POLITIKE

"Do bashkërendohemi me aleatët për protestën masive të 11 korrikut"/ Flamur Noka: Bashkë do hapim siparin e reagimeve për të kërkuar qeveri teknike

I.A Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 12:58

"Do bashkërendohemi me aleatët për protestën masive

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është shprehur se, do të ketë një bashkërendim me aleatët e opozitës për protestën madhështore të 11 korrikut. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Federatës së Opozitës, Noka tha se bashkë me aleatët do të hapin siparin e reagimeve për të kërkuar qeveri teknike. Po ashtu gjatë fjalës së tij, Noka ka përmendur disa nga skandalet e kësaj qeverie, nisur që nga shëndetësia dhe deri te abuzimet me fondet e BE-së, apo korrupsionin në bashkitë socialiste. 

Pjesë nga deklarata:

Ky takim mbahet për të përcaktuar vijimësinë e aksionit opozitar në ditët dhe javët në vazhdim dhe kryesisht për të bashkërenduar agjendën tonë me protestën më të madhe, me protestën më të fuqishme që do zhvillojmë ne së bashku më 11 korrik në ora 20 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Sot miq, çdo shqiptar ka arsye të protestojë. Sot çdo i ri dhe e re do ftohet në protestën e PD dhe opozitës së bashkuar. Sot çdo nëpunës ka arsye të bëhet me ne për të protestuar. Sot çdo mësues që e ka ndjerë në petkun e tij arrogancën dhe brutalitetn e narkoshtetit ka arsye të bëhet së bashku me ne për të protestuar. Çdo pensionist, çdo fermer, çdo i papunë ka arsye të pafundme për të bashkërenduar me ne dhe për t’iu bashkëngjitur agjendës së opozitës së bashkuar për të reaguar në protestë dhe në mosbindje ndaj këtij narkoregjimi që sot e ka bërë Shqpërinë të pajetueshme.

Sot çdo familjar, çdo qytetar i këtij vendi që i ka rënë halli të trokasë në dyert e shëndetësisë falas, ka arsye ulëritëse për të protestuar së bashku me ne. Sot çdo pensionist, çdo familjar që ka fëmijët në kurbet, të detyruar nga keqqeverisja e narkoregjimit, ka arsye të protestojë për një Shqipëri më të mirë, të ketë pranë familjarët e tij të dashur. Sot pra, çdo shqiptar, përveç atyre që janë pjesë e narkoregjimit, duhet ftuar dhe duhet të bashkohet në protestën e datës 11 korrik në ora 20:00. Sot çdo njeri që është përplasur në dyert e drejtësisë të quajtur të re, ka arsye të pafundme për të protestuar, sepse sot kemi një regji me drejtësi, një regji politike. Sot do të protestojnë shqiptarët së bashku me ne dhe kanë arsye të pafundme për këtë drejtësi të kapur. Për një drejtësi ku shëmbëlltyra e drejtësisë së re është Irena Gjoka Shpata Maneku, e dënuar në shtetin grek dhe e dëbuar prej atje. Mashtruese, sepse ka mashtruar në formularin e deklarimit për këtë dënim.

Sot ajo drejton drejtësinë, ajo jep vendime në emër të ligjit dhe Kushtetutës. Ajo është pasqyra e drejtësisë së Edi Ramës. Sot çdo shqiptar ka arsye për të protestuar kundër Skapit të partisë si një organ kriminal që përdoret në duart e Edi Rmës vetëm për të bërë gjueti shtrigash dhe luftë kundër opozitës. Sot kanë arsye për të protestuar ata që nuk e kanë gjetur drejtësinë në këto vite. Ata që kërkojnë drejtësi që bazohet te ligji dhe Kushtetuta dhe jo te urdhrat e Sulltan Surrelit. Prandaj miq, në këto ditë që na kanë mbetur, të gjitha strukturat tona, të gjithë mbështetësit e partive tona duhet të shpërndahen në mënyrë kapilare në vend që t’u bëjmë thirrje qytetarëve: është koha tani, o sot o kurrë, të protestojëm kundër narkoregjimit, të protestojmë kundër shpopullimit, të protestojmë kundër varfërisë.

Të protestojmë kundër një regjimi që ka asgjësuar votën e lirë dhe nuk bën zgjedhje të lira prej 11 vitesh. Kundër një regjimi ku 44 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri. Do i ftojmë qytetarët që me datë 11 korrik në ora 20:00 ndaj një regjimi që i ka katandisur fëmijët dhe të rinjtë në kequshqyerje që do ndikojë në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor. Një regjim që po bën gjithçka për të sakatuar të ardhmen. Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka të miratuar minimumin jetik që është baza nën të cilin nuk mund të jetohet. Sepse kleptokratët janë ata që e pengojnë miratimin e një minimumi jetik. Do i ftojmë të protestojnë se jemi vendi me çmimet e shportës më të larta në Europë dhe me pagat më të ulëta. Ndaj detyra jonë është që këto ditë të ftojmë, të punojmë, të mos reshtim për të organizuar këtë protestë të datës 11 korrik. Kjo protestë do jetë nisja e një reagimi popullor që duhet të vazhdojë për të detyruar këtë regjim të lirojë liderin e opozitës si të vetmin të burgosur politik në Europë.

Kjo protestë do të jetë nisja e një vargu reagimesh për të detyruar Edi Ramën që të japë një zgjidhje politike për ngërçin politik ku e ka futur vendin. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira. I vetmi vend anëtar i NATO-s ku vullnetin e qytetarëve e përcaktojnë bandat e krimit të organizuar, paratë e korrupsionit qeveritar dhe jo vullneti i lirë i shqiptarëve. Jemi një vend që ka nevojë të vazhdojë rrugën e nisur drejt BE, rrugë e ndërprerë prej 11 vitesh. Kjo protestë do çelë siparin e reagimeve për t’i dhënë zgjidhje politike këtij vendi. Zgjidhja politike dhe paqja sociale do të vijë në këtë vend kur qeveria teknike të përcaktohet njëlloj si fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, si rruga e vetme për t’i dhënë këtij populli mundësinë që të votojë si çdo qytetar evropian. Këto janë arsyet pse ne jemi sot në këtë tryezë dhe pse do jemi në kontakte deri ditën e enjte për të nisur valën e reagimeve ndaj këtij regjimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan