POLITIKE

"Dosja ime skandaloze"/ Veliaj reagon sërish nga burgu i Durrësit: Violinisti dështak përdori teknikat e ‘histerisë kolektive’ për të më krijuar një biografi të keqe

b.z Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 14:49
"Dosja ime skandaloze"/ Veliaj reagon sërish nga burgu i
Erion Veliaj

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish mesditën e kësaj të mërkure nga qelia e burgut të Durrësit, aty ku ndodhet tashmë prej një jave pas vendimit të GJKKO-së.

Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj e cilëson dosjen e tij skandaloze, teksa shprehet se prokurorët i janë qepur me një letër anonime të Nesti Angonit që nuk ekziston. Edhe pse dosja me mbi 300 faqe ngrinte akuza për korrupsion dhe abuzim me fonde publike në disa raste, Veliaj thotë se dosja fliste për rrobat e gruas së tij, për shtëpinë e nënës dhe telefonët e shokëve që sipas tij kishin synimin vetëm për të krijuar një biografi të keqe. 

Sa i takon udhëtimeve luksoze me charter që përmenden në dosje, Veliaj thotë se ato udhëtime i ka bërë para se të merrej me politikë, ndërsa i ka cilësuar si pushime ekonomike siç i bëjnë të gjithë qytetarët.

Reagimi:

Mirëdita të gjithëve nga burgu i Durrësit, ku tamam si te libri monumental i Franz Kafkës, “Procesi”, gjendem prej një jave pa e ditur jo vetëm pse, po as kush janë ata që më akuzojnë.

Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar “i dënuar”. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”.

Shumë kam dëgjuar “mbaje mirë, është koha e tyre, mos u dil përballë, hapi rrugë se janë të ligj, janë të kompleksuar, janë budallenj, etj., etj”.

Unë këtë nuk e pranoj dot sot, se nuk e kam pranuar kurrë këtë logjikë dhe rruga ime më ka sjellë jo pak të ligj e “budallenj” përballë, se për mua dikush që ka dështuar në violinë, ka dështuar në shkollim, ka dështuar në profesion, por ka pasur sukses në karrierë dhe në ndërtim, vetëm budalla nuk është, sado i lig, injorant, i kompleksuar të jetë! Shejtanbudalla po.

Për shembull, shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë):

1. Koordino me llumin në politikë dhe media, që ‘shënjestra’ të bëhet baltë para se të menderoset dhe unë u sulmova në 10 muajt e fundit, si të ishte akti final i një teatri sulmesh që zgjatën 10 vite rresht, që nga këndi i lodrave tek Astiri, Teatri, Pazari e Bulevardi. A e imagjinoni që kam ndërtuar 45 shkolla mes sherrit dhe 109 çerdhe mes dhunës? Ky nuk është ekzagjerim.

2. Rrëmo në dollapin e gruas, në shtëpinë e nënës dhe vjehrrës, në biznesin e vëllait, në telefonët e në punët e shokëve, në aktivitetet e kompanive që punojnë në Tiranë, në galeritë e artit e në depot e shfaqjeve teatrore, krijo ‘biografinë e keqe’ të një njeriu që pastaj, edhe ty vetë, si palaço me titullin prokuror, të duket sikur ka qenë i dënuar më parë.

3. Ço nëpër studio tv e në portale disa llapa-llapa të etur për gjak, me mision të veçantë, që hynë e dalin në SPAK si në redaksi dhe marrin gjetjet hetimore të biografisë, që pastaj i hedhin në shesh si mish të gjallë, ku turren llapaqenërit veteranë.

4. Pastaj merr vulën e thertores tek Erjon Kasapi dhe arrestoje gjënë e gjallë me biografi të keqe, që të mos ketë mundësi të mbrohet me fjalë, teksa e mbyt llapaqenëria me lehje, jargë e pështymë dhe sigurisht arrestoje pa gjyq, madje pa statusin e të pandehurit, thjesht për dyshime që edhe ti e di se s’janë prova.

5. Këtu mos u ndal, hap vagonin e trenit dhe hidh kocka nga ato që ke mbledhur në dosje për të ushqyer qentë, që të mbushet dheu me qenëri që kërkon varjen në litar të këtij ‘qenit që punon’ dhe meqë s’iu gjet as korrupsion e as para e fshehur gjëkundi, iu mor gruaja e iu bë leckë fustanësh 800 mijë euro - një sajesë që edhe e vetme mjafton për të kuptuar se pse e kanë marrë Ols Violinën në Spak në shkelje të ligjit.

Ja një shembull, se si violinisti dështak përdor teknikat e ‘histerisë kolektive’ për gjyq në media pa gjyq në institucione:
Në dosjen e tij skandaloze fjala “çarter” përdoret për 3 raste, nga të cilat dy janë udhëtime në Turqi, në datat 13.08.2004 (në Antalia) dhe 04.08.2006 (në Bodrum).

Pra, kur unë kam qenë 24 dhe 26 vjeç, 10 vjet përpara se të merresha me politikë! Edhe pse iu sqarua se janë dy udhëtime me Sava Tours, me 300 vetë në avion, nga ato pushimet ekonomike që bën gjithë mileti, ky fuks pervers vazhdon dhe e lë aty si krim, sepse fjala “çarter”, normal, tingëllon shumë inkriminuese për gjyqin e studiove dhe portaleve.
Udhëtimi i tretë që citohet në dosje, i datës 25-27.10.2021, lidhet me një vizitë në Kiev, me një linjë të ngjashme (Sky Up), e cila sillte turistë ukrainas në Tiranë, para Luftës, me të cilën kam fluturuar për një takim zyrtar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko.

Pra, logjika e pervit thotë: Po e pranove se bëri dy javë pushime normale ekonomike, kur ishte 24 dhe 26 vjeç, dhe takoi kryetarin e Bashkisë së Kievit të iku zogu nga dora, ndërsa po ia qëndise qenit “se ka udhëtuar me çarter që i vogël” natyrisht që gjyqi popullor do të kërkojë litarin për të!
Çfarë zhgënjimi që këto nivele qesharake të provës, njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë, jo vetëm mbajnë vulën e drejtësisë së re, por janë tanimë arsye pse çerek milionë votat e mia u shkelën me këmbë, ndërsa një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në Spak me mik, u bënë shkak që unë t’i them këto nga burgu! Pa gjyq!

Ju përshëndes me mall dhe kokën lart, se shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë! Gjallë jo njëherë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë