Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u shpreh se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e një lagjeje qyteti, me rrugë, ujë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.
"Të dashur miq, ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ne ecëm fort në këtë drejtim. Ne në ato vite ndërtuam ose rindërtuam mbi 8800 kilometra në zona rurale. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera. Edhe ato do i plotësojmë dhe nuk do ketë fshat pa rrugë të njëjta me lagjet e qyteteve.
Miq, e dëgjuat besoj që shqiptarët, njeriu që u premtoi shëndetësi falas, e shkatërroi sistemin dhe sot ju paguani për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, 3 ose 4 herë më shumë se çdo popull i BE. Statistika e fundit e INSTAT tregon se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Shqiptarët në vit vetëm për bukën shpenzojnë 220 milionë euro. Pra për ilaçe sot në Shqipëri shpenzohet 4 herë më shumë. Cili është zotimi ynë për ju? Zotimi ynë për ju është ky. Së pari, lista e barnave të rimbursueshme do jetë lista që paguan qeveria italiane për qytetarët italianë. Ky është premtimi ynë për qytetarët shqiptarë.
Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, sikundër do e dyfishojmë për bujqësinë. Sot kujdesi shëndetësor në njëfarë mënyre për fatin më të keq është në kontrollin e mafies. Çfarë ndodh sot? Shkon i sëmuri me urgjencë në spital publik, dhe ky rast është konkret, i ka ndodhur një bashkëpunëtori tim, iu bllokua arteria e qafës. Shkoi në spital publik, ia diagnostikuan, i thanë ke bllokim. Tani i thanë, për ta hequr, nuk ta heqim ne, duhet të shkosh në spital privat. Shkoi në spital privat dhe pagoi 2-3 mijë euro. Spitali publik i ka të gjitha mjetet, por atje ndahen paratë. Kjo merr fund. Ky sistem i degraduar shëndetësor do të ndëshkohet dhe unë u garantoj se ju do keni sistemin shëndetësor që meritoni.
Dhe paratë që do paguani do jenë sigurimet shëndetësore, që janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në Europë dhe botë. kurse të tjera do i paguajë të gjitha shteti për ju. Kështu që edhe këtu ne shënojmë një ndryshim të madh. Për fëmijët tuaj, shkollat do modernizohen. I siguroj mësuesit që nuk do ketë shkurtime në numrin e mësuesve, ajo që do ndodhë, do jetë shkurtime të numrit të nxënësve në klasa. Klasa do zbresin në 20-25 nxënës. Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi. Nuk do ketë mesatare për të shkuar në universitet.
Pas mbarimit të universitetit, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore për ata që marrin në punë të rinjtë. Pra, miq ky është programi ynë që krijon një mundësi të re për çdo qytetar dhe u kthen paratë atyre," tha Berisha.
DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paraditen e sotme një takim me fermerët në Dimal, ku prezantoi programin elektor...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK si palë kallëzuese p&eum...
TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadori e BE, Silvio Gonzato, ka folur për gazetarët. Celibashi u shpreh para gaz...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mohuar pretendimet për ndikim të BE-së në misionin e ...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhj...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Komisioni...
CËRRIK- Policia ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga PD se zyrat e tyre në Cërrik ishin grabitur. Në njoftim thu...
TIRANA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar raportin për vitin 2025 të lirisë së medias. Sipas kë...
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&c...
TIRANA- Biznesmeni Nuredin Seci ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Seci thotë s...