
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën akuzë zyrtare ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, si pjesë e hetimeve që nisën fillimisht ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH), Evis Berberi. Lëvizja e prokurorisë vjen pas një hetimi intensiv, ku ekspertimi i telefonave të sekuestruar të Berberit zbuloi komunikime kompromentuese me zyrtarë të lartë, përfshirë ministren Balluku, lidhur me tenderin e tunelit të Llogarasë.
I ftuar në emisionin 'ÇIM PEKA LIVE' në Syri Tv, gazetari Enton Qyno shprehet se ky hetim, i cili nisi me një kontroll të beftë ndaj Berberi në shkurt të vitit 2024 dhe u pasua me arrestimin e tij në mars, zbuloi se drejtues të tjerë të ministrisë kishin shërbyer si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave për tenderin në fjalë, duke ngritur dyshime të forta për korrupsion.
Megjithatë, sipas Qynos pika kyçe e zhvillimeve të fundit ishte një garë kundër kohës nga ana e SPAK. Vepra penale për të cilën hetoheshin zyrtarët rrezikonte të parashkruhej më 7 dhjetor 2025. Kjo situatë e vendosi prokurorin e çështjes, Dritan Prençi, përballë një dileme kritike: ose të linte dosjen të mbyllej për shkak të afateve dhe të rrezikonte vetë një akuzë për shpërdorim detyre, ose të ndërmerrte veprime të menjëhershme për të komunikuar akuzat dhe për të ndërprerë afatin e parashkrimit.
Gazetari shprehet se në këto kushte, SPAK zgjodhi të veprojë me shpejtësi. Ministrja Balluku u thirr në mënyrë të beftë në Prokurorinë e Posaçme, ku në prani të avokatit iu komunikua zyrtarisht akuza. E shoqëruar nga e motra, ministrja u njoh me aktakuzën, e firmosi atë, por përdori të drejtën për të mos dhënë shpjegime të menjëhershme. Ajo kërkoi kohë për t'u njohur me të gjitha aktet hetimore përpara se të jepte një deklaratë të plotë.
Për Qynon, kjo mënyrë veprimi duket se është një strategji e konsoliduar e SPAK për të menaxhuar çështje komplekse që i afrohen afatit të parashkrimit. Një precedent i ngjashëm ishte ai i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, të cilit iu komunikua akuza për korrupsion në kushte të ngjashme urgjence, pa u pasuar menjëherë me kërkesë për masë sigurie. Ky veprim procedural i lejon prokurorisë të ndalojë "sahatin" e parashkrimit, duke siguruar që drejtësia të ketë mundësinë të shkojë deri në fund, pavarësisht kohës që mund të marrë hetimi.
Qyno:
Atëherë, kjo është një çështje e cila ka nisur qysh prej periudhës kur është bërë një kontroll i beftë në shkurt të vitit 2024 ndaj ish-drejtorit të ARSH-së, zotit Evis Berberi. Më pas, një muaj më pas, ky personazh në muajin mars është arrestuar nga SPAK-u për akuza që lidhen me tre procedura tenderimi, të cilat SPAK-u i ka kualifikuar si procedura korruptive, për të cilat ka arrestuar jo vetëm Berberin, por dhe zyrtarë të tjerë. Ndërkohë që, për shkak të sekuestrimit të telefonave, ka lindur e domosdoshme edhe ekspertimi i tyre, ku në muajin shtator të vitit 2024, SPAK-u është njohur me një akt ekspertimi të kryer ndaj katër telefonave të Evis Berberit dhe më pas, duke ndjekur rrjedhën kronologjike të bisedave, ka arritur që të depërtojë pikërisht në komunikimet që kanë pasur dy zyrtarët e lartë apo dy funksionarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës por edhe të Energjetikës, siç ishte Belinda Balluku dhe personazhe të tjerë, pra drejtorë të tjerë të kësaj ministrie të cilët kanë shërbyer më pas si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave pikërisht tek tenderi për përzgjedhjen e kompanive fituese tek tuneli i i Llogarasë.
Ajo që tashmë dihet dhe që shumë pak është thënë, është fakti që SPAK e ka mbajtur dosjen në limitet e fundit të afatit hetimor. E them këtë sepse në datën 7 dhjetor të vitit 2025 parashkruheshe vepra penale dhe nëse nuk do kishte vepruar prokurori Dritan Prençi, atëherë kjo dosje do t'i plaste si një granatë në dorë dhe që padiskutim duhet të zgjidhte ose të ikte Dritan Prençi nga detyra dhe të përbënte një vepër penale si shpërdorim detyre, ose duhet të anatemoheshe pikërisht pozicioni juridik-penal i zonjës Belinda Balluku por dhe zyrtarëve të tjerë dhe që për të mos kaluar afatin e parashkrimit, sepse nëse do të kishim një një tejkalim të datës 7 dhjetor, padyshim që çdo veprim i kryer nga ana e prokurorisë së posaçme dhe më konkretisht prokurorit Dritan Prençi do të cilësohej si nul, nuk do të kishte asnjë efekt dhe që do sillte një pasojë të jashtëzakonshme përsa i përket ngritjes së akuzës por dhe përsa i përket mbrojtjes që do t'i bëheshe akuzës në fazën e gjykimit.
Dhe në kushtet e limitit kohor është vepruar me kaq shpejtësi dhe në mënyrë të beftë që zonja në fjalë të thirret në prezencë të avokatit dhe t'i komunikohet akuza. Ditën që është paraqitur në prokurorinë e posaçme, ka qenë me motrën. Është njohur me akt-akuzën, ka firmosur dhe më pas nuk ka dhënë, nuk ka pranuar të japë shpjegime për aq sa i është atribuar, duke kërkuar aktet hetimore dhe duke kërkuar njëkohësisht që të ketë kohë për t'u njohur me të gjithë kronologjinë e hetimeve dhe më pas t'i japi një deklarim tjetër. Pra, është një strategji që SPAK e ka përdorur, këtë lloj formati hetimi, edhe me rastin e zotit Benet Beci, kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, i cili në kushtet e e tejkalimit të afatit të parashkrimit të veprës penale siç ishte korrupsioni, SPAK veproi me shumë urgjencë, i komunikoi akuzën, më pas nuk mori asnjë veprim tjetër qoftë veprim për caktim mase sigurimi, por qoftë edhe veprime të tjera hetimore, duke bërë vetëm këtë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Nëntor21:36
“Ndjesë shqiptarëve se u mora 50 mln euro”, Bardhi ironizon reagimin e kryeministrit: €di Rama bën avokatinë e të pandehurës B€linda
Kreu grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas një deklarate të kryeministrit Edi Rama se i kërkonte ndjesë M...
POLITIKE
6 Nëntor21:26
Afera me tunelin e Llogarasë, Bushati: Pse me dosjen ‘Balluku’ SPAK prek edhe Edi Ramën
Analisti Andi Bushati, ka folur për dosjen Balluku, për të cilën tha se SPAK për herë të parë ka prekur edhe Edi Ram&eum...
POLITIKE
6 Nëntor21:19
Blushi- Peleshit: Niko nëse ti je korçar dhe të vjen turp atëherë ke komplekset e tua! Unë jam krenar që jam korçar
Kreu i grupit parlamentar të PL, Ted Blushi, ka pasur një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me origjinën e tyre të p&eum...
POLITIKE
6 Nëntor21:16
“Mbledhje farsë”, Këlliçi: Po inskenohet përjashtimi i Berishës, ja si do kalojnë ligjet pa debat
Deputeti Belind Këlliçi akuzoi Partinë Socialiste për mungesë transparence dhe vendime të motivuara politikisht. Ai deklaroi se ...
POLITIKE
6 Nëntor21:08
A i kërkon falje ambasadorit Gonzato? Berisha: Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i ...
POLITIKE
6 Nëntor20:49
'60 euro për person'/ Skandali i blerjes së votave në Britani, Këlliçi akuza Ballës, citon raportin e 'Follow the money'
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi në seancën e sotme parlamentare ka cituar n...
POLITIKE
6 Nëntor20:41
Berisha: Nuk kam fyer asnjë ambasador, i kërkoj sërish Gonzatos direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore
Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mesazhit të komisioneres Marta Kos.
Beri...
POLITIKE
6 Nëntor20:25
Berisha replikon me Toni Gogun: E ngatërron fjalën binar me bipolar! Për këtë të fundit pyet kryetarin tënd
Nga Parlamenti, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi ashpër me ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, duke e akuzuar se...
POLITIKE
6 Nëntor20:14
Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklarat&...
POLITIKE
6 Nëntor20:02
Berisha zbulon të dhëna të tjera nga dosja për Taulant Ballën: Kreu porosi për vrasje. Prokurori e dogji
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit pa...