POLITIKE

'Do ketë rikualifikim të akuzave'/ Kalaja: Çështja e Ballukut nuk është mbyllur, hetimet do të thellohen

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 16:41
'Do ketë rikualifikim të akuzave'/ Kalaja:

Avokatja Adriana Kalaja shprehet se çështja që lidhet me Belinda Balluku, sipas saj, nuk është mbyllur as politikisht dhe as ligjërisht.

Kalaja u shpreh se reagimet e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Gjermania, tregojnë se hetimet dhe interesimi për këtë çështje vijojnë, ndërsa theksoi se në fokus të diskutimeve mbetet edhe kryeministri Edi Rama. Sipas saj, zhvillimet e fundit mund të sjellin thellim të hetimeve dhe rikualifikim të akuzave në vijim.

Adriana Kalaja: As politikisht nuk është e mbyllur çështja e Ballukut dhe për këtë mjafton të shikoni reagimet e ndërkombëtarëve, të cilat në fakt janë shumë të vonuara, por më mirë vonë se kurrë themi ne tironcit. Kështu që në këtë pikë as politikisht nuk është e mbyllur çështja e Ballukut. Edi Rama e di shumë mirë që kjo nuk është e mbyllur, por këto pasthirrmat e tij, këto reagimet e tij në një situatë goxha të rënduar mendore, e shfaqi edhe në atë debatin pa lidhje fare dhe me atë sulm dhunë verbale që bëri ndaj gazetares së nderuar Ambrozia Meta dhe Edi Rama e di shumë mirë që politikisht çështja e Ballukut nuk është mbyllur për sa kohë që ne kemi një partner shumë të rëndësishëm dhe për të cilin në fakt duhet të shprehim gjithë konsideratën tonë, është Gjermania dhe Gjermania ka ca prova të rënda, jo vetëm për Belindën, por ka prova shumë të rënda për familjen e Edi Ramës dhe mbi të gjitha është Gjermania që në momentin kur në Shqipëri u lanë gjërat në harresë, solli dosjen e Olsi Ramës.

Kështu që, Rama e di shumë mirë këtë, se siç e ka informacionin jo në nivelin e Sali Berishës, se e pranoi dhe vetë shoqja Elisë që informacioni më përpara kalon nga Sali Berisha, po dhe ky si kryeministër ka informacion goxha të zgjeruar dhe jo më kot, përveç se ka marrë informacionin se çfarë po ndodh në Gjermani në raport me mënyrën se si është katandisur shteti shqiptar, po nga ana tjetër edhe ajo, ai shou i pamoralshëm i turpshëm që bëri duke e futur në grackë ambasadoren amerikane në Greqi, tregon qartazi që ky e di shumë mirë që jo vetëm dosja e Ballukut nuk është mbyllur politikisht, por ai e di shumë mirë që fokusi kryesor është te Edi Rama.

Ndërkohë, ligjërisht nuk është mbyllur, u tentua me votimin e paligjshëm dhe antikushtetues të kuvendit.

Nga ana tjetër, për sa kohë që kjo deputete sot ngaqë nuk është më ministre, përveç se ka akuza shumë të rënda në kurriz. Në dijeninë time do t'i shtohen jo vetëm faktet penale, për të cilat deri më sot ajo ka një abuzim prej 1.1 miliardë eurosh, po do t'i shtohen edhe akuza të rënda.

Do kalojë në rikualifikim të akuzave duke filluar që nga korrupsioni dhe pastrimi i produktit të veprës penale, do të shkohet edhe në hetimin pasuror, sepse unë mendoj që SPAK-u e nisi keq dosjen e Belinda Ballukut, donte të mbante një ekuilibër midis presionit ligjor që i bëhej nga brenda SPAK-ut, qoftë edhe nga ligji, por sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të atashuar në SPAK, por nga ana tjetër donte ta mbante mirë edhe me pushtetin. Se nëse bëjmë një analizë të hollësishme dhe me fakte, Belinda Balluku nuk e mbrojti Edi Rama. Unë kam një teorinë time që Belinda Ballukun e ka mbrojtur Altin Dumani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë