Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Koloneli Dritan Demiraj,vlerësoi profilin e Eric Wendt, i cili është kandidat për ambasador në Tiranë, duke e konsideruar atë me një eksperiencë të jashtëzakonshme në drejtimin e forcave speciale dhe në operacione ndërkombëtare.
Sipas tij, Wendt nga komandant grupi i Beretave të Gjelbra e deri në drejtimin e Komandës për Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s, përfshirë edhe strukturat e forcave speciale në Evropë, ky profil përfaqëson një karrierë të rrallë ushtarake dhe diplomatike.
Demiraj theksoi gjithashtu përfshirjen e tij në misione dhe procese negociuese mes palestinezëve dhe izraelitëve, si dhe angazhimin në zonën strategjike të Indo-Paqësorit, si komandant i Forcave Speciale dhe zëvendëskomandant i Komandës Indo-Paqësore.
Sipas Demirajt, një profil i tillë përfaqëson një standard të lartë të politikës së jashtme amerikane dhe i jep peshë të veçantë përfaqësimit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
‘Nga komandant grupi i Beretave të Gjelbra dhe deri në drejtimin e Komandës për Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s, pra i forcave speciale të gjithë NATO-s, përfshi edhe Komandën e Forcave Speciale në Evropë. Flet qartë për një... për një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Jo vetëm për sa i përket njohjes së situatave dhe problematikave gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, por edhe nga ana tjetër edhe karriera e tij si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociim midis palestinezëve, izraelitëve, dhe komanda e tij në një nga pikat më kryesore të rëndësisë gjeografike në Indo-Paqësor si komandant i Forcave Speciale dhe zëvendëskomandant i Komandës Indo-Paqësore, një nga rajonet në të cilat në të ardhmen pritet që të ketë një konflikt.
Tregon qartë që profili i tij është një nga profilet më të jashtëzakonshme dhe Shqipëria me këtë rast ka një fat që i drejtohet ambasada amerikane, por edhe politika e jashtme amerikane, që të ketë një standard të tillë përfaqësues. Pra përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësohet nga një person me status të tillë.
Mbi bazën e fakteve, unë besoj që një nga, edhe Shqipëria por edhe vendet e tjera, besoj që janë në procedura. Ju e dini që zgjedhja e një ambasadori kërkon jo vetëm zgjedhjen e tij, por kërkon edhe nominimin dhe miratimin nga Kongresi dhe nga Senati. Dhe në këtë këndvështrim, prandaj thashë, parë apo thënë edhe në kontekstin politik në të cilin po kalon situata politike shqiptare, kjo merr një rëndësi të jashtëzakonshme.
Ka një domethënie të jashtëzakonshme. Kjo për shkak se korrupsioni në nivelet e larta në Shqipëri, lidhja e një pjese të rëndësishme të gjithë strukturave qeveritare me krimin e organizuar, vjedhja e zgjedhjeve... por jo vetëm, do fillojnë të trajtohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo më si çështje të brendshme, por si çështje të sigurisë kombëtare.
Dhe unë besoj që prej kohësh, edhe mesazhet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Sekretarit të Shtetit, kanë qenë të rëndësishme duke e konsideruar korrupsionin galopant në Shqipëri si një faktor destabilizues dhe jo si një kompromis politik.
Dhe pikërisht, unë gjykoj se manipulimi i zgjedhjeve prej 14 vitesh do të jetë në fokus të punës të ambasadorit të ri, i cili nuk besoj se do të pranojë fasada demokratike, por do të kërkojë standarde reale për sa i përket rezultateve konkrete nga politika shqiptare.
Për shkak se kapja e një pjese të madhe të drejtësisë, dhe mosfunksionimi i asaj siç duhet, sigurisht një pjese të madhe të sistemit të drejtësisë ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim, por ato vazhdojnë të jenë themeli i mbijetesës së paligjshme të pushtetit aktual.
Dhe këtu e kam fjalën, ju e keni parë që pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të opozitës, një pjesë siç kemi ish-zv/kryeministrin, po dhe ministra të tjerë, po mbrohen me të gjitha format e paligjshme nga sistemi i drejtësisë nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama.
Unë mendoj që, për shkak edhe të eksperiencës 30 vjeçare në forcat speciale dhe pesë vjet të tjera përpara pastaj tek njësitë e ushtrisë konvencionale amerikane.
Ardhja e një ambasadori të ri do të synojë të theksojë përshpejtimin e procedurave ose të reformave ushtarake, për të cilat për hir të së vërtetës vitet e fundit Shqipëria edhe për shkak të situatës gjeopolitike, por edhe për shkak të drejtimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga një përsëri nga një koleg i forcave speciale, i cili krejt ndryshe nga tre-katër shefat e shtabeve të mëparshëm që s'kanë bërë asnjë punë, po krijon një momentum i cili në mënyrë të veçantë tre-katër vitet e fundit ka krijuar një procedurë dhe reforma cilësore në Forcat e Armatosura, të cilat janë ndjerë edhe në drejtim të modernizimit dhe fuqizimit të këtyre strukturave, por edhe të përmirësimit të pagave, kushteve të stërvitjes dhe të punës’, u shpreh Dritan Demiraj në SYRI TV.
Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të ti...
Nga Belind Këlliçi: Në një atmosferë të rënduar si një dehje masive, Edi Rama mbajti dje në Durrës një...
Kryeministri Edi Rama foli duke u servilosur pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, duke thënë...
Kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë emisionit “Task Force” në Syri TV me mode...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga Edi Rama ish-deputetit të PS-...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ngre pikëpyetje të forta mbi standardet e vërteta që po apli...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar nga Gjykata e Posaçme për shkak të lidhjeve me anëtarë t&...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me senatorin italian Raffaele De Rosa, anë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit,...
Sot në Bruksel mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futj...