“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Në dosjen hetimore të SPAK, me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Paca...
Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vje&cce...
Një banor i lagjes Ali Demi, në Tiranë i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për amortizimin e rrugës n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lë...
Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbr...
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në protestë, pë...
Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas i...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga qyteti i Krujës, ku pretendohet se punonjës të institucioneve publ...
Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku aset...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me zjarrin e fuqishëm që dogji dhe dëmtoi pjesën me te madhe të bizneseve në tregun e ‘5 Majit’ në Tiranë.
Blushi në prononcimin e tij është shprehur se nëse do vërtetohet që zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe në vend të tregut të ndërtohen kulla, atëherë ai ka paralajmëruar se do padisë Edi Ramën për zjarrvënie.
“Unë dua të shpreh solidarizimin e plotë me ta dhe sigurisht do të bëjmë gjithçka që kjo ngjarje kaq e rëndë të zbardhet njëherë e përgjithmonë. Dhe në rast se, po e paralajmëroj që sot, në rast se pas disa kohësh, ky terren do të jepet një leje ndërtimi, sigurisht që do të ketë kallëzim direkt për Edi Ramën.
Sepse është ai zyrtari u vetëm, i cili jep sot leje ndërtimi. Pra po e paralajmëroj që sot edhe në cilësinë e deputetit të Partisë së Lirisë, që do të ketë kallëzim penal për këdo që guxon që me djersën, me gjakun, me mundin, me sakrificat e një jete të tërë të këtyre sipërmarrësve të vegjël, të cilët nuk janë oligarkë”, theksoi Tedi Blushi.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit
Sigurisht që e kam ndjekur të ashtuquajturin, në fakt, operacion shumë të vonuar të fikjes së zjarreve, sikundër dhe ju keni raportuar në kohë reale, strukturat shtetërore kanë ardhur me shumë vonesë.
Kjo situatë apokaliptike mund dhe duhet të ishte parandaluar dhe mjafton të shihni infrastrukturën për rreth për të kuptuar se çfarë masakre urbane dhe se cilat janë pasojat e masakrës urbane që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës, pasojat e të cilës i vuajnë dhe do ti vuajnë për një kohë të gjatë, në mënyrë krejtësisht të pamerituar, të gjithë ata sipërmarrës të vegjël, të cilët sot humbën pasurinë e tyre që u shkrumbua mes flakëve.
Me aq sa kam mundur të informohem, sigurisht që nuk mund të pranoj shown propogandistik të Ministres së Brendshme, të cilën e kam parë, në fakt, u përpoq të fshihej mbrapa disa zjarrfikëseve me 10 a 15 bodyguard, nuk e di nga se ruhej, ruhej nga flakët apo nga zjarrfikësit e shtetit.
Këto janë shfaqje të cilat nuk thonë asgjë, të cilat nuk japin asnjë zgjidhje, sepse zgjidhja, së pari, duhet të ishte dhënë duke ndërtuar dhe duke u kujdesur bashkia që urbanizimi i Tiranës të mos ishte një kaos me pasoja kaq dramatike, për vet faktin se, sikundër e patë, ishte e pamundur që një numër zjarrfikësish që edhe pse erdhën me vonesë, forca të bashkisë, të Ministrisë së Mbrojtjes, ishin të pa koordinuar.
Aq sa filluan spërkasnin me ujë edhe një pallat, që me sa u informova, ishte i pa banuar.
Mund të dëgjoni revoltën e drejtë të tregtarëve, të cilët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur realisht.
Uroj dhe shpresoj edhe pse dyshoj shumë, që zjarri të mos jetë i qëllimshëm, se në të kaluarën ne e kemi parë se si padurimi i zjarrit për ti hapur udhën mostrave të betonit, ka qenë një fenomen i njohur, shumë kriminal, por real, i vërtetë që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës.
I kemi parë të gjithë se si janë shkrumbuar njëra pas tjetrës shumë nga simbolet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës, për t’u hapur udhën më vonë monstrave të betonit.
Nga informacionet që unë kam paraprake dhe nga kontaktet që pata me disa sipërmarrës, ata dyshojnë që është insistimi i tyre për të mos lëshuar këto ambiente, që ka sjellë për pasojë, sipas tyre edhe një zjarrvënie që ata e dyshojnë që është e qëllimshme.
Dhe unë gjithashtu e dyshoj për sa kohë në Tiranë ne i kemi këta shembuj kriminalë, që na kujtojnë në fakt, djegien e magazave për të gjithë ata që e kanë lexuar dramën e Bertolh Brehtit “Arturo Ui”. E njëjta metodë kriminale dhe fashiste
Janë të njëjtat skema kriminale, fashiste, mafioze që kanë ndodhur në këtë qytet.
Ndaj është i papranueshëm gjithashtu fakti, që në kurriz të këtyre sipërmarrësve të vegjël që kanë humbur gjithçka sot edhe për faj të shtetit, i cili reagoi me shumë vonesë dhe të cilët nuk e kishin të domosdoshme një show të tillë propogandistik të Ministres së Brendshme apo të Kryetares së bashkisë të Tiranës, e cila nuk dha asnjë sqarim publik se përse mungonte infrastruktura e domosdoshme në mënyrë që furnizimi me ujë për mjetet zjarrfikëse të kryhej në kohë reale dhe të mos pritej ndihma nga forcat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sikundër është i papranueshëm fakti që sot vendi, në të katër anët e tij, ndodhet përballë një katastrofe.
Katastrofë në Tiranë, pra nga një anë përvëlohen dhe digjen bizneset e sipërmarrësve të ndershëm, në anën tjetër përmbyten familjet e thjeshta shqiptare.
Kemi katastrofa në Vlorë, kemi katastrofa në Durrës, kemi katastrofë në Gjirokastër, tani mungonte dhe Tirana me këtë zjarr apokaliptik, të cilin sigurisht nuk e meritonin sipërmarrësit e ndershëm.
Unë dua të shpreh solidarizimin e plotë me ta dhe sigurisht do të bëjmë gjithçka që kjo ngjarje kaq e rëndë të zbardhet njëherë e përgjithmonë.
Dhe në rast se, po e paralajmëroj që sot, në rast se pas disa kohësh, ky terren do të jepet një leje ndërtimi, sigurisht që do të ketë kallëzim direkt për Edi Ramën.
Sepse është ai zyrtari u vetëm, i cili jep sot leje ndërtimi.
Pra po e paralajmëroj që sot edhe në cilësinë e deputetit të Partisë së Lirisë, që do të ketë kallëzim penal për këdo që guxon që me djersën, me gjakun, me mundin, me sakrificat e një jete të tërë të këtyre sipërmarrësve të vegjël, të cilët nuk janë oligarkë.
Të cilët në mënyrë të rregullt i kanë paguar taksat këtij shteti, kanë paguar taksat bashkisë së Tiranës, të ndërtojnë pasuri klientët e Edi Ramës, të cilët i kemi parë në fakt, nuk janë asgjë tjetër veçse grabitqare të pronave private, por sigurisht edhe të pronave publike të shqiptarëve.
Një tjetër aferë skandaloze e denoncuar nga Ish zv/kryeministri i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj sot në intervistën për &lsqu...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim t&eum...
Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërd...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve përmes projektit të Port...
Ish-numri 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj denoncon një tjetër aferë skandaloze lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një...
Në një intervistë ekskulizve për ‘Çim Peka Live’ ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj zbulon skandalin që po nd...
Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta mbi procesin e dh...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se, shqiptarët ende nuk kanë parë skemën ‘5 ER’ që ka zhvatur shqiptarët....
Duke komentuar për skandalin tjetër, atë të McGonigal. Sipas Ahmetajt, në këtë aferë është mbështetur nj&...
Ish-zëvendësi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij në ‘Çim Peka LIVE’ ka deklaruar se, drej...