Ish-këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, thotë se shkarkimi nga detyra i Erion Veliajt nuk mund të trajtohet nga Gjykata Administrative pasi nuk është nëpunës civil, por i zgjedhur vendor si kryebashkiak. Sipas tij, rasti parashikohet nga Kushtetuta.
"Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin. Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cenuar të drejta e liri themelore", shprehet Dervishaj.
Ky reagim i Dervishajt vjen si përgjigje ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke anashkaluar faktin që Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, që sipas Kushtetutës parashikohet pezullimi i çdo vendimi tjetër. Por Begaj, në dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të parakohshme, argumentoi se Erion Veliaj u shkarkua me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë, rast që sipas tij, trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo Kushtetuese.
Reagimi i Bledar Dervishajt:
Të nderuar miq dhe gazetar,
I mirëkuptoj dhe i respektoj plotësisht kërkesat tuaja për një mendim, koment apo opinion publik apo privat lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në të 6 Bashkitë, përfshirë dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.
Para së gjithash ju falenderoj për respektin dhe besimin profesional që keni ndaj meje.
Lidhur me këtë çështje qe mesa duket do të jetë temë edhe për disa ditë, mendoj se së pari është në detyrimin e atyre që marrin vendime që të miratojnë lejimin e stafit të tyre për të sqaruar publikisht vendimmarrjet institucionale.
Personalisht, përsa kam ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, deri në 24 korrik 2022, kam mbrojtur e sqaruar në publik të gjithë aktet dhe dekretet e rëndësishme të Kreut të Shtetit, si në Kuvend, në studio televizive kudo ku jam ftuar, Gj.Kushtetuese, apo dhe në Komisionin e Venecias sëbashku me kolegë të tjerë të nderuar, pa ju shamngur asnjë pyetje me rëndësi për interesin publik dhe qytetar.
Në rastin konkret, ata që duhet të flasin të parët dhe të shprehin qëndrimin e tyre, janë ish funksionari që është prekur nga këto vendime të deritanishme dhe/apo përfaqësuesit e tij ligjor, subjektet politike që do vlerësojnë marrjen ose jo pjesë në garën politike tashmë të dekretuar, dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo subjekt tjetër që legjitimohet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese.
Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin.
Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore.
Nëse kjo çështje hyn apo jo në juridiksion kushtetues këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast se, një ankim i kësaj natyre rezulton i administruar nga subjekti i prekur brenda afatit.
Ky është mendimi im modest mbi këtë rast!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Tetor17:06
'Bandat zgjedhin deputetët', Vokshi: Presidenti zbaton urdhrat e Ramës, jo Kushtetutën, nuk ka më zgjedhje në Shqipëri
Në vijim të deklaratës së saj, Vokshi renditi një sërë skandalesh dhe shembujsh konkretë të kapjes së instituc...
POLITIKE
1 Tetor16:37
Bardhi i përgjigjet ashpër Begajt: Po kryen një puç kushtetues me dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjeshme në disa bashki, p&e...
POLITIKE
1 Tetor16:26
Si e futi në grackë, Këshilli Bashkiak Veliaj, duke e ulur nga niveli kushtetues në atë administrative
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e t...
POLITIKE
1 Tetor16:17
Bardh Spahia nuk shkon në gjyq pasi ka thyer këmbën, prokurorja: Të vijë me paterica
Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e planifikuar të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme (...
POLITIKE
1 Tetor16:12
A mund të rrëfejë diçka Veliaj? Ish-deputeti i PS: Kam bërë një sugjerim miqësor për të
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ftuar në programin e drekës në News24, përballë moderatores Ola Bruko, komentoi q&eum...
POLITIKE
1 Tetor16:08
U emërua zv.ministre e Brendshme/ Tedi Blushi paralajmëron arrestimin e Silva Cakës?
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nuk kurseu ironinë për vendimin e Silva Cakës, të cilën...
POLITIKE
1 Tetor15:59
Presidenti Begaj dekreton mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashki të vendit, më datë 9 nëntor qytetarët i drejtohen kutive të votimit
Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar datën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme vendore në gjashtë bashki të vendit, mes ...
POLITIKE
1 Tetor15:36
A do të garojë krah opozitës? U propozua për kandidat në Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja!
Këtë të mërkurë opozita njoftoi se ka dakordësuar për të pasur një kandidat të përbashkët. Ha...
POLITIKE
1 Tetor15:06
Rama fut inteligjencën artificiale në universitete: Pedagogët dhe studentët ta përqafojnë këtë realitet të ri
Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbështetja për gratë dhe vajzat është një nga investimet më të vlefshme për t&e...
POLITIKE
1 Tetor14:51
Noka: Siguria Kombëtare në duart e Narkoaleancës së kryeministrit me kartelet!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisw Demokratike, Flamur Noka reagoi në lidhje me zhvillimet dhe konstituimin e Komisionit për Çës...