Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se do të ofrojnë metodat më moderne për shfrytëzimin e pasurive të pafundme minerale të vendit. Berisha shtoi se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës, do shndërrohet në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve. Sipas tij synimi i PD është begatimi i shqiptarëve.
Berisha tha se studimet dëshmojnë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm minerale. Ai shtoi se Banka Botërore në vetvete ka sponsorizuar dhe ka ndërmarrë studime shumë serioze mbi potencialet minerare të Shqipërisë.
"Unë mendoj se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës, do shndërrohet në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve. Synimi ynë është begatimi i shqiptarëve. Shqipëria nuk është e madhe vetëm në fushën e energjisë. Shqipëria është po kaq e madhe në fushën e minierave. Ky vend ka rezerva botërore të mineraleve, nevojat për të cilat mbetet pothuajse e përjetshme. Shqipëria përsëri disponon rezerva kromi, të cilat pak vite më parë tërhoqën gjigantët e minierave në botë si Vankuver, etj.
Shqipëria ka rezerva po kaq të mëdha të nikelit, hekurit, hekur-nikelit, por Shqipëria ka edhe minerale të tjera, përfshi këtu tokat e rralla. Gjeologët shqiptarë kanë bërë studime shumë serioze, të cilat po myken në arkivat e fakulteteve apo bibliotekave. Studime që dëshmojnë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm minerale. Banka Botërore në vetvete ka sponsorizuar dhe ka ndërmarrë studime shumë serioze mbi potencialet minerare të Shqipërisë. Përpjekje serioze u bënë, por të gjitha përfunduan në duart e mafies. Ligji u shkartis, u shkatërrua. Oferta transparente u zhduk.
Me përpjekje, Shqipëria u anëtarësua në Iniciativën e Transparencës së Industrive Nxjerrëse pranë OKB. Shkelën të gjitha kushtet për të cilat ne u anëtarësuam. Por në qoftë se ka një fushë ku, përveç naftës dhe gazit, ku Made in Albania mund të jetë e nivelit botëror, janë mineralet, janë minierat që gjenden në të katër anët e këtij vendi. Në këtë kontekst, ne synojmë me projektin tonë Shqipëria Madhështore, të ofrojmë dhe të vendosim metodat më moderne të eksplorimit, studimit dhe shfrytëzimit të pasurive të pafundme minerale të ka vendi. Ne do bëjmë gjithçka që ato të përpunohen jo vetëm në pasurim apo shkrirje, por do bëjmë gjithçka që ato të shndërrohen në Shqipëri në pjesë prodhimi, në makineri prodhimi. Pra, Made in Albania do mbetet krenaria për shqiptarët," tha ai.
Berisha shtoi se te programi i PD për energjinë dhe burimet natyrore sheh Shqipërinë Madhështore të viteve që vijnë. Sipas tij fuqizimi i institucioneve tona kërkimore shkencore është kusht i domosdoshëm që këto pasuri të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të shndërrohen në pasuri të vërteta për shqiptarët.
"Në këtë kuadër, mobilizimi i potencialit intelektual dhe ekspertizës më të mirë shqiptare dhe të huaj, është një objektiv i yni. Fuqizimi i institucioneve tona kërkimore shkencore është kusht i domosdoshëm që këto pasuri të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të shndërrohen në pasuri të vërteta për shqiptarët. Mineralet, nafta, gazi, janë shfrytëzuar prej kohësh, por ka shfrytëzim e shfrytëzim. Ka shfrytëzim kolonial, ka shfrytëzim tjetër në të cilin në vendet e lira, këto pasuri shndërrohen në pasuri të qytetarëve, në shumë mënyra. Këtu synojmë ne.
Ne do i japim një rëndësi të jashtëzakonshme sektorit minerar. Do i japim një rëndësi të jashtëzakonshme shfrytëzimit të këtyre potencialeve, zbulimit të potencialeve të tjera, industrisë përpunuese. Këto shkojnë me njëra-tjetrën, energjia dhe minierat, mbështesin njëra-tjetrën. Dhe unë shoh në këtë program, shoh Shqipërinë Madhështore reale të viteve që vijnë. Ndaj dhe ju falënderoj shumë për këtë kontribut dhe ftoj të gjithë ekspertët, specialistët e këtyre fushave të një rëndësie shumë të madhe, të shprehin mendimet e tyre në mënyrë që ky program i paraqitur të pasurohet në të gjitha aspektet dhe të instalohet pas 11 majit me vendosmëri, përgjegjësi dhe saktësi, në mënyrë që të shënojmë gjithnjë e më shumë, të ecim gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë Madhështore. Në këto fusha, natyra dhe Zoti u ka dhënë gjithçka shqiptarëve. Mbetet në duart e tyre ta konkretizojnë Shqipërinë që duan,"shtoi Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe buri...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë këtë të mërkurë rekurs në Gjyk...
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka bërë një deklaratë pasi Gjykat...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të mërkurë mbi programin e qeverisjes s&eum...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Epopeja e UÇK-së është një prej ngjarjeve më t&eum...
TIRANA- Qëndresa Qytetare ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit inspektuan punimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni i krijuar nga PD, Aleanca pë...
Jamarber Malltezi TIRANË - Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD...
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar se ankimimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të zhvillohet m&e...