Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të qytetarët të votojnë edhe me mjete ID të skaduara. Në kërkesë PD shkruan se një numër i konsiderueshëm votuesisht rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike.
Më tej ata theksojnë se për të shmangur përsëritjen e rasteve të papranueshme, si ai i konstatuar në zonën e Himarës gjatë vitit 2024 kërkojnë ndërhyrjen e KQZ-së dhe ministrisë së brendshme. Sipas PD përllogariten rreth 600.000 shtetas shqiptarë në mbi 3.7 milion zgjedhës prezentë në listat e votimit, të cilët i kanë të pa-rinovuara dokumentat ID ose Pasaportat.
PARTIA DEMOKRATIKE - KOALICIONI PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE
- Komisinerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan CELIBASHI Adresa: Rruga "Ibrahim Rugova", Nr. 4, 1001, Tiranë.
- Ministrit të Brendshëm, Z. Ervin HOXHA
Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Nd. 1, 1001, Tiranë.
- Këshillit të Ministrave, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Engell Agaçi
Adresa: Bulevardi "Dëshmorëte Kombit", Nr. 1, 1001, Tiranë.
MBI MARRJEN E MASAVE PËR ZGJATJEN ME VKM TË VLEFSHMËRISË SË DOKUMENTAVE TË IDENTIFIKIMIT ID DHE PASAPORTAVE TË SKADUARA TË SHTETASVE SHQIPTARË, PËR EFEKT TË VOTIMIT NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË 11 MAJIT 2025.
Z. Franci NURI, përfaqësuesi ligjor i Koalicionit PD-ASHM në KQZ.
Në referim të të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si dhe në përputhje me shqetësimet e ngritura nga qytetarë dhe aktorë të ndryshëm, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të ndërmarrë masat përkatëse formalo-proceduriale me qëllim garantimin e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për të votuar të shtetasve shqiptarë të cilëve dokumentat ID apo Pasaporta mund t'u ketë skaduar.
Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë me të drejtë vote rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike. Për të shmangur përsëritjen e rasteve të papranueshme, si ai i konstatuar në zonën e Himarës gjatë vitit 2024, ku me mijëra qytetarë me të drejtë vote nuk patën mundësi të marrin pjesë në zgjedhje për arsye të kësaj natyre, kërkojmë ndërhyrjen tuaj urgjente. Sipas informacioneve tona, përllogariten rreth 600.000 shtetas shqiptarë në mbi 3.7 milion zgjedhës prezentë në listat e votimit, të cilët i kanë të pa-rinovuara dokumentat ID ose Pasaportat.
Konkretisht, nisur nga kjo situatë, propozojmë që të shqyrtohet mundësia ligjore për shtyrjen e përkohshme të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (ID kartë dhe pasaportë) për të gjithë shtetasit shqiptarë me banim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në përfundim të procesit të votimit më datë 11 maj 2025. Kjo praktikë është ndjekur nga ana juaj edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, hera e fundit ishte në Maj të 2023.
Ky akt do të shërbente si garanci për respektimin e së drejtës për të votuar, e cila nuk duhet të cenohet nga vështirësi administrative apo pengesa burokratike të natyrës dokumentare. Në pritje të reagimit dhe veprimeve tuaja, për angazhimin në funksion të integritetit dhe gjithëpërfshirjes së procesit zgjedhor.
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit në Gr...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë komunikimit me gazetarët pas daljes nga SPAK, ka shkëmbye...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për mediat pas d...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në...
sali berisha ne spak TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë ...
Foto TIRANË- Më 11 maj, zgjedhësit duhet të zgjedhin mes vazhdimësisë së qeverisjes 12-vjeçare të Edi Ram&e...
berisha, malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
HIMARË- Shpërthimet e fishekzjarreve natën e së shtunës në Himarë nuk u ndalën për thuajse 15 minuta, pasi shenju...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është Europa e Ballkanit. Rama i ftuar në emisionin “Review” në ...