Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të cilat i kanë cilësuar "fyerje publike ndaj personave me aftësi të kufizuara". Në deklaratën e mëposhtme, thuhet se SHVSH shpreh keqardhje dhe indinjatë të thellë për përdorimin e gjuhës diskriminuese nga kryeministri Rama, në një aktivitet elektoral të zhvilluar në Lezhë.
Në këtë takim elektoral, Rama është shprehur “Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën e bufit për natë, është më shurdh nga shurdhi.”
Shoqata i bën thirrje kryeministrit të kërkojë ndjesë publike, të angazhohet realisht për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe të rikthejë dinjitetin institucional në komunikimin me qytetarët e tij.
"Ne nuk jemi metafora, nuk jemi figura stilistike për përdorim në fjalime politike. Ne jemi qytetarë të barabartë të këtij vendi. Dhe do të ngremë zërin për çdo akt, fjalë apo qëndrim që synon të na fyejë, të na përjashtojë ose të na instrumentalizojë.", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
DEKLARATA E PLOTË PËR SHTYP:
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë reagon me indinjatë ndaj fyerjeve publike të Kryeministrit ndaj personave me aftësi të kufizuara
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH), si përfaqësuesja legjitime e mbi 13,500 qytetarëve të verbër dhe me dëmtime të rënda të shikimit në vend, shpreh keqardhje dhe indinjatë të thellë për përdorimin e gjuhës diskriminuese dhe poshtëruese nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në një aktivitet elektoral të zhvilluar në Lezhë.
Në këtë deklaratë ai u shpreh si më poshtë:
“Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën e bufit për natë, është më shurdh nga shurdhi.”
është jo vetëm thellësisht ofenduese për komunitetin e personave të verbër dhe të personave që nuk dëgjojnë, por përbën një shkelje të rëndë të standardeve të respektit njerëzor dhe të barazisë së promovuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Kjo nuk është hera e parë që z. Rama përdor fjalor fyese ndaj grupeve të ndjeshme. Vetëm pak ditë më parë, ai etiketoi në mënyrë të papranueshme personat me çrregullime të spektrit autik, duke vazhduar kështu një model komunikimi përçmues, që thellon paragjykimet shoqërore dhe cenon dinjitetin e mijëra qytetarëve shqiptarë.
SHVSH i bën thirrje publike Kryeministrit:
• Të kërkojë ndjesë publike, pa vonesë, ndaj komuniteteve që ka ofenduar.
• Të angazhohet realisht për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke filluar nga gjuha e përdorur në hapësirën publike.
• Të rikthejë dinjitetin institucional në komunikimin me qytetarët e tij, veçanërisht ata që jetojnë çdo ditë me sfida të mëdha shëndetësore dhe sociale.
Ne nuk jemi metafora, nuk jemi figura stilistike për përdorim në fjalime politike. Ne jemi qytetarë të barabartë të këtij vendi. Dhe do të ngremë zërin për çdo akt, fjalë apo qëndrim që synon të na fyejë, të na përjashtojë ose të na instrumentalizojë.
Me respekt,
SHOQATA E TË VERBËRVE TË SHQIPËRISË
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqiptarë...
Florenc Çapja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Florenc Çap...
ajola xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt do të paraqitet ditën e sotme në...
foto e postuar nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se kanë mbetur 3 ditë nga ulja e avionit t...
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të qytetarët t&eu...
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit në Gr...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë komunikimit me gazetarët pas daljes nga SPAK, ka shkëmbye...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për mediat pas d...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në...
sali berisha ne spak TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë ...