Serbi takoi Vuçiçin, takoi kryeministrin, presidentin dhe të tjerë. Dhe e di cili ishte mesazhi në konferencë për shtyp? E ndoqe? “Drejtësia e pavarur,” tha. Domethënë, ka një drejtësi jo të pavarur. Institucionet e shtetit dhe shteti i së drejtës… Këta janë burokratët e Brukselit. Unë them: shtetet anëtare janë ato që do të vendosin për këtë.
Bushati: Po lëre mo… Po dëgjo… Unë po flas për shtetet anëtare.
Folësi 2: Se Marta Kos është nga ato klientet e kryeministrit. Ka trimëri SPAK-u apo ka lojë me masat? Sepse aty Rama është i qartë që nuk e lejon të shkojë më tej. Dikush i ka trimëruar. Dikush, ndoshta… Se ore, ne mund të mblidhemi pas një muaji dhe të themi: “Siç shkëlqeu…”
A është SPAK një Mjet Politik në Duart e Ramës apo një Strukturë e Pavarur Kundër Korrupsionit? Një debat i nxeht&...
Gazetari Marin Mema, ka folur sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 2012. I ftuar në “Top Stor...
Gazetari Andi Bushati, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV për dosjen Balluku, është shprehur se është...
Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ...
Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me shpalljen non grata nga Greqia, e cila i ndaloi përgjithmonë futjen në shtetin helen. ...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e krijuar me premtimin për t'i dhënë fund pandëshk...
Në Shqipëri po ndodh një lëvizje tektonike që po shkakton dëme në krahun e mazhorancës. Kështu u shpreh në stu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në foltoren e dytë para Kryeministrisë, se ajo do të përmbushë misionin e saj ve...
Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren qytetare-parlamentare para ‘pallatit të krimit’, kreu i PD-së Sali Berisha, u ndal...
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke...