
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sot fakte të reja në lidhje me atë që opozita e quan aferë e tunelit të Llogarasë.
Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat u shpreh se 190 milionë euro investim në tunelin e Llogarase janë ndërtim pa leje.
Po ashtu, Belind Këlliçi tha se Belinda Balluku dhe Edi Rama janë jo vetëm hajdutë seriale të parave publike, por edhe prestigjatorë, pasi siç u shpreh ai “kanë zhdukur edhe dy ura panoramike të parashikuara në projekt”.
“Pak ditë më parë kam bërë publike lejen e ndërtimit, e cila ishte zbardhur më datë 28 maj 2025. Ajo leje fakton nën dritën e diellit se plot 190 milionë euro investim në Tunelin e Llogarasë, me paratë tuaja, është i gjithi një ndërtim pa leje.
Por Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk janë vetëm hajdutë serialë të parave publike, por tashmë janë kthyer edhe në prestigjatorë. Kjo foto që po ju tregoj është projekti i Tunelit të Llogarasë, të cilin e keni paguar me taksat tuaja, plot 7 milionë euro të tjera.
Ndërkohë, në foton nr. 1 dhe foton nr. 2 mund të shihni fare qartë preventivat e kostos së ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku janë parashikuar edhe këto dy ura.
Siç e shihni, bazuar në projekt dhe preventiv, do të duhej të kishim edhe dy ura panoramike në hyrje dhe dalje të tunelit, e meqenëse në gjuhën teknike këto janë “vepra arti”, ndërtimi i tyre e rriti me 25 milionë euro koston e ndërtimit. 25 milionë euro për ndërtimin e dy urave, të cilat në realitet nuk ekzistojnë.
Po, po, prestigjatori, piktori dështak që kemi në krye të qeverisë, zhduku jo vetëm dhjetëra miliona euro në këtë aferë, por zhduku edhe dy urat”, tha nder te tjera Këlliçi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 Nëntor10:43
Zgjedhje në 5 bashki/ KQZ nis shpërndarjen e materialeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.
Materialet e ...
POLITIKE
7 Nëntor09:56
Shpalli zgjedhjet në Tiranë/ Rama me dy qëndrime, kërkon që Erion Veliaj të dalë nga burgu!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin e Kushtetueses për Erion Veliajn.
Në Podkastin e tij “Flasim”, kreu i qev...
POLITIKE
7 Nëntor09:57
Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në baz...
POLITIKE
6 Nëntor22:38
Shkullaku: SPAK veproi me kodin e mafias në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, ...
POLITIKE
6 Nëntor22:35
“Turp kombëtar”, deputetët e PS përballen me reagime të ashpra jashtë selisë së Kuvendit
Jashtë godinës së Parlamentit, qytetarë të shumtë protestuan kundër projektligjit për “Barazinë Gjinore&rdquo...
POLITIKE
6 Nëntor22:29
Kuvendi miraton me shumicë votash ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 105 vota pro dhe vetëm një kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reform...
POLITIKE
6 Nëntor22:12
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ba...
POLITIKE
6 Nëntor22:06
PS miratoi projektligjin për barazinë gjinore, Berisha: Sot u përmbys Kushtetuta
Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi socialistët në Kuvend se kërkojnë ta përmbysin Kushtetutën me projektligjin e Barazinë Gjin...
POLITIKE
6 Nëntor22:01
“Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!
Gazetari, Enton Abilekaj, u shpreh se hetimi ndaj ministres Belinda Balluku rrezikon të mbyllet pa një përfundim konkret, ndërkohë q&eu...
POLITIKE
6 Nëntor21:41
Strategjia e SPAK-ut/ Qyno: Si iu komunikua akuza me urgjencë Belinda Ballukut në limite të afatit të hetimeve
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën akuzë zyrtare ministren e Infrastrukt...