POLITIKE

Dhjetëra të shoqëruar nga protesta/ Blushi shkresë zyrtare Lamallarit dhe Hitës: Jepni llogari për dhunën çnjerëzore

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 20:02
Dhjetëra të shoqëruar nga protesta/ Blushi shkresë zyrtare

Tedi Blushi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit të Brendshëm, Besford Lamallari, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke kërkuar informacion të detajuar dhe llogaridhënie lidhur me ndërhyrjen e policisë gjatë protestës së zhvilluar më 23 korrik para Kuvendit të Shqipërisë.

Në shkresën zyrtare, Blushi shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si përdorim të “dhunës së pajustifikuar” ndaj protestuesve paqësorë, duke argumentuar se pamjet e publikuara dhe dëshmitë e qytetarëve ngrenë dyshime për shkelje të standardeve kushtetuese, ligjore dhe ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit.

KËRKESË Tiranë 23/07/2026

DREJTUAR:Ministrit të Brendshëm Z. Besford Lamallari Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z. Skënder Hita

LËNDA: Kërkesë për informacion dhe llogaridhënie lidhur me përdorimin e dhunës së pajustifikuar ndaj protestuesve paqësorë gjatë protestës së zhvilluar më 23 korrik 2026 përpara Kuvendit të Shqipërisë Z. Ministër, Z. Drejtor i Përgjithshëm, Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 23, nenit 25, nenit 27 dhe nenit 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 22 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe të nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi lirinë e tubimit paqësor dhe parimin e domosdoshmërisë e proporcionalitetit 1 në përdorimin e forcës, ju drejtohem me këtë kërkesë për informacion dhe llogaridhënie institucionale.

Ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot, më 23 korrik 2026, përpara Kuvendit të Shqipërisë, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime tepër serioze mbi mënyrën se si Policia e Shtetit ushtroi kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore.

Pamjet e transmetuara gjerësisht në media dhe dëshmitë e shumta të qytetarëve pasqyrojnë skena të një dhune të egër, çnjerëzore dhe krejtësisht të pajustifikuar ndaj protestuesve paqësorë, të cilët po ushtronin një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Nga sa është bërë publike deri në këtë moment, krijohet bindja se forca policore nuk është përdorur si mjeti i fundit, por si instrument represioni ndaj qytetarëve, në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit që kufizojnë ushtrimin forcës nga organet ligjzbatuese në një shtet demokratik. e Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, paprekshmërinë e lirisë dhe sigurisë së personit, si dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u tubuar në mënyrë paqësore dhe pa armë.

Ligji “Për Policinë e Shtetit” e lejon përdorimin e forcës vetëm në raste të domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale, duke detyruar punonjësit policisë të respektojnë në çdo rast dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut. e Nëse pamjet dhe faktet e bëra publike konfirmohen, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje tepër të rëndë të standardeve kushtetuese, ligjore 2 dhe ndërkombëtare që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe mbrojnë të drejtat themelore të qytetarëve.

Për këtë arsye, dhe duke qenë se ngjarja përbën një çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, kërkoj që brenda afateve ligjore të më vihet në dispozicion informacioni i mëposhtëm: 1. Cili ishte plani operacional i Policisë së Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së protestës së datës 23 korrik 2026 dhe kush ishte drejtuesi përgjegjës i operacionit? 2. Kush dha urdhrin për përdorimin e forcës fizike ndaj protestuesve dhe mbi çfarë vlerësimi operacional u mbështet ky vendim? 3. Sa punonjës policie morën pjesë në operacion, cilat struktura ishin të angazhuara dhe çfarë pajisjesh të forcës u autorizuan për përdorim?
4. Sa qytetarë janë shoqëruar, ndaluar ose arrestuar gjatë dhe pas protestës, mbi çfarë bazash ligjore dhe për cilat vepra penale apo kundërvajtje administrative? 5. Çfarë lëndësh kimike ose agjentësh kimikë janë përdorur nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e protestuesve gjatë protestës së datës 23 korrik 2026? Ju lutem specifikoni: • llojin dhe emërtimin e secilit agjent kimik të përdorur; bazën ligjore dhe procedurale mbi të cilën është autorizuar përdorimi tyre; sasinë e përdorur; 3 njësitë policore që kanë kryer përdorimin; nëse është respektuar protokolli për paralajmërimin paraprak të protestuesve përpara përdorimit të tyre; si dhe nëse është kryer ndonjë vlerësim mbi pasojat shëndetësore që këto substanca mund të kenë shkaktuar tek qytetarët, përfshirë të moshuarit, gratë, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore. 6. Sa persona, qytetarë ose punonjës policie, kanë mbetur të lënduar dhe cili është bilanci zyrtar i dëmtimeve? 7. A është urdhëruar nisja e një hetimi administrativ për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe, nëse po, cili organ po e zhvillon atë?
8. A janë sekuestruar dhe ruajtur të gjitha pamjet filmike të kamerave trupore, kamerave operative dhe sistemeve të monitorimit të përdorura gjatë operacionit dhe a do të bëhen ato pjesë e një verifikimi të pavarur institucional?

9. A është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për këto ngjarje dhe a është referuar ndonjë rast për hetim disiplinor ose penal? Ngjarjet e sotme nuk mund të relativizohen dhe as të mbulohen me heshtje institucionale.

Përdorimi i forcës nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese të protestës kërkon transparencë të plotë, përgjegjësi individuale dhe institucionale, si dhe një hetim të menjëhershëm e të paanshëm mbi çdo akt të mundshëm të tejkalimit të kompetencave apo përdorimit arbitrar të forcës. 4 Për rrjedhojë, kërkoj që të merren menjëherë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e zinxhirit komandues që urdhëroi dhe drejtoi ndërhyrjen policore, evidentimin e çdo shkeljeje të ligjit dhe vënien përpara përgjegjësisë administrative, disiplinore dhe penale të çdo punonjësi apo drejtuesi të Policisë së Shtetit që ka tejkaluar kompetencat e tij.

Duke qenë se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e lirive kushtetuese, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut tek institucionet ligjzbatuese, kërkoj që përgjigjja ndaj kësaj kërkese ti përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të bëhet publike në përputhje me legjislacionin në fuqi. Me respekt, Deputeti TEDI BLUSHІ

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan